AKTUALITET

Bisedat në SKY ECC/ Si përdorej shefi i policisë nga banda e Elbasanit: Po vrasim, po presim, po lejmë lesht, e prapë nuk i dilet!

Elton Qyno Përditësimi i fundit 23 Gusht 2024, 17:58
Bisedat në SKY ECC/ Si përdorej shefi i policisë nga banda e
Foto ilustruese

DURRËS- Mes zyrtarëve shtetërorë që kishin lidhje direkt me Franc Çopja alias Bakon, financuesin dhe drejtuesin e grupit me qendër në Dubai, ka qënë dhe Agustin Çinari, një punonjës policie në Durrës. Veç ndihmës që Çinari i jepte Çopjas në kohë reale për të parë në sistemin TIMS, lëvizjen e Erjon Alibej, Arjan Spahiut dhe personat e tjerë, ai rezulton të jetë përfshirë dhe në tregtinë e kokainës në Itali.

Furnitori me kokainë i njerëzve që punonin me linjën e policit Agustin Çinari në Itali, ishte Franc Çopja, i cili pas çdo kërkese për “bukë” që bënte Çinari, ai ia dërgonte njerëzve të tij që punonin me këtë aktivitet në Itali, kryesisht në zonën e qyteteve Dalmine dhe Ravena.

Mes shumë bisedash Franc Çopja i shprehet punonjësit të policisë se kërkon njerëz që vrasin me pagesë dhe se ai duhet ta ndihmonte për t’i gjetur gjuajtës, pasi ofronte 1 milion euro për Nuredin Dumanin, ku sipas tij ky i fundit i kishte hapur probleme, por ai hallin e ka me “Tarzanin”, Endrit Alibej, i cili është vrarë prej tij në 29 dhjetor 2018.

Agustin Çinari, i thotë se nuk ishte për këtë punë, por për arrestim. Nëse ja tregonte vendin e Dumanit, shkonin dhe e arrestonin. Në vijim të komunikimeve ndërmjet tyre, Franc Çopja i dërgon punonjësit të policisë në Durrës një mesazh me tekst si më poshtë vijon:

“…po vrasim po presim, po lejm lesht e prap nuk i dilet…”.

Sipas disa detajeve të nxjerra me shënime nga dosja “Çopja”, shefi i policisë në Durrës, Agustin Çinari në disa raste të përsëritura me porosi të Franc Gergely, ka marë dhe transportuar vlera monetare, të cilat më pas i ka dërguar në destinacionet përkatëse sipas udhëzimeve dhe orientimeve të marra nga Franc Çopja.

Bisedat për transportimin dhe dorëzimin e shumave monetare kryheshin në mënyrë të koduar duke përdorur fjalën “Prada”. Sipas të dhënave në 2 Gusht 2020 Agustin Çinari, i ka kërkuar Franc Çopja 7 pako me lëndë narkotike, duke ju referuar me kodin “Bukë”.

Këtë sasi lënde narkotike Agustin Çinari, e ka kërkuar për një shokun e tij që operon në qytetin Dalmine dhe Ravena në Itali. Dy ditë më pas, në 4 Gusht 2020 shefi i policisë Agustin Çinari, me kërkesë të Franc Çopja, ka aksesuar në sistemin TIMS dhe ka dhënë informacione për hyrje-daljet e Erjon Alibej dhe shtetasen E. Rrjolli.

Ndërkohë referuar komunikimeve të kryera ndërmjet Çinarit dhe Franc Çopjas, ka rezultuar se shefi i policisë ka biseduar me punonjës të burgut në Durrës, për të future një telefon të llojit “Iphone” me aplikacionin “Sky eç”, për Altin Ndocin dhe kjo ishte me porosi të Franc Çopja.

Altin Ndoci në këtë periudhë ndodhej në burg, pasi ishte arrestuar pas dëshmisë së Klevis Allës, për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Madje në shumë raste punonjësi i policisë Agustin Çinari me porosi të Franc Çopja, hyn në sistemin “E-Gjoba”, duke verifikuar targa të ndryshme për identifikimin e pronarëve të makinave, që i dukeshin të dyshimta.

Më 5 Gusht 2020 shefi i policisë Agustin Çinari me porosi të Franc Çopja ka dërguar shumën monetare prej 25 mijë euro në vendin e quajtur “Casa Italia”. Kodi që duhet të përdorte për dhënien e parave ishte emërtua “Prada”.

Gjithashtu, Franci në bisedë me policin Agustin Çinari, në 8 Gusht 2020 flasin lidhur me 73 pako (73 kg lëndë narkotike), të cilat Franci i ka dërguar te lidhjet e Agustin Çinarit në Itali. Në vijim, Franc Çopja, i thotë Agustin Çinari se, nga totali i vlerës së mallit, kokainës së shitur, 34.500 Euro duhet t’i mbajë ai (Agustini) për punën e bërë.

Po kështu në 9 gusht 2020, Agustin Çinari me detyrë punonjës i Policisë së Shtetit, me kërkesë të Franc Gergely, ka aksesuar në sistemin TIMS dhe ka dhënë informacione për hyrje daljen e Erion Alibej, ka kërkuar për pronësinë e disa automjeteve dhe lëvizjen në kufi të Arjan Spahiut.

Po kështu në 27 gusht 2020, Çopja dhe Çinari flasin dhe për nxjerrjen e kokainës nga porti i Durrësit, ku shefi i policisë e garanton se do ta ndihmojë në Portin e Durrësit, nëse Franci është i interesuar për të trafikuar (sjellë) lëndë narkotike në Shqipëri.

Gjithashtu, punonjësi i Policisë së Shtetit Agustin Çinari, e informon shtetasin Franc Gergely se, çdo e-mail për manifest i vjen atij dhe se ai (Agustini) mund të marri numrin e kontejnerit ta përzgjedhë atë dhe ta veçoj.

Më pas dikush nga personat e Francit, mund të marrë lëndën narkotike dhe ta nxjerrë nga porti. Më 29 gusht 2020, punonjësi i policisë Agustin Çinari, informon Franc Gergely, të cilit i dërgon të dhënat e përftuara nga aksesimi në sistemin EGJOBA lidhur me targën e një automjeti tip “Daimler Kraizer” që i përket Markiz Sallufi.

Ndërkohë në 1 tetor 2020, Franc Çopja komunikon me Agustin Çinari, të cilit i shkruan se ofron 1 milion Euro për ekzekutimin e shtetasit Nuredin Dumani dhe e pyet Agustinin nëse ka ndonjë person që mund ta marri përsipër. Agustin Çinari, i shkruan Francit se ai vetëm mund ta arrestoj Nuredin Dumanin, por për këtë punë nuk është.

Të vënë në dijeni nga një lajm që kishte dalë në media se prokuroria e Elbasanit kishte lëshuar 5 urdhër-arreste për rastin e ngjarjes së Bradasheshit ku mbetën të vrarë tre persona, në 9 Tetor 2020, Franc Çopja, pyet shefin e policisë Agustin Çinari nëse emri i tij dhe Mikael Kamami, ishte nxjerrë në kërkim në TIMS.

Gjithashtu në muajin nëntor 2020, shefi i policisë Çinari me kërkesë të Franc Çopja, ka kërkuar të dhënat në TIMS për një shtetas nga Berati, i quajtur Irfan Azisi. Disa ditë më vonë ky person është tentuar të vritet nga organizata në datën 29 nëntor 2020 në fshatin Poshnjë të Beratit.

Për vrasjen e tij kanë marrë pjesë disa persona dhe arsye e eliminimit të tij ishte për të mos folur, pasi Irfan Azisi, kishte marrë nga Dorjan Shkoza, “Benz”-in e përdorur në vrasjen e Bradasheshit në dhjetor 2018, të cilin më pas e ka çmontuar në tërësisht në Berat për pjesë këmbimi./Oranews

sky ecc franc copja agustin cinari

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë