AKTUALITET

Betoni në krizë? Pas arrestimit të Veliajt, ndërtimet marrin tatëpjetën! INSTAT me 'pushime'...

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Gusht 2025, 16:43
Betoni në krizë? Pas arrestimit të Veliajt, ndërtimet marrin

Lejet e ndërtimit të dhëna nga bashkitë në Shqipëri ranë me 67% në tremujorin e dytë të këtij viti, periudhë që përkon me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa sektori i ndërtimit është nën ethet e “rivlerësimit” dhe pritshmërive për shfryerje të flluskës.

Nga Gjergj Erebara

Aktiviteti i sektorit të ndërtimit, i matur nga sasia e metrave katrorë të autorizuar në lejet e reja të dhëna nga bashkitë, pësoi një rënie dramatike në tremujorin e dytë të këtij viti, kohë që përkon me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, qytetit ku sektori i ndërtimit ka pjesën dërrmuese të aktivitetit.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave bëjnë të ditur se bashkitë në të gjithë vendin dhanë leje ndërtimi për 278 mijë metra katrorë për periudhën prill-qershor, me rënie 67% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Kjo është edhe shifra më e ulët e shënuar që nga periudha e bllokimit të lejeve të ndërtimit në vitet 2015-2018 nga qeveria “Rama”. Rënia është më e theksuar, në masën 83%, në kategorinë e ndërtimeve rezidenciale.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt nga Prokuroria e Posaçme nën dyshimet e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Veliaj i mohon akuzat dhe pretendon se po përndiqet nga prokurorët.

Në tremujorin e parë të këtij viti, rënia e lejeve të ndërtimit sipas sipërfaqes ishte vetëm 6% ndërsa në tremujorin e dytë, u thellua në 67%.

Instituti i Statistikave nuk ka publikuar tabelën për lejet e ndërtimit të dhëna sipas qarqeve për dy tremujorët e fundit, gjë që ka qenë praktika e zakonshme deri në publikimin për tremujorin e katërt të vitit të kaluar, por në mënyrë tipike, Qarku Tiranë ka pasur vitet e shkuara 70 deri në 80% të të gjitha lejeve të dhëna në vend.

Në 13 maj, Këshilli i Ministrave mori vendim për t’i kaluar Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, një institucion i drejtuar nga Rama, të drejtën ekskluzive për të dhënë leje ndërtimi për të gjithë zonën bregdetare për të gjitha llojet e ndërtesave si dhe për pjesën tjetër të vendit, në rastet kur ndërtesat janë mbi gjashtë kate. Vendimi, i kritikuar si një shkelje tjetër e parimit të autonomisë vendore dhe një përqendrim tjetër pushteti në duart e kryeministrit, nuk është pasqyruar në statistikat e publikuara nga INSTAT.

Sipas INSTAT, “institucionet e tjera” nuk kanë raportuar të dhënat. Faqja në internet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit nuk ka publikuar të dhëna për leje ndërtimi të miratuara përveçse disa stacioneve të plazhit.

Mungesa e ankesave nga sektori i ndërtimit për lejet shumë më të pakta të dhëna në tremujorin e fundit duket se sugjeron se për momentin nuk ka ndonjë kërkesë të lartë për projekte të reja prej tyre, ndërkohë që shumë projekte të nisura vite më parë duket sikur nuk po ecin me shumë nxitim.

Ngërç ndërtimi?

Sipërfaqet ndërtimore të autorizuara përmes lejeve të reja të bashkive për vitet 2021-2025.
Sektori i ndërtimit ka lulëzuar gjatë viteve të fundit në mënyrë befasuese, me pallate të shumta të ndërtuara dhe me çmime të rritura me shpejtësi marramendëse në kushtet kur popullsia e vendit është pakësuar. Bumi i ndërtimit nisi fillimisht pas bllokimit trevjeçar të lejeve nga ana e qeverisë “Rama”, e cila pretendoi se bllokimi ishte i nevojshëm për të përgatitur plane të reja urbanistike, ndërsa u fuqizua nga shpenzimi i mbi 1 miliardë eurove të taksapaguesve vendës dhe të huaj në kuadër të procesit të rindërtimit të pas tërmetit të vitit 2019.

Pas vitit 2020, ndërtimi furnizoi një pjesë të konsiderueshme të rritjes ekonomike të vendit, ndërkohë që sektorët e tjerë si industria apo bujqësia pësuan rënie. Kombinimi i bumit të ndërtimit me rënien e popullsisë dhe rritjen e shpejtë të çmimeve krijoi dyshime se bumi po financohet nga para të pista të aktiviteteve kriminale të shtetasve shqiptarë në vende të tjera evropiane, kryesisht në trafikun e drogës.

Sipas të dhënave të INSTAT, lejet e ndërtimit të dhëna përgjatë periudhës 2021-2024, kërkojnë një investim në masën 408 miliardë lekë ose rreth 4 miliardë euro, përllogaritur kjo nga sasia e metrave katrorë të parashikuar për ndërtim dhe kostos së zakonshme të ndërtimit.

Sipas të dhënave të llogaritura nga Banka e Shqipërisë, çmimet e pronave janë rritur me rreth 140% në periudhën mes viteve 2019 dhe 2024.

Aktualisht tregu i ndërtimit është në ngërç për shkak të pritshmërive të shkaktuara që nga viti i kaluar nga një propozim i qeverisë për bonus fiskal për fitimet kapitale. Taksimi i zakonshëm në Shqipëri është në masën 15% për fitimet e realizuara nga shitja e një prone me çmim më të lartë nga sa e ke blerë, ndërsa për një periudhë nëntëmujore nga janari i vitit 2026, personat e interesuar për të shitur do të kenë mundësi të bëjnë një proces të njohur si “rivlerësimi” në bazë të së cilit do të mund të paguajnë 5%.

Ky proces është realizuar disa herë në të shkuarën me sukses për arkën e qeverisë, por procesi i ri pritet të mbetet për t’u parë për shkak se, krahas vendimit për ulje të përkohshme tatimi, qeveria ka marrë një vendim tjetër në bazë të së cilit, çmimet referencë minimale me të cilat mundet të shitet ligjërisht një pronë, janë rritur. Me fjalë të tjera, një qytetar që në të shkuarën ka kryer proces rivlerësimi me qëllim që të shmangë tatimin, nëse do ta shesë pronën do të duhet të bëjë një proces të ri rivlerësimi dhe të paguajë sërish nga e para.

Vlera e përafërt e investimit sipas lejeve të dhëna nga bashkitë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë