AKTUALITET

Bizneset vendase tkurrin ndjeshëm investimet pas pandemisë

n.f Përditësimi i fundit 11 Mars 2025, 15:01

Bizneset vendase tkurrin ndjeshëm investimet pas pandemisë

TIRANË- Investimet nga të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë u ulën ndjeshëm pas pandemisë. Treguesit ekonomike mbi ndërmarrjet, të cilët u publikuan së fundmi nga INSTAT tregojnë se investimet totale të të gjithë bizneseve në 2023 ishin 178,9 miliardë lekë, vlerë kjo 5,6% më e ulët se në vitin 2022 (shikon grafikun e mëposhtëm).

Të dhënat mbi treguesit ekonomik të ndërmarrjeve që nga viti 2010 tregojnë për një rritje sistematike me ritme të larta të investimeve të biznesit deri në vitin 2019. Para 2015 trendi i rritjes së investimeve të biznesit ishte me ritme dyshifrore, teksa 2016-2019 ritmet e rritjes u ulën.

Përgjatë 2020-2023 investimet e bizneseve pësuan rënie të ndjeshme. Në vitin 2020-2021 si rrjedhojë e kufizimeve pandemike rënia e investimeve është e shpjegueshme, por trendi rënës vijoi edhe në 2023. Të dhënat referojnë se bizneset kanë investuar në vitin 2023 rreth 26% më pak fonde se në vitin 2029.

Reduktimi i investimeve sipas burimeve nga tregu shpjegohet me disa faktorë. Rritja e kostove për pagat, sigurimet shoqërorë dhe lëndët e para, po ushtrojnë presion tek fondet e investimeve. Në vitin 2023  fondi i pagave tek të gjitha bizneset pësoi rritje vjetore 15 për qind dhe fondi i sigurimeve me mbi 20 për qind.  Gjithashtu kostot e lëndëve të para janë më të larta se para pandemisë.

Grupi tjetër i arsyeve për rënien e investimeve  lidhet me vlerën e ulët të euros në kursin e këmbimit. Sektori i prodhimit dhe sidomos fabrikat për eksport janë vënë në mbijetesë vitet e fundit dhe shume prej tyre kanë falimentuar.

Humbjet që janë akumuluar nga kursi i këmbimit kanë çuar në mbylljen e shumë bizneseve në sektor, dhe të tjera që janë në aktivitet nuk kanë investuar vitin e kaluar. Bizneset e fasonit pohuan se përgjatë 2024 dhe në ketë periudhë janë duke punuar nën-kapacitet e për rrjedhojë nuk kanë asnjë plan për rritjes investimesh.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se bizneset kanë ulur investimet në zërat kryesore të tilla si makineri pajisje, toka dhe ndërtesa.Ulja e investimeve të biznesit nuk është një lajm i mirë për rritjen e ekonomike dhe atë të punësimit në periudhën afatmesme, por pritet të kompensohet disi nga rritja e investimeve në sektorin publik.

Shpenzimet kapitale (pra, investimet publike) për periudhën 2026-2028 janë mesatarisht rreth 5.9 për qind e PBB në çdo vit buxhetor. Kjo përfshin gjithashtu investimet e reja publike, të cilat mund të realizohen në kuadër të Planit të Ri të Rritjes të zbatuar nga Bashkimi Europian.

Këtë vit zëri buxhetor i investimeve publike është planifikuar rreth 162 miliardë lekë ose 41 për qind më shumë se fakti i vitit 2024. Viti 2025 thyen rekordet historike pasi financimi i brendshëm pritet të jetë 112 miliardë lekë ose më shumë se 1,1 miliardë euro./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë