Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit e ka pasur të pamundur që të hapë shqyrtimin gjyqësor ndaj të pandehurve për aferat e incineratorëve të Fierit dhe Elbasanit për shkak të mosparaqitjes së avokatëve apo kërkesave të tyre për shtyrje.
Seanca e radhës për procesin e incineratorit të Fierit u shty të premten më 11 tetor, pasi përfaqësuesi ligjor i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, avokati Julian Mërtiri, nuk ishte i pranishëm. Kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari Engert Pëllumbi sqaroi se avokati Mërtiri kishte kërkuar shtyrjen e seancës, pasi e kishte të pamundur të ishte i pranishëm për arsye shëndetësore. Ai kishte paraqitur dhe dokumentacionin që vërtetonte paaftësinë për punë për tre ditë.
Sipas gjyqtarit Pëllumbi, edhe avokati i Kokës i caktuar kryesisht, Denis Karaj kishte lajmëruar se nuk mund të paraqitej në seancë, pasi ishte për udhëtim jashtë shtetit dhe kishte dërguar me email foto të biletave të udhëtimit. As vetë i pandehuri Koka nuk ishte i pranishëm në sallë.
Megjithëse të gjithë të pandehurit e tjerë në proces kishin të pranishëm përfaqësuesit e tyre ligjorë, mungesa e mbrojtësve të Kokës e bëri të pamundur vijimin e seancës. Trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi dhe vendosi shtyrjen e seancës për më datë 18 tetor, në orën 11:00.
Me justifikime të ngjashme janë shtyrë pa rezultat 11 seanca prej 14 majit për çështjen e incineratorit të Fierit. Po ashtu, me kërkesë të avokatëve apo mospranisë së tyre janë shtyrë edhe 8 seanca për incineratorin Elbasanit, prej 5 qershorit e në vijim.
Shumica e të pandehurve për aferat e incineratorëve kanë lënë qelitë, pasi dënimet e dhëna në shkallën e parë janë përmbushur me kohën e paraburgimit, ndërsa për të tjerë të akuzuar në këto çështje, mes tyre dhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, vijon që ditët e burgut që po bëjnë t’u numërohen me një ditë e gjysmë.
Sipas nenit 57 të Kodit Penal, një ditë paraburgim është baraz me një ditë e gjysmë burgim të zakonshëm. Në këto kushte, qëndrimi në paraburgim shkurton qëndrimin në qeli të të pandehurve që nuk janë liruar ende. Dymbëdhjetë nga pesëmbëdhjetë të akuzuarit për skemën korruptive të koncesionit të incineratorit dhe fushës së plehrave të Fierit u shpallën fajtorë më 25 shtator 2023.
Pas shpalljes së vendimit nga gjykata, shumica e të akuzuarve të shpallur fajtorë lanë qelitë pasi gjykata konvertoi dënimet e tyre me shërbim prove ndërsa në burg mbetën vetëm Koka, ish-deputeti Alqi Bllako dhe Loran Duzha, ish-administrator i koncesionit të Fierit.
Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka gjendet në paraburgim që nga dhjetori i vitit 2021, kur u dënua me 6 vite e tetë muaj burg. Ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ndërsa është vetëdeklaruar i pafajshëm ndaj akuzave. Koka u gjykua veçmas dhe për incineratorin e Elbasanit, ku dhe në këtë rast u deklarua fajtor me vendim të datës 5 tetor 2023 dhe u dënua m 5 vjet e 8 muaj burgim.
Biznesmeni Klodian Zoto, i cili gjendet në arrati që kur u shpall në kërkim në dhjetor të vitit 2021, mori dënimin më të lartë me 8 vjet burg për aferën e incineratorit të Fierit. Mes të dënuarve është dhe ish-deputeti Partisë Socialiste, Alqi Bllako./ BIRN
Foto ilustruese LEZHË- Me disa muaj vonesë qendrat italiane të pritjes së migrantëve në Shqipëri pritet të vihen n&...
Foto ilustruese MILANO- Një tjetër problematikë ka lënë dhjetëra pasagjerë në pritje të nisjes së fl...
Foto ilustruese TIRANË- Pas rregullores që do të shtrëngojë kredinë konsumatore të sektorit të mikrofinancës, ...
Foto ilustruese TIRANË- Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qën...
ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në itali, pasi ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga&...
Koloneli LEZHË- Qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër janë marrë në dorëzim nga autoritetet italiane dh...
Arrestimi ATHINË- Një video e re është publikuar ndërsa shfaq momentin e arrestimit të çiftit shqiptar në Athin&e...
DIBËR- Një qytetar është konfliktuar fizikisht pasditen e stome me dy punonjës të bashkisë Dibër. Gjithashtu...
Fatmir Bleta ANGLI- Fatmir Bleta, në kërkim për vrasje në Shqipëri fitoi të drejtën për të qëndruar n&eum...
Foto ilustruese SPANJË- Një përleshje mes punëtorëvë shqiptarë dhë rumunë është regjistruar pas...