AKTUALITET

Buxheti për Arsimin ngel në klasë/ Lili Sula: Buxheti i 2026 pa vizion, 13 vite mashtrim dhe asnjë plan

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2025, 13:19

Buxheti për Arsimin ngel në klasë/ Lili Sula: Buxheti i 2026 pa

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula përmes një konference për mediat deklaroi se buxheti për arsimin e vitit 2026 tregoi se ky sektor nuk është prioritet për qeverinë.

Papërgjegjshmëri përcaktuese për sot dhe të ardhmen.  Mbeten 16% të minorenëve jashtë sistemit  politika që na largojnë nga BE.

“Buxheti nuk përputhet me rëndësinë e arsimit. Vlerësimet e fundit, si ato të PISA-s, treguan rënie alarmante të cilësisë në arsim.

Papërgjegjshmëri përcaktuese për sot dhe të ardhmen. Mbeten 16% e minorenëve jashtë sistemit arsimor, një politikë që na largon gjithnjë e më shumë nga BE.

Nxënësit dhe studentët po përballen me ofertën arsimore më të ulët ndonjëherë. Prej 13 vitesh, Rama mashtron shqiptarët me nivelin e buxhetimit për arsimin. Një buxhet i pakrasueshëm me atë të bashkimit europian dhe rajonin. Mësuesit, pedagogët, dhe kërkuesit do të kenë pagesat më të ulta. 

Në buxhetin 2026 nuk ka asnjë plan dhe asnjë zë për të rikthyer emigrantët në Shqipëri”, deklaroi Lili Sula.

DEKLARATA E DREJTUESES SË DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT NË PD, LILI SULA

Buxheti për arsimin dhe shkencën, që u paraqit nga qeveria, tregon atë ç’ka ka njoftuar Partia Demokratike disa herë, se arsimi parauniversitar, arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor, nuk konsiderohen prioritete të zhvillimit të vendit.

Ndërmjet financimit të arsimit dhe edukimit dhe financimit të koncesioneve të oligarkëve, qeveria zgjedh të financojë oligarkët dhe klientët e saj.
Buxheti për arsimin dhe shkencën në 2.53% të PBB-së, nuk përputhet as me rëndësinë strategjike të sektorit, as me nevojat urgjente të adresuara nga institucionet ndërkombëtare, as me ndalimin dhe zgjidhjen e krizës së sistemit parauniversitar dhe të lartë.

Kujtojmë se Vlerësimet e fundit ndërkombëtare, si PISA, treguan rënien alarmante të nivelit të nxënësve tanë. Ndërkaq, universitetet tona nuk përmbushin asnjë nga treguesit e cilësisë, dhe nuk arrijnë as të vlerësohen dhe as të rankohen në vlerësimet ndërkombëtare.
Ligjërimi i përdorur, në ato që qeveria i konsideron prioritete 2026-2028 në arsim, tregon për papërgjeshmërinë e saj për këtë fushë me rëndësi përcaktuese për sot dhe të ardhmen e vendit. Flitet në mënyrë të përgjithshme, pa asnjë të dhënë statistikore për probleme të rënda të arsimit që kanë ardhur duke u përkeqësuar nga viti në vit, si për Rritjen e numrit të fëmijëve që ndjekin arsimin parashkollor; për reduktimin e numrit të klasave kolektive, në arsimin parauniversitar. Pretendohet të rritet numri i nxënësve që do të ndjekin arsimin e mesëm duke lënë jashtë sistemit arsimor 16% të nxënësve 15-vjeçarë, minorenë të pambrojtur ndaj papunësisë, varfërisë dhe margjinalizimit social – objektiv që nuk na largon nga anëtarësimi në BE.

Me këtë financim;
● Arsimi parauniversitar do të vijojë me pamundësitë e zhvillimit të cilësisë së shërbimit.
● Arsimi profesional do të vijojë të mos përmbushë rolin dhe funksionet e tij.
● Arsimi i lartë do të vijojë me problemet për zhvilluar këtë të mirë publike.
● Studiuesit do të vijojnë të sfidohen në veprimtaritë e tyre kërkimore. Fondi për kërkimin shkencor është vetëm 0.06% e PBB-së, i pakrahasueshëm me buxhetin e vendeve të BE e shumë më i ulët krahasuar me vendet e rajonit.
● Nxënësit dhe studentët do të vijojnë të përballen me vështirësitë e shkollimit dhe me ofertën arsimore më të ulët në rajon dhe më gjerë.
● Mësuesit, pedagogët dhe kërkuesit do të vijojnë të kenë statusin profesional e financiar më të ultë në vend dhe në rajon.

Është e qartë se me financimin prej 2,5 % të PPB, gati 10 herë më të ulët se vendet e OECD dhe BE, qeveria nuk ka asnjë objektiv për ta nxjerrë arsimin nga gremina e të ndërmarrë reforma reale që e afrojnë me standardet europiane.
Prej 13 vitesh kryeministri Rama mashtron shqiptarët për buxhetim 5% të PBB të arsimit dhe shkencës dhe sot ende nuk jemi në vlerën e buxhetimit të qeverisjes se Partisë Demokratike. Prej 13 vitesh rinia emigron për të studiuar e punuar jashtë vendit, duke i lënë bosh auditorët – qeveria mbyll sytë para plagës kombëtare të shpopullimit. Në buxhetin 2026 nuk ka asnjë plan e zë për të kthyer të rinjtë në atdhe. Qeveria vijon të gënjejë hapur për mbështetje me bursa për studentët që ndjekin degët prioritare .
Arsimi është pasuria më e madhe e shoqërisë me fuqinë transformuese më të madhe e të pakrahasueshme me çdo investim tjetër dhe qeveria duhet ta kishte prioritet. Por ky buxhet dëshmon vazhdimësinë e një politike që nuk e sheh dijen si investim kombëtar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë