Pedagogët marshojnë drejt bulevardit me studentët, thirrje qeverisë për dorëheqje
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
TIRANË - Pas thirrjes së një mbledhjeje për mbarimin e mandatit të tij në krye të KLP-së, Alfred Balla njoftoi një mbledhje paralele me synimin e interpretimit të vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që e largoi atë nga sistemi i drejtësisë.
Me dhjetra gjyqtarë dhe prokurorë janë larguar ndër vite nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, por kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla duket se ka vendosur në mënyrë të paprecedentë që ta sfidojë vendimarrjen e shkallës së dytë të vetingut.
Pasi nënkryetari i KLP-së, Tartar Bazaj thirri një mbledhje plenare për të hënën me objekt “deklarimin e mbarimit të mandatit” për Ballën, ky i fundit njoftoi të premten se kishte thirrur një mbledhje të dytë të KLP-së, në të njëjtën ditë dhe orë.
Përmes llogarisë zyrtare të KLP-së në Whatsapp, Balla e thirri mbledhjen me qëllim interpretimin e vendimarrjes së KPA-së për procesin e tij të vetingut.
“..Diskutimi i ndikimit ose jo të vendimit Nr.23, datë 21.05.2024 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit mbi statusin e anëtarit të KLP-së, të zgjedhur nga Parlamenti si pjesë e Shoqërisë Civile Shqiptare, zotit Alfred Balla,” thuhet në njoftim.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi më 21 maj të largojë nga sistemi i drejtësisë Ballën për një periudhë 15-vjeçare, duke rrëzuar një vendim të shkallës së parë që e mbylli procesin e tij pa një vendim. Pozicioni aktual i Ballës si kryetar i KLP-së bie ndesh me vendimin e KPA.
Megjithatë, në njoftimin e shpërndarë të premten, Balla pretendon se KPA nuk ka “analizuar dhe vërtetuar fakte që të bënin të diskutueshme zgjedhjen time si anëtar jo-magjistrat i KLP, për të pasur vend për t’u zbatuar neni 149/b i Kushtetutës”.
“Gjithsesi, javës që vjen është planifikuar mbledhje e Komisionit dhe e Këshillit dhe ky problem do të analizohet e vlerësohet nga vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë,” shton më tej Balla, duke theksuar se atij i ka mbaruar mandate, por është në pritje të emërimit të personit që do ta zëvendësojë.
I pyetur nga BIRN për axhendën paralele të propozuar nga Balla, zv.kryetari i KLP-së, Tartar Bazaj i tha BIRN se vendimi i KPA-së nuk lë vend për interpretim.
“Kam qenë i detyruar të zbatoj detyrimet kushtetuese dhe të thërras mbledhje urgjente, sepse vendimi KPA-së është vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka vend për interpretim, por vetëm duhet të zbatohet në mënyrë të menjëhershme,” tha Bazaj.
Sipas parashikimeve kushtetuese, tagrin për mbarimin e mandatit të një anëtari të KLP e ka vetë Këshilli. Baze tha se me thirrjen e mbledhjes për të hënën e kishte “ezauruar misionin e tij”. Alfred Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit kalimtar për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017, gjë që përcaktohej nga legjislacioni i vetingut të magjistratëve. Në KPK, trupa vlerësoi në shumicë se Balla e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017 dhe e mbyllën procesin e tij pa një vendim përfundimtar. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e KPK në Kolegj, duke kërkuar vendosjen e sanksionit 15 vjeçar, çka u konsiderua i drejtë nga Kolegji.
Marrë nga BIRN
ANGLI- Bandat e drogës po ofrojnë shpërblime në TikTok për informacion për të ndihmuar në rrëmbimin e kolegë...
SPANJË- Gjashtë shqiptarë janë arrestuar në Spanjë për drogë. Policia spanjolle ka goditur një celulë të...
Pamje nga vendi i krimit TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasdite...
Davide Pecorelli TIRANA- Gjykata e Perugia në Itali i ka dhënë dritën jeshile ekstradimit të Davide Pecorellit në Shqip&...
Foto ilustruese TIRANË - Fatjon S, 28-vjeç është punonjësi i Gardës së Republikës që u vetëplagos me ar...
Aldorjana Loshi TIRANA- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Tiranë, ku një efkt...
Aldorjana Loshi TIRANË - Vajza që shihni në foton e mësipërme është, 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, efektivja e pol...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një efktive policie i ka dhënë ...
foto ilustruese TIRANË- Policia ka sjell njoftim zyrtar për vetëvrasjen e efektives 21-vjeçare Aldorjana Loshi në banes&eum...
foto ilustruese TIRANË- Identiteti i efektivës së re që i mori jetën vetes ditën e sotme është bër&e...