AKTUALITET

BIRN: Vrasja e paralajmëruar, kërkesat për rritjen e sigurisë në gjykata ranë në vesh të shurdhër

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Tetor 2025, 16:43

BIRN: Vrasja e paralajmëruar, kërkesat për rritjen e

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë pasditen e së hënës ka rihapur debatin e vjetër të mungesës së kushteve të sigurisë në gjykatat e vendit.

Prej dy vitesh, Gjykata e Apelit dhe ajo e Tiranës kanë kërkuar përmes Këshillit të Lartë Gjyqësor shtimin e numrit të punonjësve të policisë për të garantuar sigurinë në godina dhe në sallat e gjyqit nga ana e Policisë së Shtetit, por kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhër, sipas një korrespondence shkresore që BIRN e disponon.Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë gjithashtu se Policia e Shtetit ka refuzuar të shtojë numrin e punonjësve të policisë në ambientet e gjykatave, edhe pas shqetësimit të ngritur se magjistratët po përballeshin me kërcënime të vazhdueshme.

Korrespondenca mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Policisë së Shtetit është shkëmbyer në periudhën nëntor- dhjetor 2023. Përmes shkresave, institucionet e drejtësisë shprehnin shqetësimet se shërbimi me vetëm një punonjës policie në hyrje të godinave të gjykatave është i pamjaftueshëm.

“Me qëllim përmirësimin e sigurisë në gjykata për garantimin e proceseve gjyqësore, ashtu edhe për jetën, shëndetin e të drejtat e subjekteve që aksesojnë sallën e gjykimit, të shtohen punonjësit e Policisë së Shtetit në ambjentet e të gjitha gjykatave dhe sallave të gjykimit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore,” thuhet në shkresën e KLGJ.

Përgjigja nga Policia e Shtetit ishte refuzuese. “Aktualisht e kemi të pamundur shtimin dhe planifikimin e punonjësve të policisë për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore për shkak të limitit të kufizuar të personelit policor për sigurimin e këtyre ambienteve,” shkruan në përgjigje ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Policia e Shtetit fshihet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave të 28 prillit 2010, i cili kufizon ruajtjen e vazhdueshme të institucioneve shtetërore me forca policore, mes së cilave edhe godinat e gjykatave.

Sipas VKM-së, ndërtesat e gjykatave të të gjitha shkallëve ruhen me punonjës të Policisë së Shtetit për të siguruar rendin dhe qetësinë gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore.

Por në zbatim të këtij vendimi, qeveria ka miratuar si limit të organikës nga një punonjës policie për ruajtjen e çdo gjykate gjatë orarit zyrtar. Pas orarit zyrtar, godinat e gjykatave merren në mbrojtje nga “Illyrian Guard” – kompania shtetërore e sigurisë në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i shmangu sërish përgjegjësitë për garantimin e sigurisë në gjykata.

“Policia e Shtetit ka përgjegjësi vetëm për ruajtjen e objektit, nuk ka asnjë kompetencë për kontrollin e identitetit apo kontrollin fizik të personave në hyrje, e aq më pak në sallat e gjyqit,” tha Proda për BIRN.

“Edhe sikur 10 punonjës policie të vendosen në ruajtje të objektit, asnjë kompetencë nuk ka Policia e Shtetit për këtë gjë, sepse VKM-ja ia ngarkon personelit të sigurisë që zgjedh administrata e gjykatës,” shtoi ai, duke theksuar se “ndjen keqardhje që një pasojë të tillë tentojnë t’ia faturojnë policisë”.

BIRN e pyeti KLGJ-në nëse ka bërë përpjekje të tjera pas vitit 2023 për rritjen e kushteve të sigurisë në ambientet e gjykatave. Burime zyrtare të këtij institucioni pohuan se gjatë viteve të fundit janë bërë edhe kërkesa për buxhet shtesë për sigurinë në gjykata, por deri tani nuk është marrë ndonjë përgjigje pozitive.

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me armë zjarri në sallën e gjyqit të hënën më 6 tetor, pasi ai shpalli vendimin për një çështje që kishte si objekt “kundërshtim të objekteve përmbarimore”, lidhur me një konflikt pronash.

Po ashtu, mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë. Policia ndali pak minuta pas ngjarjes autorin e dyshuar, Elvis Shkami. Si bashkëpunëtor në vrasje u arrestua dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, 53 vjeç. Po ashtu, u ndalua për shpërdorim detyre punonjësi i sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj, 63 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, në orën 13:42 të së hënës, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës së Apelit janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner njëri pas tjetrit Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi.

Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por punonjësi i sigurisë, Banush Koxhaj ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit. Në tetor të vitit 2023, Gjykata e Apelit është ankuar gjithashtu pranë KLGJ-së se punonjësit e sigurisë nuk kanë marrë asnjë trajnim për ushtrimin e detyrës së tyre dhe posaçërisht për menaxhimin e situatave të krizës apo riskut./BIRN

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë