AKTUALITET

BIRN: KPK kërkoi donacion nga kompania e Kastratit, duke i kujtuar një tender të fituar më parë

M.B. Përditësimi i fundit 6 Shtator 2024, 14:57
BIRN: KPK kërkoi donacion nga kompania e Kastratit, duke i kujtuar një
Foto ilustruese

TIRANA- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kërkoi kompanisë private “Albsig” sh.a që të sponsorizonte aktivitetin në resortin luksoz “Marina Bay” në shtator të vitit 2021, duke i kujtuar një kontratë sigurimi të lidhur më parë mes tyre, sipas të dhënave që BIRN siguroi nga një korrespondencë mes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM dhe KPK-së.

Marrëdhënia financiare mes institucionit të vetingut dhe kompanisë “Albsig” nisi në korrik 2020, kur KPK vendosi të paguante 4.4 milionë lekë për sigurimin e shëndetit të këshilltarëve, familjarëve të komisionerëve dhe stafit administrativ të KPK-së.

Por në qershor të vitit 2021, KPK nënshkroi një kontratë të dytë me Albsig, ku kompania e sigurimeve merrte përsipër që të paguante një sponsorizim prej 3 mijë eurosh për transportin dhe akomodimin e stafit të KPK-së në resortin “Marina Bay” në Gjirin e Vlorës.

Sipas ONM, rrethanat e mësipërme “kanë implikime të rëndësishme ligjore dhe praktike”. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ngrit për të monitoruar procesin e vetingut të magjistratëve në Shqipëri dhe përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një letër të dërguar kryetares së KPK-së në janar të vitit 2022, ONM shpreh shqetësimin se aktiviteti i zhvilluar në Vlorë nuk përfshihet në listën e veprimtarive sociale dhe publike të lejuara nga ligji “Për sponsorizimet”.

ONM thekson gjithashtu se ligji i vetingut i lejon KPK-së që të përdorë të ardhura dytësore të siguruara nga “projektet ndërkombëtare, donacione dhe publikimet e tyre”. Megjithatë, kontrata e sponsorizimit me kompaninë Albsig ngre sipas vëzhguesve ndërkombëtarë një çështje problematike.

“Në fakt, duket shumë e papërshtatshme për një institucion të vetingut që të kërkojë donacione nga entitete private…,” thekson ONM. “Sa më sipër është e dëmshme për besueshmërinë dhe reputacionin e KPK,” shtohet në letër.

Kompania ALBSIG sh.a është një prej dhjetra kompanive të biznesmenit Shefqet Kastrati me interesa ekonomike në industrinë e hidrokarbureve, biznesin e ndërtimit, hotelerisë si dhe përfitues i disa koncesioneve gjatë qeverisë “Rama” për menaxhimin e aeroporteve, porteve dhe mirëmbajtjes së rrugës së Kombit. Në një shkrim të mëparshëm, biznesmeni Kastrati i tha BIRN se nuk kishte qenë në dijeni të marrëveshjes së sponsorizimit mes kompanisë së zotëruar prej tij dhe KPK-së.

Në kohën e lidhjes së marrëveshjes së sponsorizimit, KPK drejtohej nga komisionerja Pamela Qirko. KPK nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi qëndrimin e ONM-së deri në publikimin e këtij shkrimi. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është institucion kushtetues i krijuar në kuadër të reformës në drejtësi për të pastruar sistemin gjyqësor dhe atë të prokurorisë nga magjistratët e korruptuar me premtimin e rikthimit të besimit të publikut te drejtësia.

Përgjatë mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, qindra magjistratë kanë dhënë llogari dhe janë penalizuar me shkarkim për dhuratat apo sponsorizimet e përfituara nga personat e tretë, të cilat janë vlerësuar në dritën e konfliktit të mundshëm apo në dukje të interesit. Vetë KPK, refuzoi që t’i nënshtrohet të njëjtit standard.

KPK e mbajti sekret për pothuajse tre vjet emrin e sponsorit dhe investoi të tre shkallët e gjyqësorit për të mos e bërë atë publik. KPK u detyrua nga një vendim i Gjykatës së Lartë që të vendosë në dispozicion të BIRN Albania një kopje të plotë të kontratës së sponsorizimit me kompaninë e sigurimeve ALBSIG. Në letrën dërguar kryetares së KPK-së, ONM i kërkoi Komisionit që të përmbahej në të ardhmen nga iniciativa të ngjashme me marrëveshjen e sponsorizimit me kompaninë e zotëruar nga Kastrati.

ONM e ftoi Komisionin që nëse do të shfaqen situata të dyshimta në të ardhmen, të konsultohet paraprakisht me vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët shprehen se mbeten të përkushtruar për të mbështetur KPK në ushtrimin e mandatit të tij./ BIRN

kpk

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë