AKTUALITET

BIRN: Fitimet e bankave shënojnë rekord historik, 15% më shumë rritje kundrejt vitit 2023

b.z Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2025, 08:36
BIRN: Fitimet e bankave shënojnë rekord historik, 15% më
Foto ilustruese

TIRANË - Interesat e larta të borxhit publik gjatë vitit të kaluar, por edhe një rritje jo e vogël e portofolit të kredive për biznese dhe individë duket se solli fitime rekord për sistemin bankar, sugjerohet nga të dhënat e publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Në total, asetet e sistemit bankar u rritën me 6.4%, furnizuar kjo nga rritja e depozitave të qytetarëve dhe bizneseve me 5.9% dhe rritja e kapitalit aksioner me 10%. Totali i aseteve të bankave në fund të vitit të kaluar ishte pothuajse 2.1 trilionë lekë ose 21 miliardë euro.

Ndryshe nga asetet, fitimet neto të të njëmbëdhjetë bankave që operojnë aktualisht në Shqipëri arritën në 37.4 miliardë lekë, të cilat, me kursin aktual janë të barabarta përafërsisht me 370 milionë euro. Fitimet e bankave u rritën veçanërisht gjatë vitit 2023, kur kriza e inflacionit të lartë shtyu bankat qendrore në të gjithë botën, si edhe në Shqipëri, të rrisnin interesat bazë. Në rastin e Shqipërisë, rritja e interesave bazë solli rritje të fortë të interesave të titujve të borxhit publik të brendshëm, gjë që nga ana e vet solli më shumë të ardhura nga bankat që janë mbajtëse të pjesës dërrmuese të këtij borxhi por edhe fitime shtesë për bankat që kanë një pjesë jo të vogël të portofolit të kredisë me interesa të luhatshëm të varur nga interesat e bonove të thesarit 12-mujore.

Si rrjedhojë e kësaj, normat e fitimit të bankave në raport me kapitalin aksioner u rritën nga 12.3% në vitin 2022 në 17% në vitin 2023 dhe 18% në vitin 2024. Po kështu, norma e fitimit kundrejt aseteve u rrit nga 1.4 në 1.9%, gjë që do të thotë se bankat patën mundësinë të mbajnë si fitim neto 1.9 lekë në çdo 100 lekë asete.

Bankat në rastin e Shqipërisë kanë rreth 39% të të gjitha aseteve të investuara në kredi dhe 41% të tjera në në tituj, ku përfshihen blerjet e borxhit publik shqiptar.

Banka Kombëtare Tregtare është banka me më shumë fitime, si në vlerë absolute ashtu edhe si normë kthimi mbi kapitalin aksioner. Kjo bankë fitoi gjatë vitit të kaluar 8.7 miliardë lekë dhe pati normë kthimi mbi kapitalin aksioner në masën 24.1%. Raiffeisen Bank Albania ishte e dyta më fitimprurësa me 7.6 miliardë lekë fitime neto dhe normë kthimi 21%. Të gjitha bankat e mbyllën vitin 2024 me fitime.

Të njëmbëdhjetë bankat numëruan 7154 punonjës në fund të vitit të kaluar. Numri i të punësuarve u rrit me 130 vetë. Ndryshe nga vitet e mëparshme, viti 2024 shënoi edhe rritje të numrit të degëve dhe agjencive të sistemit bankar nga 385 në 405 njësi.

Fitimet e bankave pritet të mos jenë kaq të larta gjatë vitit aktual për shkak se interesat e borxhit publik janë në rënie dhe politika monetare është drejt lehtësimit pas krizës thuajsedyvjeçare të çmimeve të larta.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, shqetësim për sistemin bankar aktualisht është ekspozimi jo i vogël në sektorin e pronave të patundshme dhe rreziku që një rënie e çmimeve në këtë treg pas rritjes marramendëse të pesë viteve të fundit, të përkthehet në kredi  të pashlyera si nga ana e kompanive të ndërtimit që kanë marrë hua për të ndërtuar ashtu edhe nga ana e konsumatorëve që kanë marrë hua për të blerë prona të patundshme. Afërsisht gjysma e kredive të dhëna nga bankat kanë pasur për qëllim blerjen e pronave të patundshme ndërsa sektori i ndërtimit ka marrë edhe rreth 17% të të gjithë kredisë të dhënë për biznes./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë