AKTUALITET

BIRN: "Pasqyra" e vetting-ut ekspozoi problemet e thella të sistemit shqiptar të drejtësisë

M.B. Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2024, 20:10

BIRN: "Pasqyra" e vetting-ut ekspozoi problemet e thella të

TIRANA- Pasditen e 16 dhjetorit, komisionerët e vetingut dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik u mblodhën në Pallatin e Kongreseve një ceremoni të përmbajtur festive me rastin e përmbylljes së procesit 7-vjeçar të shkallës së parë të vetingut. Theksi u vendos nga kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, i cili pasi vlerësoi arritjet, u fokusua tek e ardhmja e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

“Nuk duhet të flemë mbi dafina…,” tha Gonzato, duke kërkuar që të ruhet puna e bërë deri më tani me pastrimin e sistemit të drejtësisë. “Është kritike që KLP dhe KLGJ të japin prova konkrete, që ata kanë aftësinë që të ruajnë standardet e organeve të vetingut,” shtoi ai.

Shtatë vjet pas themelimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisionerët Publikë pushuan së ekzistuari dhe ia kaluan stafetën institucioneve të tjera të sistemit të drejtësisë me një bilanc të paparashikueshëm; vetëm 46% e korpusit të mëparshëm të sistemit gjyqësor i mbijetoi vetingut.

Nga 805 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë që iu nënshtruan procesit kalimtar të rivlerësimit, vetëm 373 prej tyre arritën të kalonin me sukses filtrat e verifikimit për kriteret e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se 430 magjistratë ose më shumë se gjysma e zyrtarëve të drejtësisë u larguan përmes vendimeve të shkarkimit ose dorëheqjeve. Nga këta 268 subjekte u shkarkuan në shkallë të parë, 105 të tjerë dhanë dorëheqjen, për 49 subjekte u ndërpre procesi pa një vendim përfundimtar dhe në 8 raste u pushua hetimi administrativ.

Përgjatë shtatë viteve, vetingu ekspozoi qindra raste kur pasuritë e magjistratëve në vlera të mëdha ishin të pajustifikuara, si dhe probleme profesionale dhe kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar. Po ashtu, u evidentuan fshehje të pasurisë, deklarime të rreme, konflikt interesi dhe veprime fiktive. Në disa raste u konstatuan se magjistratët tentuan të zvarrisin procesin apo të shmangin verifikimet.

“Procesi i vetingut shërbeu si një pasqyrë ku shoqëria shqiptare pa më në fund qartë defektet e sistemit të drejtësisë,” thotë gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi.

Ndërsa sjell në vëmendje edhe raste kur mund të ketë pasur ndonjë teprim apo tolerancë ndaj subjekteve të caktuara, Dervishi thekson se tashmë është e rëndësishme që vetingu të kthehet në një instrument të përhershëm për të garantuar pastërtinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vijim.

Pasuria “thembra e Akilit”

Përgjatë shtatë viteve, procesit të vetingut iu nënshtruan 407 gjyqtarë, 331 prokurorë, 60 ndihmës ligjorë dhe 7 ish-inspektorë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se spastrimet kanë qenë më të mëdha në radhët e gjyqtarëve krahasuar me ato të prokurorëve.

Nga 407 gjyqtarë që iu nënshtruan procesit të vetingut, u konfirmuan në detyrë 169 prej tyre ose 41% e totalit dhe u shkarkuan 147 të tjerë ose 36% e totalit. Ndërkohë, 91 gjyqtarë u larguan nga procesi përmes dorëheqjeve, duke marrë një pjesë si penalizim ndalimin për të punuar për 15 vitet e ardhshme në sistemin e drejtësisë.

Nga radhët e 331 prokurorëve u konfirmuan 171 ose 51% e totalit dhe u shkarkuan 115 ose 34% e totalit. 45 prokurorë të tjerë u larguan përmes përgjithësisht përmes dorëheqjeve.

BIRN analizoi të dhënat statistikore lidhur me arsyet e shkarkimit të subjekteve të rivlerësimit kalimtar, duke ju referuar konkluzioneve të KPA kur ato kanë mbetur në fuqi.

Në pjesën dërrmuese të tyre shkarkimet kanë ardhur për problemet në kriterin e pasurisë. Nga 268 raste shkarkimi nga detyra në KPK, për 234 subjekte ose 87% e totalit janë gjetur në pamundësi për të justifikuar me burime të ligjshme pasuritë e tyre.

Po ashtu, janë konstatuar raste të konfliktit të interesit për 17 subjekte rivlerësimi dhe veprime fiktive të kryera nga 19 prej tyre. Deklarime të rreme dhe sjellje me qëllim pengimin e zhvillimit të vetingut rezulton të jenë kryer nga 6 subjekte gjatë procesit të rivlerësimit.

Probleme me figurën janë gjetur për 22 subjekte ose 8% e totalit, ku në 8 raste janë evidentuar kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në veprimtari kriminale apo krim të organizuar. Vetëm dy magjistratë janë shkarkuar ekskluzivisht për lidhje me anëtarë të krimit të organizuar.

Ndërsa problemet me profesionalizmin u kushtuan karrierën 26 magjistratëve ose gati 10% e tyre.

Në 94 raste, shkarkimi ka ardhur në vlerësimin tërësor, si për gjetje të pasurisë, ashtu dhe të figurës apo profesionalizmit, duke u konkluduar se subjektet e rivlerësimit kanë cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Në këto rezultate nuk përfshihen të dhënat e hetimit administrativ paraprak të KPK për 105 subjektet për të cilët është ndërprerë vetingu për shkak të dorëheqjes së tyre, pasi në vendimet e publikuara nga KPK nuk pasyqrohen të dhëna lidhur me rezultatet e vetingut. Si masë penalizuese ndaj tyre është vendosur ndalimi i emërimit si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Ndërsa mandati i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit përfundon në mesin e vitit 2026, mbeten ende një numër i madh çështjesh për t’u shqyrtuar.

Deri më 30 nëntor, në KPA janë regjistruar 409 çështje, që përbëjnë pak më shumë se gjysmën e vendimarrjeve të Komisionit. Veç 123 ankimeve të kryera nga Komisionerët Publikë, kanë ushtruar ankim dhe 286 subjekte rivlerësimi. Katër vendime të KPK janë ankimuar, si nga ana e Komisionerëve Publikë, ashtu dhe nga subjektet e rivlerësimit.

Nga çështjet e regjistruara, KPA ka shpallur vendime për 291 prej tyre dhe janë lënë në fuqi 210 vendime ose rreth 77% e vendimeve të Komisionit.

Ndërkohë, Kolegji ka shkarkuar deri më tani 39 magjistratë që kishin kaluar me sukses filtrat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe ka rikthyer në detyrë 17 subjekte të cilat ishin shkarkuar më parë në shkallën e parë.

Aktualisht në KPA janë duke u shqyrtuar 118 çështje, nga të cilat 8 janë duke u gjykuar dhe të tjerat janë duke u përgatitur për gjykim.

Ndërsa reforma në drejtësi së bashku me procesin e vetingut konsiderohen nga analistët e politikës një nga sfidat më të mëdha të tranzicionit shqiptar, mbetet me rëndësi të shikohet nëse standardet e vendosura nga ky proces do të ruhen në vazhdimësi.

Blendi Çeka, pedagog i Shkencave Politike, thotë se pritshmëria e lartë për sistemin e drejtësisë dhe mbështetja masive publike për Prokurorinë e Posaçme, SPAK janë tashmë një shans për mundësimin e një drejtësie me standarde për qytetarët. Por ai thekson gjithashtu se reforma nuk ka përfunduar dhe kërkon tashmë angazhimin e të gjithë qytetarëve.

“Reforma në Drejtësi është proces. Dhe si çdo proces ka tension. Mbart brenda tij potencialin e madh demokratizues në vend dhe dyshimin e vazhdueshëm për degradim apo dështim,” tha Çeka për BIRN.

“Sfida e Reformës në Drejtësi është ofrimi i një drejtësie me standarde për qytetarët. Sfida e qytetarëve është të mos jenë thjesht spektatorë të kësaj reforme, por të sillen si qytetarë të angazhuar për interesin publik,” shtoi ai, duke theksuar se kjo do të përcaktojë edhe suksesin afatgjatë të reformës.

Njësoj edhe Lutfi Dervishi e vë theksin tek ruajtja e këtyre standardeve dhe funksionimi normal i institucioneve të drejtësisë.

“…Standardet e vendosura nga vetingu, siç paralajmërojnë edhe raportet e progresit të BE-së, nuk mund të jenë një histori suksesi vetëm në letër,” tha Dervishi. “Vetingu ishte një hap i madh, por jo i fundit,” përfundoi ai./ BIRN

vetting

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë