POLITIKE

BIRN: Zyrtari i dyshuar për lidhje me krimin gjen punë si ekspert në komisionin "antikorrupsion"

r.ll Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2024, 16:08
BIRN: Zyrtari i dyshuar për lidhje me krimin gjen punë si ekspert
foto ilustruese

TIRANË- Pasditen e 31 janarit 2016 në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës në kufi me Maqedoninë e Veriut, katër burra u regjistruan teksa udhëtonin së bashku në të njëjtin automjet në drejtim të Shqipërisë.

Sipas të dhënave të regjistruara në sistemin TIMS, njëri prej tyre ishte Ardian Çapja, një figurë e njohur e krimit të organizuar në qytetin e Elbasanit, ndërsa bashkëudhëtarët e tij ishin Bledar Mustafaj, asokohe prokuror në Prokurorinë e Elbasanit, Skënder Topi, dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Elbasan si dhe Ravik Gurra, avokati i ndjerë i Çapjas.


Arsyeja e udhëtimit të përbashkët mes një prokurori dhe një personazhi të krimit të organizuar është e paqartë dhe mbeti për shumë vjet e mbuluar si një evidencë policore e kalimit në kufi.

Por në shtator 2023, ky udhëtim ngriti pikëpyetje për pastërtinë e figurës së prokurorit Bledar Mustafaraj në procesin e tij të vetingut, sipas dokumentit të rezultatit të hetimit administrativ që BIRN e disponon. Gjithsesi, këto të dhëna nuk u ballafaquan në shqyrtim administrativ, pasi Mustarafaj vendosi të largohej nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje.

Heqja dorë nga statusi i magjistratit gjatë procesit të vetingut i penalizon zyrtarët që të punojnë në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Megjithatë, kjo ndalesë nuk e pengoi ish-prokurorin Bledar Mustafaraj që të fitonte pozicionin e kreut të Drejtorisë Juridike në Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe të rikthehej në skenën publike si një ekspert i nivelit të lartë në komisionin “antikorrupsion” të drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafaj.

Ish-prokurori Bledar Mustafaraj i tha BIRN përmes një bisede telefonike se “këto të dhëna nuk iu nënshtruan verifikimit dhe vlerësimit nga ana e KPK-së”, ndërsa pretendoi se rezultati i hetimit ndaj tij nuk duhej të ishte publik dhe kërkoi të mësonte burimin e informacionit.

I pyetur për lidhjet e tij me Çapjan dhe rolin në komisionin “antikorrupsion”, Mustafaraj tha: “nuk kam koment”.

Skënder Topi, ish-dekan dhe ish- rektor për dy mandate në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit pretendoi për BIRN se nuk “kishte lidhje me atë udhëtim”.

Kryetari i KLSH-së, Arben Shehu i tha BIRN se Mustafaraj kishte aplikuar dhe ishte shpallur fitues për pozicionin e drejtorit të Drejtorisë Juridike “pasi ka plotësuar kriteret e vendosura nga institucioni”.

Kreu i Komisionit “antikorrupsion”, Fatmir Xhafaj dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk iu përgjigjën pyetjeve të BIRN mbi procesin e rekrutimit të Mustafarajt në pozicionin e ekspertit si dhe procedurën e ndjekur për përzgjedhjen dhe verifikimin e ekspertëve.

Ekspertët “antikorrupsion”

Komisioni i posaçëm parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, i njohur gjerësisht si komisioni “antikorrupsion”, është një nismë e kryeministrit Edi Rama, e cila ka sipas tij për qëllim forcimin e shtetit të së drejtës dhe reformimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit.

Megjithatë, kritikët e shohin këtë komision si një lëvizje propagandistike të Ramës për të sfumuar publicitetin negativ mbi rastet e korrupsionit që përfshijnë zyrtarë të lartë të partisë së tij në pushtet. Punimet e komisionit janë gjithashtu të njëanshme, pasi opozita ka refuzuar që të zërë vendet e caktuara në të.

Që prej konstituimit në fillim të qershorit, komisioni i drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafaj ka rekrutuar 91 persona, të ndarë në 53 ekspertë të nivelit të lartë, 23 ekspertë që jetojnë jashtë Shqipërisë si dhe 15 punonjës si pjesë e Sekretariatit Teknik.

Numri i ekspertëve të nivelit të lartë në komisionin “antikorrupsion” të drejtuar nga Xhafaj është më shumë se dyfishi i ekspertëve të nivelit të lartë të angazhuar gjatë procesit të reformës në drejtësi thuajse një dekadë më parë.

Emrat e ekspertëve u bënë publikë përmes një shkrese drejtuar Byrosë së Kuvendit, e rrjedhur në media, sipas së cilës Xhafaj kishte përcaktuar masën e shpërblimit për secilin prej tyre për ekspertizën e ofruar gjatë fazës së parë të punimeve të Komisionit.

Komisioni i posaçëm sqaroi më pas se Kuvendi kishte miratuar një fond tavan prej 35 milionë lekësh, me pagesa që variojnë nga 183 mijë deri në 550 mijë lekë për secilin ekspert.

Mes 91 ekspertëve të komisionit “antikorrupsion” figuron edhe emri i ish-prokurorit të Elbasanit, Bledar Mustafaraj, tashmë në pozicionin e drejtorit të Drejtorisë Juridike të KLSH-së. Sipas këtij dokumenti, Mustafaraj figuron në shtyllën e dytë të veprimtarisë së komisionit, atë të antikorrupsionit.

Pikëpyetjet për figurën

Bledar Mustafaraj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe punoi deri në vitin 2021 në Prokurorinë e Rrethit të Elbasanit. Në periudhën mars 2021- nëntor 2023, ai punoi si magjistrat i komanduar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si përgjegjës i sektorit të së Drejtës Penale në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Procesi i vetingut për Mustafarajn u përmbyll më 7 nëntor 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me vendimin për ndalimin e ushtrimit të funksionit për një periudhë 15-vjeçare pranë institucioneve të drejtësisë.

Në qershor 2024, Mustafaraj u emërua drejtor i Drejtorisë Juridike në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Sipas dokumentit të rezultateve të hetimit administrativ të KPK-së për subjektin e rivlerësimit, Bledar Mustafaraj, veç gjetjeve në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit, është konstatuar dhe një kontakt i papërshtatshëm i tij me një person të përfshirë në krim të organizuar -rrethanë që nuk është deklaruar nga subjekti në deklaratën e pastërtisë së figurës.

Edhe pse Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, dorëzoi në KPK dy raporte pozitive për Mustafarajn, ishte një informacion i depozituar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që ndryshoi rrjedhën e hetimit të tij administrativ në kriterin e figurës.

Bazuar në këtë informacion, KPK i kërkoi Policisë së Shtetit të dhënat e sistemit TIMS për Ardian Çapjan dhe dy familjarë të tij.

Ardjan Çapja është një personazh i krimit të organizuar në qytetin e Elbasanit, i dyshuar se është përfshirë në një sërë përplasjesh të rënda përgjatë dy dekadave të fundit. Çapja u dënua me burgim të përjetshëm në nëntor të vitit 2023 për një vrasje të dyfishtë të vitit 2012 – ku viktimat babë e bir u qëlluan për vdekje brenda shtëpisë së tyre.

Bazuar në të dhënat e rezultuara nga sistemi TIMS për udhëtimin e Mustafarajt në shoqërinë e Çapjas, avokatit të tij të ndjerë Ravik Gurra dhe ish-rektorit të Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi, KPK ka konstatuar se ‘ish-prokurori Bledar Mustafaraj ka kontakte me një person të përfshirë në veprimtari kriminale”.

Në përfundim të hetimit administrativ paraprak, Mustafarajt i është kërkuar që të japë shpjegime për kontaktet me Ardian Çapjan si dhe për mosdeklarimin e këtij fakti në deklaratën e kontrollit të figurës sipas përcaktimeve të ligjit për vetingun e magjistratëve.

Po ashtu, atij i është kërkuar qëndrim lidhur me konstatimin se kontaktet me Çapjan mund ta vendosin atë nën presion dhe se cënojnë etikën e magjistratit.

Për arsye të dorëheqjes së Mustafarajt nga detyra e prokurorit, hetimi administrativ i KPK për këtë subjekt rivlerësimi nuk u përmbyll dhe nuk u arrit në konkluzione përfundimtare për gjetjet e konstatuara në të tre kriteret./Reporter.al

komisioni i antikorrupsionit

video

SEZONI 6 EPISODI 16 - I PLOTE

SEZONI 6 EPISODI 16 - I PLOTE

Shkodra elektronike, sfida e një muzike ndryshe

Minipiranjat në aksion

Polici i bashkisë dhe kioska pa leje

Saga e mashtrimeve të Indrit Picallit

Skandali i ndërtimeve mbi kolektorin e Shkodrës

Skandalet e njëpasnjëshme në teatrin kombëtar

Sali Berisha intervistë për Piranjat

Sezoni 6 - Episodi 15

Zënka që nisi për 15 KG fasule

Kur shoqja e ngushtë të 'zhyt' në borxhe

'Kafshët magjike' të Marina Orfei

Dënimi i dytë i një poeti

'Free Fire' loja që po shkatërron adoleshentët

Çfarë fshihet pas projekteve të teatrit kombëtar ?

Sezoni 6 - Episodi 14

Drilon Hoxha, 'Gangsteri' i mirë

Pasojat e një zjarri dhe e drejta e mohuar

'Free Fire' loja që po shkatërron adoleshentët

Gjyshi përball nipit, një sherr pa mbarim

Mashtrimi me heqjen e ekspulseve

Zhurma e politikës italiane pas investigimit tonë

Sezoni 6 - Episodi 13

Të nxirresh jashtë nga shtëpia jote

Të vuash pasojat e diçkaje që s'e ke bërë

Dashuria 'e pamundur' e një 18-vjeçareje

Kalvari i një familjeje për të hyrë në shtëpi

Një tender për 'zbukurimin' e ushtarëve

Dështimi i suksesshëm i kampeve Italiane

SEZONI 6 EPISODI 12 - I PLOTE

'Të vërtetat' e Indrit Picallit

Ura familjare e kryetares së bashkisë

Dashuria 'e pamundur' e një 18-vjeçareje

Një fabrikë vaji fut në sherr fqinjët

Dhuna që solli vizita e Ramës në Londër

Sezoni 6 - Episodi 11

Historia e 30 vjeçarit agresiv

Një i fiksuar në 'oborrin' e Piranjave

Fabrika e ndotjes dhe banorët e Lezhës

Kush e mashtroi Enver Petrovcin

Komisioni i apelimit, abuzuimi nis nga Veliaj

Nxënësi 'i tmerrshëm' i një shkolle në Tiranë

Sezoni 6 - Episodi 10

Piktori i parkut

Një piranja në panairin e librit

të fiksohesh pas gruas së tjetrit

Përplasjet e një çifti dhe fëmijët në mes

Çifti i lumtur

Shkeljet e bordit të mbikëqyrjes publike

Mashtruesi serial që premton Europën