AKTUALITET

BIRN: ‘Situata kritike’ në landfillin e Sharrës paralajmëron një krizë të re mjedisore

b.z Përditësimi i fundit 12 Mars 2025, 18:54
BIRN: ‘Situata kritike’ në landfillin e Sharrës
Landfilli Sharres

TIRANË - Gati dy vjet pasi u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme, landfilli i Sharrës në periferi të Tiranës ndodhet në një situatë kritike. Mbetjet e groposura prej vitesh nga pesë bashki të vendit kanë krijuar një mal të lartë mbeturinash, ndërsa makineritë e tonazhit të rëndë përpiqen që të krijojnë hapësira të reja për depozitim.

Sipas një shkrese që administratori shtetëror i kompanisë “Integrated Energy”, Indrit Karaj, u dërgoi në shkurt pesë bashkive të Zonës së Trajtimit të Mbetjeve Tiranë, kapacitetet depozituese në këtë landfill janë në prag të ezaurimit. Ai ofroi si zgjidhje ndarjen e mbetjeve në burim për të shmangur një emergjencë të re me pasoja të rënda mjedisore.

“Ezaurimi i kapaciteteve do të sillte pamundësimin e pranimit të mbetjeve dhe do të përballeshim me një situatë kritike, e cila do të kërkonte zgjidhje alternative nga ana juaj për të garantuar depozitimin. Të ndodhur përballë kësaj situate problematike, lutemi në bashkëpunimin tuaj për të nisur me zbatimin e praktikave për ndarjen e mbetjeve në burim….,” thuhet në dokument.

Ndarja e mbeturinave në burim nënkupton që çdo familje të diferencojë për qëllime riciklimi plastikën, qelqin, letrën dhe llojet e tjera të mbetjeve, duke reduktuar sasinë që dërgohet për asgjësim në landfill. Por ky proces kërkon investime në infrastrukturë dhe ndërgjegjësimin e publikut, dhe ndonëse është e përcaktuar në ligj, nuk është realizuar asnjëherë në Shqipëri.

Gjatë dekadës së fundit, strategjia e menaxhimit të integruar të mbetjeve u la në harresë, pasi qeveria e kryeministrit Edi Rama vendosi të shpenzonte miliona euro për ndërtimin e tre incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Tre kontratat koncesionare përbëjnë një ndër aferat më të mëdha korruptive të viteve të fundit, ndërkohë që inceneratorët ose nuk funksionuan, ose nuk u ndërtuan asnjëherë si në rastin e Tiranës.

Landfilli i Sharrës është venddepozitimi më i madh në Shqipëri dhe pranon mbetje nga bashkitë e Tiranës, Durrësit, Kavajës, Vorës dhe Kamzës. Detyrimet ndaj kontratës koncesionare, që mbahet ende në fuqi, kanë sjellë rritje të kostove për bashkitë, ndërkohë që asnjëra prej tyre nuk ka zgjidhje alternative për depozitimin e mbetjeve.

Në Bashkinë e Kavajës është ngritur një grup pune për të adresuar shqetësimet e administratorit të landfillit të Sharrës, por ndarja e mbetjeve në burim konsiderohet e pamundur për t’u realizuar në një kohë të shkurtër.

Sekretari i Përgjithshëm, Arti Çiçolli i tha BIRN se ndërsa shpenzon 1.2 milionë euro në vit për depozitimin në Sharrë, bashkia e Kavajës e ka të pamundur të investojë para të tjera për riciklimin.

“Shteti shqiptar ka pasur historikisht një strategji të vetën për ndarjen e mbetjeve në burim, por nuk është realizuar në asnjë bashki dhe në asnjë moment. Dhe tani t’u shtosh këtyre kostove edhe një kosto tjetër të ndarjes në burim, këtu është një projekt i dështuar në thelb,” tha Çiçolli.

Për ekspertët e mjedisit, emergjenca mjedisore e shkaktuar nga afera korruptive e inceneratorëve ishte e pritshme dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveria.

“Menaxhimi i Sharrës do të duhej të kishte filluar që dy vjet më parë, sot jemi shumë vonë. Në momentin që filloi konfiskimi i Sharrës, do të duhej patjetër nga qeveria që të mendohej se si do të funksiononte ky aset. Sepse nuk është projektuar si landfill, është projektuar për të qenë incinerator dhe nuk mund të zgjaste pafundësisht,” thotë Ornela Çuçi, eksperte e mjedisit dh eish.zv.ministre.

“Menaxhimi i mbetjeve ne Shqipëri është sot më kaotik se 10 vjet më parë, pikërisht për këtë arsye. Pasi ne nuk mund të përdorim landfillet dhe kapacitetet ku është investuar sot shteti shqiptar. Janë të mbinbgopura,” përfundoi ajo./BIRN

landfilli sharres krize mjedisore

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë