AKTUALITET

BIRN: Zgjedhjet në Lezhë zhvillohen mes zhgënjimit, presionit dhe llogarive pragmatike

Vladimir Karaj Përditësimi i fundit 30 Prill 2025, 17:25
BIRN: Zgjedhjet në Lezhë zhvillohen mes zhgënjimit, presionit dhe
foto nga lezha

LEZHË- Pasi i ngjitesh një të përpjete të thiktë në kodrën e lagjes “Gurra” mbi Lezhë, e para dhe e vetmja shenjë e fushatës është një zyrë elektorale e kandidatit të Partisë Demokratike, ish-gjyqtarit Gjin Gjoni. Por dyert janë të kyçuara dhe nuk duket se dikush qëndron aty.

Pak metra më poshtë, edhe zyra e Partisë Socialiste është e mbyllur. Banorët e lagjes thonë se nuk para shohin njeri aty. Një burrë rreth të 45-ave thotë se askush nuk ka ardhur për fushatë, ndërsa zbret me nxitim rrëpirën.

“S’do njeri me ja dit a jemi gjallë,” thotë burri, i cili jeton me punë sezonale në Greqi.

Rruga drejt lagjes “Gurra” është e shtruar, por asfalti ndërpritet nja 700 metra si një arnë, pa i dalë në fund. Banorët ankohen se shërbimi i vetëm që marrin është furnizimi me ujë, ndërsa kanalizimet e ujërave janë ende të palidhura me tubacionin kryesor.

Disa kilometra më poshtë, në qendër të Lezhës, zyrat elektorale janë gjithashtu të mbyllura dhe posterat elektoralë të ngjitur pas vetratave janë e vetmja gjurmë e zgjedhjeve në prag. Palët politike flasin megjithatë për një garë të ashpër të mandateve të diskutueshme në këtë qark.

Kandiatatët e forcave të reja, që janë përfshirë për herë të parë në garë elektorale, thonë se heshtja është shenjë e një fushate jo normale, me njerëz që nuk janë të lirë dhe që nuk shprehen dot hapur.

“Anëtarët tanë ndihen nën presion e frikë, që nëse dalin hapur në fushatë, do të vuajnë pasojat pas zgjedhjeve,” thotë Emiljano Kita që garon në Lezhë për “Lëvizjen Bashkë”.  Kita thotë se për shkak të frikës nga hakmarrja e mundshme, njerëzit ua premtojnë votën të gjithëve.

Edhe Arilda Lleshi, kandidate e Nismës “Shqipëria Bëhet” pohon se qytetarët nuk ndjehen të lirë të shprehen publikisht dhe madje as të ndërveprojnë në rrjete sociale.

“Nuk është një fushatë normale, se njerëzit nuk janë të lirë me u shpreh. Mbështetësit tanë nuk na ndjekin dot në tubime, mandje nuk na mbështesin dot as në rrjetet sociale. As nuk i bëjnë dot like një postimi,” thotë Lleshi.

Kandidatët e opozitës flasin gjithashtu për një klimë presioni dhe përfshirje të madhe të administratës publike në zgjedhje, ndërsa pranojnë se ekzistenca e SPAK i ka vënë disi fre aktivizimit të grupeve kriminale në fushatë.

Kandidatët e Partisë Socialiste në pushtet u kontaktuan nga BIRN, por nuk iu përgjigjën kërkesave për intervistë.

“Njerëzit nuk janë të lirë”

Qarku i Lezhës zgjedh shtatë deputetë në Parlamentin e Shqipërisë dhe dy forcat e mëdha politike po luftojnë për dominimin e votës. Në vitin 2021, Lezha i dha shumicën Partisë Demokratike, por socialistët kontrollojnë aktualisht dy nga tre bashkitë e mëdha të qarkut.

Në qendër të Laçit, bashkia e dytë më e madhe në qarkun e Lezhës, kafenetë janë plot me të rinj dhe familjarë, ndërsa sheshi para pallatit të kulturës, “Kok Malçi”, është i mbushur pasdite me fëmijë që luajnë dhe pensionistë të ulur në stola.

Një grup prej katër pensionistësh, dy gra dhe dy burra, thonë se interesi i tyre për fushatën ishte minimal, ndërsa për batutë i krahasojnë kandidatët me personazhe spektaklesh si “Big Brother”.

Por kur bëhen seriozë, ata shfaqen haptazi të zhgënjyer. Një prej tyre, që thotë se punon ende si shofer për socialistët, ironizon kur pyesim për disa pallate ende të papërfunduara të procesit të Rindërtimit. “Ato do i mbarojmë në fushatë tjetër,” thotë ai, ndërsa ankohet se është prej tre vitesh në një proces gjyqësor për pensionin.

Një grua e veshur me të zeza, e ulur në stolin përbri, thotë se nuk sheh asnjë arsye për të votuar. Ajo ka punuar si librare, por tashmë ka një pension prej 10 mijë lekësh në muaj. “Asnjë prej këtyre nuk mendon për ne,” thotë ajo.

Zona e Laçit njihet për përplasjet e dhunshme në fushatat e shkuara elektorale, përfshi edhe ato me viktima, por banorët thonë se kjo është një fushatë e qetë.

Për përfaqësuesit e partive opozitare, qetësia në dukje është meritë e goditjes së disa prej grupeve kriminale të zonës të lidhura me politikën nga SPAK-u, por theksojnë se kjo nuk e ka ndalur plotësisht presionin mbi votën.

“Ata janë të pranishëm. Unë e besoj se njerëzit nuk janë të lirë. Unë nuk pres të m’i thonë mua emrat,” thotë kandidati i partisë “Mundësia”, Nok Markaj.  Markaj megjithatë shton që “këtë rradhë ka ndryshu pak, nuk janë aq hapur si herët e tjera”.

Të njëjtin refren përsërisin edhe përfaqësuesit e forcave të tjera.

“Kjo është fushata më e qetë që ka pas ndonjëherë (Lezha), dhe unë mendoj që kjo vjen edhe si pasojë e SPAK-ut dhe si pasojë e zhgënjimit të madh ndaj politikës,” thotë Emiljano Kita i Lëvizjes Bashkë.

Edhe përfaqësuesi i Koalicionit Euroatlantik e vlerëson ndikimin e SPAK në fushatë dhe përgjithësisht në jetën politike të vendit. “SPAK duhet të vazhdojë punën që ka nis,” thotë Prel Dedaj, ndërsa vë në dukje mbështetjen ndaj prokurorisë.

Për kandidatin e “Aleancës Shqipëria Madhështore”, Gjin Gjoni, një ish-gjyqtar i dorëhequr për shkak të vetingut, SPAK nuk është duke bërë sa duhet. Gjoni, të cilin e takojmë në afërsi të Sanxhakut të Laçit para një tubimi me votues,  thotë se ai ka bërë kallëzime publike për blerje vote dhe presione, por këto nuk janë marrë në konsideratë.

Në anën tjetër, Gjoni thotë se krimi i organizuar nuk është dukshëm i përfshirë në fushatë dhe se Partia Demokratike ka angazhuar njerëzit e vet për “t’i mbajt në vëzhgim”, ata që i konsideron si elementë të bandave që mund të përfshihen në fushatë.

Megjithatë, problemi kryesor për Gjonin është presioni ndaj votuesve prej administratës publike, që sipas tij është jashtë kontrollit dhe i ka frustruar votuesit.

“Një pjesë e madhe e tregtarëve dhe njerëzve që punojnë në administratën shtetërore ose që kanë interesa drejtpërdrejt të lidhura me pushtetin lokal apo qendror është e pamundur për t’i takuar,” thotë kandidati demokrat.

Sipas tij, njerëzit kanë frikë edhe kur i takon në mënyrë rastësore.  “Janë të frustruar dhe tremben e ikin se mos na sheh kush, se mos na fotografon kush, dhe ndjehen me të vërtetë të frustruar e kërcënuar,” vëren ai.

Të njëjtin shqetësim ngre edhe Nok Markaj i partisë “Mundësia” të Agron Shehajt.

“Njerëzit na kërkojnë të takohemi në fshehtësi,” thotë ai dhe shton se këtë mund ta shihnim lehtësisht nëse e ndiqnim në një prej përpjekjeve të tij për t’u takuar me elektoratin dhe ndarë fletushka.

Votë e ngurtë dhe pragmatiste

Në lagjen e varfër “Skënderbej” të Lezhës, ku banon një pjesë e madhe e komunitetit rom, punonjësit e pastrimit debatojnë me zë të lartë për turnet e punës. Anash tyre të pashqetësuar nga debati qëndrojnë tregtarët e bareve dhe dyqaneve të veshmbathjeve, të cilët presin myshterinj të rrallë.

Një grua rreth të 60-tave, që po bëhet gati të pijë kafen e pasdrekës, thotë se fushata nuk ka mbërritur deri te ajo, edhe pse dyqani i saj ndodhet 20 hapa larg zyrave elektorale të PS dhe PD. Gruaja thotë se zyrat janë bosh, e vetëm në darkë aktivistët e tyre mblidhen aty e flasin. “Pesë te njëri, tre te tjetri, se unë i shoh. Nuk ka njerëz, nuk është se mbushen tavolinat e të diskutojnë,” thotë ajo ndërsa përshkruan takimet që ka parë.

Pak më tutje, një tregtar që ka dalë prej tre vitesh në pension thotë se nuk është i kënaqur me asnjë nga alternativat. Por ai arsyeton se do të votojë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kjo për arsyen se kryeministrin e sheh shumë liberal ndaj komunitetit LGBT.

“Unë babën e kam pas komunist, por ky e ka degjeneruar vendin,” thotë pensionisti duke iu referuar Ramës. Më pas ai ankohet për emigrimin masiv, që sipas tij ka rrëzuar ekonominë, pasi askush nuk vjen të blejë në dyqane sepse “s’ka ngel më njeri këtu”.

Deklarime të tilla janë gjithsesi të rralla. Shumica e njerëzve i shmangen bisedës për politikë, ndërsa të tjerë kanë paranojë kur të shohin me telefon e mendojnë mos po i regjistron. Për disa nga ata me të cilët folëm, vota është një zgjedhje pragmatike.

“Nuk kam asnjë interes, asnjë lidhje me politikën. Shokët e mi kanë ikur e unë po mendoj me ik dhe vota ime nuk më mban këtu,” thotë Marinela, një vajzë rreth të 25-ave, të cilën e takojnë në dalje të një dyqani kozmetike në qendër të qytetit.

Duke qeshur, vajza thotë se ka votuar vetëm një herë, por edhe atëherë nuk qe një votë e krijuar prej bindjesh, por se iu kërkua si favor nga një i afërm. “Nuk di fare kush janë kandidatët. Fletushkat që më sjellin as nuk i hap,” thotë ajo.

Për  kandidatët e rinj që për herë të parë përballen me fushatë, një qëndrim i tillë është i zakonshëm.

“Të duket vetja ndonjëherë sikur je duke bërtit në humnerë e askush nuk dëgjon,” thotë Arilda Lleshi, që tregon se mjaft nga bashkëqytetarët, edhe pse i ka pasur në krah kur ka protestuar për probleme si ndotja nga një fabrikë e të ngjashme, zgjedhin të votojnë si tradicionalisht edhe pse kandidatët e palës tjetër s’i kanë parë asnjëherë.

Për Emiljano Kitën e Lëvizjes Bashkë, njerëzit  janë shndërruar në ‘kameleonë politikë’.

“Duan ta mbajnë mirë me të gjithë, sidomos me forcat që kanë mundësi të vijnë në pushtet e hakmerren,” thotë ai.

Kita pohon se ka takuar deri ish-zyrtarë të rëndësishëm të PS-së në Lezhë, që shprehin hapur zhgënjimin, por votën e japin vetëm për pragmatizëm.

“Të gjithë kanë motive afatshkurtra”, thotë Kita.

Prel Dedaj, kandidat i Koalicionit Euroatlantik të drejtuar nga Lulzim Basha, është kthyer nga Shtetet e Bashkuara për të garuar në zgjedhje, por thotë se fushata po kryhet bazuar në premtime e favore, që janë të paligjshme.

“Administrata premton gjithçka që mund të ofrojë shtetit, dikujt një legalizim, dikujt hipoteka, dikujt i premtohet se do i japin leje djalit në burg,” thotë Prela, që akuzon administratën publike se është përfshirë thellësisht në fushatë.

Qytetarët po ashtu pohojnë se ndjehen nën trysni dhe kontroll. Njëri prej tyre tha me irritim se aktivistët e PS i kishin kërkuar që të verifikonte emrin në listat e tyre. “Do e kisha godit, veç se ishte gru”, thotë ai në nerva e sipër.

I sapokthyer nga emigracioni, ai shpreh bindjen se vota nuk është e lirë dhe as rezultati.

“Këta s’duan t’ia dinë a jemi këtu apo ajo. Edhe kur nuk jemi, vota futet në kuti sikur jemi,” aludoi ai./Reporter.al

zgjedhjet e 11 majit ne lezhe birn

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë