Pse zemërimi social po përhapet në Evropë, shkaqet rrënjësore të trazirave
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...
Një skenë e rëndë është regjistruar gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë. Shtatë efektivë kan...
Situata gjatë protestës në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet dhe lëvizjet e protestuesve kanë...
Një skenë e rëndë ka ndodhur vetëm pak momente më parë në afërsi të Bulevardit Dëshmorët e Kombit....
Policia është përplasur me protestuesit e rinj në qendër të Tiranës pasditen e të hënës, ku dhjetëra pers...
TIRANË- Numri i shqiptarëve që nuk kanë banesë në pronësi është rritur në mënyrë dramatike në Shqipëri gjatë dekadës së fundit, tregues ky i politikave abuzive në sektorin e ndërtimit dhe i përmasave dramatike të pabarazisë.
Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se afro 132 mijë familje ose gati një në çdo gjashtë familje jeton me qira ose jeton në banesë me pronësi të tjetërkujt me marrëveshje me pronarin.
Të dhënat e Censusit 2011 tregonin se familjet e kësaj kategorie ishin gjithsej 71 mijë. Përgjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, numri i familjeve pa pronë është rritur me 87%.
INSTAT ka publikuar deri më sot vetëm të dhëna të përgjithshme të Censit, ku përfshihen të dhënat e popullsisë në nivel bashkie si dhe të dhënat e banesave në nivel kombëtar. Të dhënat mbi banesat në nivel qarku apo bashkie nuk janë ende të disponueshme, kështu që nuk është e mundur të dihet me siguri se në cilat zona janë banesat bosh dhe në ciliat gjenden familjet që nuk kanë banesë nën pronësi.
Nëse krahasojmë numrin e banesave bosh me numrin e familjeve pa pronësi banese, atëhere mund të themi se ka 2.5 banesa bosh për çdo familje pa banesë.
INSTAT ka numëruar gjithsej afro 1.08 milionë banesa dhe 756 mijë familje. Aritmetika e thjeshtë tregon se 327 mijë banesa ose 33% e totalit janë të pabanuara. Por llogaritë në rang kombëtar nuk janë shumë shprehëse në këtë drejtim për shkak se popullsia e Shqipërisë është zhvendosur në mënyrë masive nga fshati në qytet dhe, ndonëse në rang kombëtar ka banesa boshe me bollëk, nuk është e mundur të dihet aktualisht se sa prej këtyre janë banesa të popullsisë së zhvendosur nga fshati në qytet dhe sa janë banesa bosh në zonat urbane.
Gjithsesi, nëse shihet se të gjitha bashkitë, përfshirë Bashkinë Tiranë, kanë një shkallë emigrimi që varion nga 30% në 70%, atëherë mund të supozohet se banesa të pabanuara gjenden gjithkund në territorin e vendit, si në qytet, ashtu edhe në fshat. Vetë Bashkia Tiranë, e cila ka njohur rritje të popullsisë, sërish ka një diferencë në masën 33% mes popullsisë së regjistruar në Regjistrin Civil dhe popullsisë së numëruar nga Censi.
Numri i banesave bosh ka gjasa që do të rritet në mënyrë domethënëse gjatë viteve në vijim në rast se moria e pallateve në proces aktual ndërtimi do të përfundojnë. Gjatë pesë viteve të fundit, janë dhënë leje ndërtimi për sipërfaqe të përgjithshme banimi prej 8.7 milionë metrash katrore. Bumi i ndërtimit në fakt është i përqendruar vetëm në Tiranë, ku janë dhënë pjesa më e madhe e lejeve të ndërtimit.
INSTAT pyeti të intervistuarit e Censit nëse e kishin banesën nën pronësi apo jo dhe nëse jo, me çfarë marrëveshjeje banonin. Në rang kombëtar, 82.5% e 756 mijë familjeve e kishin banesën nën pronësi. Një dekadë më parë, në Censusin e vitit 2011, familjet që e kishin banesën nën pronësi ishin 89 për qind.
Familjet që nuk e kanë nën pronësi banesën ndahen në dy kategori: në të parën janë familjet që jetojnë me qira dhe këto janë 67 mijë. Në kategorinë e dytë janë familjet që jetojnë pa qira në banesa të dhëna në përdorim nga pronarët. Këta janë 65 mijë.
Të dyja kategoritë kanë pësuar rritje dramatike në krahasim me vitin 2011. Familje me qira në atë kohë ishin 41 mijë, ndërsa familje pa pronë dhe pa qira ishin 30 mijë. Censi zbuloi gjithashtu se, në vitin 2023, ende 29 mijë familje nuk kanë banjë brenda banesës ndërsa 103 mijë familje nuk kanë ujë të rrjedhshëm./Reporter.al
ceremonia funeralit TIRANË- Ka përfunduar ceremonia e funeralit të shkrimtarit më të madh shqiptar dhe kolosit të letërs...
Foto ilustruese VELIPOJË- Përmirësimi i rrugës në zonën turistike të Velipojës është procedura e radh&eum...
Kongoli TIRANË- Shkrimtari, Fatos Kongoli ka mbërritur në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, për t...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme janë zbardhur emrat që kandidojnë për kreun e Gardës së Republikës....
Kapllani TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar ditën e sotme në detyrë kryetarin e Gjykatës së T...
TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga arrestimi i Islam Sefës, i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve nark...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama ka mbërritur në Teatrin Kombëtar të...
albin kurti TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, p...
Alfred Moisiu e Rexhep Meidani TIRANË- Ish-Presidentët Alfred Moisiu e Rexhep Meidani kanë marrë pjesë në homazhet p&eum...
Glauk Konjufca TIRANË- Kreu i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka arritur sot në ambientet e TKOB, për të marrë p...