Pogradeci duket se nuk po gjen qetësi nga përplasja e grupeve kriminale që kanë lindur viteve të fundit në këtë qytet. Bëhet fjalë për vijimin e betejës së grupit të Firdeus Berberit, shoku i të cilit thuhet se u kap me armë zjarri afër hotelit të njohur në Pogradec, me djalin e të zotit të këtij hoteli ka pasur probleme i riu Berberi.
Gjykata e Korçës, ka vendosur të mbyllë në burg Enes Shaho, 21-vjeçarin e arrestuar një javë më parë për “Mbatje pa lejë të armëve dhe municioneve”. Policia e Pogradecit, ka ngritur dyshime se i riu ishte pozicionuar gjatë orëve të natës, për të goditur njerëz të afërm të familjes Muçllari në Tushemisht.
Shaho, sapo ka konstatuar prezencën e policisë, ka dalë nga makina dhe ka hedhur në lumë, armën që mbante me vete. Policët kanë arrestuar 21-vjeçarin, e bashkë me të kanë gjetur në lumë dhe armën e zjarrit.
I riu është djali i një besimtari (Hoxhë), në Pogradec, ndërsa rezulton edhe më parë i dënuar për akuzën e “Kanosjes” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.
Enes Shaho, rezulton të jetë shoku i ngushtë i Firdeus Berberit, i cili u kap në Janinë të Greqisë, së bashku me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu.
Sipas policisë së Pogradecit, në momentin e arrestimit Enes Shaho, ishte në shoqërinë e dy persona të tjerë, ku njëri qëndronte në pozicionin e shoferit dhe dy të tjerë në sedilje. Makina e tyre është konstatuar nga policia rreth orës 01:20 të natës, në vendin e quajtur “Ura e Tushemishtit” shumë pranë Hotel “Voloreka”, pronë e babait të Johan Muçllarit, i cili i ka shpëtuar tre sulmeve me armë.
Enes Shaho, kishte pak kohë që ka dalë nga burgu, ndërsa në Pogradec njihet se anëtar i një grupi kriminal që drejtohet nga Ilir Berberi ose siç njihet ndryshe në qytet “Lili i Rrushkës”.
Njëherësh Enes Shaho, ka lidhje shoqërore me djalin e këtij të fundit, Firdeus Berberin, që pritet të ekstradohet nga Greqia për tu përballur me akuzën e “Vrasjes me me dashje” të mbetur në tentativë në dëm të Johan Muçllarit, ngjarje kjo e ndodhur një vit më parë në Pogradec.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Qershor09:00
Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit
Mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të fundit, atij të Lëndës me Zgjedhje. Testimi do të nisë...
AKTUALITET
18 Qershor21:00
Shoqëronte Ervis Martinaj para zhdukjes, gjykata dënon me burgim ish-policin Jeton Lami
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burg policin Jeton Lami. Jeton Lami është polici që është parë n&e...
AKTUALITET
18 Qershor16:00
‘Shqipëria nxjerr jashtë loje Kroacinë’! The Telegraph: Miliona pushues britanikë mund të dynden së shpejti drejt Shqipërisë
Turizmi shqiptar vijon të promovohet në mediat ndërkombëtare duke i bërë jehonë, vendit tonë, që ka pothuajse gji...
AKTUALITET
18 Qershor14:00
Vrasja e Ardian Nikulajt, DailyMail: Tre britanikët rrezikojnë të paktën 31 vite burg
TIRANË- Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka marrë sërish vëmendjen e mediave britanike. Kjo pasi DailyMail ka pub...
AKTUALITET
18 Qershor11:00
Skandali me videon erotike, SPAK e OPGJ hetime në bashkinë Kukës, verifion pamjet filmike
Prej së premtes prokurorët e SPAK dhe OPGJ kanë zhvilluar hetime në bashkinë e kukësit për të verifikuar të dh&eu...
AKTUALITET
18 Qershor10:00
E rëndë në Ksamil, 40 vjeçarit i shpërthen bombola e oksigjenit, gjendet i mbytur me rroba polumbari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil ky një 40 vjeçar që i...
AKTUALITET
18 Qershor09:00
Aksident i rëndë në afërsi të TEG-ut, motori përplas për vdekje një person
Një aksident i rënë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të TEG-ut ku një person...
AKTUALITET
17 Qershor09:19
Vera nuk duket askund, një tjetër fundjavë me reshje e vranësira
Fundjava nis me reshje shiu në vendin tonë.
Kryesisht në pjesën e parë të ditës së sotme moti parashikohet me vran&eu...
AKTUALITET
17 Qershor09:13
'Fajin e ka politika shqiptare'- Deportohet shqiptari nga Britania, Murtari i dënuar me 11 vite burg, autoritetet i zbulojnë 'skemën'
BRITANI E MADHE- Asim Murtari i cili u deportua nga Britania pasi përdori një emër të rremë për të marrë një pasa...
AKTUALITET
17 Qershor09:13
Operacion ANTIDROGË në Korçë! Kontrolle gjatë natës, 8 të arrestuar, sekuestrohen kokainë, kanabis & makina
KORÇË- Finalizohet operacioni antidrogë në Korçë. Drejtoria vendore e policisë së juglindjes zhvilloi operacionin ...