AKTUALITET

Parku fotovoltaik i korrupsionit të Xhafajt dhe Sakos në tokë të ‘vjedhur’, KLSH zbuloi shkeljet e Armando Subashit

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2025, 22:54
Parku fotovoltaik i korrupsionit të Xhafajt dhe Sakos në tokë

Familjarë të Fatmir Xhafajt, pa asnjë lidhje me sektorin e energjisë, blejnë një kompani pa asnjë lloj aktiviteti, që vështirë se mund të quhen biznese aktive. Aplikojnë dhe përfitojnë pa asnjë pengesë për t’u bërë prodhues energjie, në fushën e parqeve fotovoltaike në Fier, që duket se është shndërruar në parkun e korrupsionit për prodhuesit e rinj të energjisë.

Pa kapital e pa asnjë eksperiencë, kësaj kompanie për të zhvilluar lejen i duhej edhe prona. Dhe këtu do t’ju tregojmë një tjetër skandal, se si kompanisë së familjarëve të Fatmir Xhafajt iu dhurua toka, që në fakt duhet t’i përkiste banorëve të asaj zone. E për këtë është angazhuar edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, që para interesit të qytetarëve që duhet të përfaqësojë, zgjodhi që tokën t’ia falë familjes Xhafa, veprim të cilin KLSH e cilëson shkelje të rëndë e deri në grabitje të pronës shtetërore.

Për 70 mijë metra katrorë tokë që iu morën banorëve të zonës dhe iu dhanë dy kompanive Dion Energy dhe Amel Energy, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë një audit të posaçëm në vitin 2022 dhe ka konstatuar paligjshmëri të plotë, favorizim dhe deri në kryerje veprash penale nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, që për t’u dhënë tokën ka përvetësuar kompetencat e qeverisë dhe Ministrit të Ekonomisë.

Auditimi Financiar dhe i Përputhshmërisë shtrihet në periudhën 01.01.2022 – 31.12.2022, ku janë kontrolluar edhe 15 kontrata qeraje për tokat publike të lidhura nga Bashkia Fier me subjekte private për ndërtimin e Centraleve Fotovoltaike.

Gjetjet janë tronditëse. Të gjitha kontratat janë lidhur në kundërshtim flagrant me ligjin dhe VKM 54 e cila përcakton procedurën e dhënies me qera të tokave, por mbi të gjitha përcakton edhe autoritetin që mund t’i lidhë këto kontrata. Në këtë emision do të trajtojmë me detaje pasuritë 288/7 dhe 288/8 dhe kontratat e lidhura nga Bashkia Fier me Amel Energy dhe Dion Energji, objekt investigimi i këtij emisioni.

Kontrata e lidhur me shoqërinë “Dion Energji”, ku pronarë janë të afërmit e Fatmir Xhafajt, është nënshkruar në maj të vitit 2022, ku përfshihet dhënia me qera për 20 vjet e një sipërfaqe prej 35,245 m2 ose 3,5 ha ranishte, në pronësi shtet. Nga auditimi i KLSH konstatohet se dhënia me qira e pasurisë me nr. 288/7 është dhënë pa miratuar nga Këshilli Bashkiak Fier.

Për të shmangur pengesën e marrjes së një vendimi nga Këshilli Bashkiak, Armando Subashi dhe Kompania Dion Energji kanë përdorur si referencë një prej vendimeve të Këshillit Bashkiak nr. 101 datë 19.12.2017 “Për miratimin e fillimit të procedurave të dhënies me qira të sipërfaqeve tokë pa frut në Fshatin Sheq Marinas, Njësia Administrative Topojë, Bashkia Fier”.

Por nga verifikimet, konstatohet se sipërfaqja e tokës që i është dhënë me qera kësaj kompanie, as nuk rezulton si pjesë e listës së sipërfaqeve të tokës për të cilat Këshilli vendosi që të jepen me qera. Siç citohet në Raportin e KLSH, është e qartë se Këshilli Bashkiak nuk ka miratuar dhënien me qera të pasurisë 288/7 dhe Kryetari i Bashkisë Armando Subashi ka lidhur një kontratë në kundërshtim me ligjin për Vetëqeverisjen Vendore. Por shkeljet nuk përfundojnë me kaq. Raporti vijon me gjetje edhe më skandaloze të cilat duhet ta çonin në pranga kryetarin e Bashkisë e jo më në një mandat të 3-të.

KLSH relaton:

Nuk janë ngritur grupe pune nga titullari për vlerësimin e dokumentacionit për dhënie me qira të pronës sipas zërave, veprime në kundërshtim me udhëzimin nr. 12 datë 30.07.2018 në zbatim të tij.

Nuk ka relacione për miratimin e dhënies me qira, është përcaktuar çmimi/lekë në vit. Në zbatim të VKM nr. 54/2014, sipas Kreu III, pika (c), për tokat e pafrytshme, sipas përkufizimit të ligjit nr. 8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar, tarifat dysheme të qirasë mujore duhet të jenë të njëjta me ato për tokat bujqësore.

Në mungesë të procedurave të sipërcituara, me shkresën nr. 9444/1, dt. 18.12.2020, është nënshkruar një Akt-Marrëveshje midis Bashkisë Fier, përfaqësuar nga Kryetari i Bashkisë z. Armando Subashi dhe z. Spartak Isakaj, administrator i shoqërisë “Dion Energji” Sh.P.K. Nënshkrimi i kësaj Akt-Marrëveshje është në kundërshtim me VKM nr. 54, që përcakton se të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë dhe të përcaktimit të afateve të dhënies me qira e ka ministria për ekonominë.

Sipas kësaj VKM-je, Bashkia Fier dhe Armando Subashi kanë për detyrë përgatitjen e dokumentacionit për gjendjen e tokës që do të jepet me qera dhe pas kësaj i adresohen Ministrisë së Ekonomisë, që është organi që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore. Por e gjithë kjo procedurë ligjore është shmangur dhe ka vijuar me mbylljen e procedurave dhe firmosjen e kontratës për t’i dhënë pronën shtetërore kompanisë Dion Energji.

Gjithashtu, nga Bashkia nuk janë respektuar kërkesat e Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 13, datë 26.4.2018 “Për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 54, datë 05.02.2014 ‘Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore’, të ndryshuar”, pika 17, ku përcaktohet:
“Në zbatim të pikës 6-c të kreut I të VKM-së, institucioni që përgatit dokumentacionin merr konfirmimin se pasuria është ‘tokë e pafrytshme’ nga Drejtoria e Administrimit të Mbrojtjes së Tokës në Qarkun përkatës. Tokat e pafrytshme lejohet të jepen me qira për qëllime blegtorale, bujqësore, kulturore, industriale etj., sipas objektit të veprimtarisë së subjektit qiramarrës. Të drejtën e lidhjes së kontratës për pasurinë ‘tokë e pafrytshme’ e ka ministria përgjegjëse për ekonominë”.

Por ligjet dhe vendimet e Këshillit të Ministrave të shkelura për këtë rast duket se janë të pafundme. Sipas Raportit të KLSH-së, kompania Dion Energji, që mori 35 mijë metra katrorë sipërfaqe tokë shtetërore, as nuk kishte plotësuar dokumentacionin e nevojshëm. E kjo vërtetohet edhe nga leja e marrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, që i dha lejen me kusht që për 6 muaj duhet të plotësonte kushtet e mëposhtme:

(Lista e kushteve – e korrigjuar sipas drejtshkrimit):

Shoqëria “Dion Energji” Sh.P.K ka marrë Miratimin Paraprak nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me nr. 3095/3 dt. 30.12.2021 për ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet të instaluar 2 MW dhe vepra ndihmëse. Për vazhdimin e procedurave të mëtejshme për pajisjen me autorizim dhe lejet përkatëse, duhet që brenda 6 (gjashtë) muajve të përfundojë dhe dorëzojë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dokumentacionin si më poshtë vijon:

a) studimin e plotë të fizibilitetit teknik, ekonomik, financiar, mjedisor e social, bazuar në të dhëna dhe matje reale të kryera në zonat e zbatimit të projektit;
b) planin e biznesit të projektit;
c) grafikun e zbatimit të projektit;
ç) miratimin e OST-së ose OSSH-së për pikën e lidhjes me rrjetin e transmetimit ose të shpërndarjes;
d) lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore;
dh) dokumentacionin ligjor, në përputhje me Kodin Civil, që provon marrëdhënien afatgjatë mbi pasurinë që do të përdoret për ndërtimin e burimit gjenerues.

Por këto kritere të vendosura nga Ministria e Infrastrukturës, me VKM të Këshillit të Ministrave, janë gjithashtu kusht që kjo kompani të konsiderohej si pretendente për të përfituar tokën me qera. KLSH konstaton se kontrata mes Armando Subashit dhe Dion Energji është firmosur më 30.05.2022 e për pasojë nuk ka plotësuar pikërisht kushtet që Ministria e Infrastrukturës i kishte kushtëzuar lejen për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik.

Shihet qartë se Armando Subashi nuk ka pyetur jo vetëm për procedurën ligjore të përcaktuar në VKM 54 dhe Udhëzimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 13, por mbi të gjitha ka marrë kompetencat e Ministrit përgjegjës për Ekonominë, pasi sipas VKM është i vetmi AUTORITET që mund të lidhë kontratat për tokat PAFRYT, ku hyjnë edhe tokat e përcaktuara si RANISHTE. E për më tepër, kur kompania Dion Energji nuk kishte plotësuar ende kushtet e nevojshme për ta përfituar atë pronë.

E njëjta situatë është dhe me pasurinë tjetër 288/8 dhe kontratën e lidhur me Amel Energy të bashkëshortes së Artan Sakos. E për habi tonën, por që do duhet të hetohet mirë nga SPAK, kontrata e “Dion Energji” ku ortak janë Artan Sako dhe familjarët e Fatmir Xhafaj, është lidhur në datën 30.05.2022, kurse kontrata e komshiut “Amel Energy” në pronësi të gruas së Artan Sakos është lidhur në datën 31.05.2022. Çka për ne është e qartë se këto dy impiante janë miratuar për të funksionuar si të ndarë, por realisht do të jenë një impiant i vetëm dhe e gjithë kjo piruetë bëhet vetëm që këto kontrata të lidhen me firmën e Belindës, pa pasur nevojën për procedura shtesë.

Por vijojmë me gjetjet e KLSH për kontratën e lidhur nga Armando Subashi me “Amel Energy” sh.p.k.

Edhe në këtë rast, sipërfaqja e pronës shtetërore është e njëjtë — 35 mijë metra katrorë apo 3.5 hektarë — dhe janë dhënë me qera për 20 vite. Nga auditimi i KLSH konstatohet se dhënia me qira është bërë gjithashtu pa miratuar nga Këshilli Bashkiak Fier. Edhe në këtë rast, sërish ka falsifikim të vendimit të Këshillit Bashkiak, pasi në kontratë përdoret një vendim Këshilli për dhënie tokash me qera që s’ka asnjë lidhje me sipërfaqen në objekt investigimi.
Sipas KLSH-së, kontrata e lidhur me shoqërinë “Amel Energy” Sh.P.K dt. 31.05.2022 me afat 20 vjet, është në kundërshtim me nenin 54 pika e, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” ku citohet: “Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të të tretëve.”

Pra edhe në këtë rast, Armando Subashi ka lidhur një kontratë qeraje për një pronë publike pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak.

KLSH:
– Nuk janë ngritur grupe pune nga titullari për vlerësimin e dokumentacionit për dhënie me qira të pronës sipas zërave, veprime në kundërshtim me udhëzimin nr. 12, datë 30.07.2018.
– Nuk ka relacione për miratimin e dhënies me qira për përcaktimin e çmimit / lekë në vit.

Në mungesë të procedurave ligjore, me shkresën nr. 9526/1, dt. 18.12.2020, është nënshkruar një Akt-Marrëveshje midis Bashkisë Fier, përfaqësuar nga Kryetari i Bashkisë z. Armando Subashi, dhe z. Elian Shena, administrator i shoqërisë “Amel Energy” Sh.P.K.

Nënshkrimi i kësaj Akt-Marrëveshje është në kundërshtim me VKM nr. 54, datë 05.02.2014, Kreu I, pika 6, ku përcaktohet se “Të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë dhe të përcaktimit të afateve të dhënies me qira e ka Ministria për Ekonominë.”

Si edhe në rastin e kontratës së lidhur me kompaninë “Dion Energji”, edhe kompania “Amel Energy” nuk kishte plotësuar ende dokumentacionin e nevojshëm që të hynte në procedurën e marrjes së tokës me qera. Por edhe në këtë rast, Armando Subashi duket se ka mbyllur të dy sytë dhe ka firmosur kontratën, pa menduar se ky veprim e bën atë subjekt të SPAK. Por duket se interesi financiar dhe politik në këtë rast janë vendosur mbi interesin apo fatin e një individi, qoftë ky edhe kryebashkiaku i Fierit.

Duket qartë se jo vetëm Armando Subashi ka miratuar kontratat e qerave brenda 24 orëve për këto dy kompani. Miratimet e Belindës janë bërë në të njëjtën ditë, si dhe lejet e ndërtimit janë miratuar po në të njëjtën ditë. Çka konfirmon se janë një projekt i vetëm, pas të cilit qëndrojnë interesat financiare por edhe politike të një individi që ka pasur fuqinë e marrjes së dy vendimeve për dy kompani të ndryshme brenda së njëjtës ditë.
I takon SPAK të qartësojë opinionin publik se cili është ky individ, që për emisionin PLUG dyshimet janë të qarta.

Iu treguam se si lëvizin influencat brenda Partisë Socialiste. Ku Fatmir Xhafaj, një xhaketë e vjetër e selisë rozë, ka mbështetur e lëshuar thuajse çdo kryetar me radhë e çdo yll në ngjitje të kësaj force. Por pas këtyre lëvizjeve, duket se asgjë nuk ka qenë as rastësore por as politico-ideologjike, por thjesht blerje influencash nëpërmjet miliona eurove.

Por Fatmir Xhafaj nuk është i vetmi, një pjesë e madhe e deputetëve apo personazheve brenda së majtës kanë hyrë sa në një derë në tjetrën, veç për këto benefite ekonomike, në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Dikur këto influenca i bleu Edi Rama kundër Fatos Nanos, deri para pak kohës Erion Veliaj për rrugën e tij drejt kreut, e së fundmi Belinda Balluku.

Por cili është qëllimi i blerjes së influencave? A është vrasja e “babait politik”? Mbetet për t’u parë… /PLUG/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë