AKTUALITET

Rama pranon dështimin, premton 15 milionë euro ekstra për pacientët me kancer

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2025, 12:02

Rama pranon dështimin, premton 15 milionë euro ekstra për

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi sot se do të hapet një linjë financimi nga buxheti i shtetit për pacientët me kancer.

Kryeministri shpjegoi se do të futen 15 milionë euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut, gjithashtu tha se për herë të parë gratë e vajzat që kanë kaluar kancerin e gjirit do të përfitojë të plotë dhe falas shërbimin e rikonstruksionit të gjirit. Kryeministri mburret se me paratë ekstra do të zgjidhi problemin e pacientëve me kancer por në fakt nxjerr në pah dështimin të cilin Rama e pranon vetë.

“Për herë të parë do të hapim një linjë financimi vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 milionë euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut.

Për herë të parë shërbimi i rikonstruksioni i gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas”, tha Rama.

Në kohen që pacientet prej më shumë vitesh vuajnë mungesën e kimioterapisë në vitin 2025 kryeministri kujtohet për ta financuar këtë sektor problematik

Piranjat.al i bëjnë një pyetje të hapur  Kryeministrit Rama:

Kush do të mbaj përgjegjësi për jetët e humbura për shkak të mungesës së barnave?

kush do të mbaj përgjegjësi për rastet që sëmundja ka avancuar ndërkohë s’ka pasur mjekim?!

Problemi me mungesën e ilaçeve për trajtimin e kancerit është bërë mediatik që në vitin 2021 nga vetë shefja e shërbimit Onko-hematologjisë pediatrik Anila Godo.

“Gjatë jetës sime në spital nuk kam qenë asnjëherë e plotësuar 100% me kimio me citostatik  kam pasur periudha me 90%  apo 80%  por nuk mund te them qe kam pasur 1 vit të tërë të mbuluar”, shpjegoi Anila Godo gjatë një interviste për Syri Tv.

Kryeministri premtoi se 4600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si edhe 14 mijë teknikë e laborantë, do të përfitojnë një rritje të re pagash.

“Po ndalem tek lufta me kancerin dhe nevoja për barna të shtrenjta që kërkon kjo luftë.

Për herë të parë do të hapim një linjë financimi vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 milionë euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut.

Për herë të parë shërbimi i rikonstruksioni i gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë do të udhëheqë projektin e ngritjes Institutit Kombëtar të Tumoreve për Shqipërinë 2030.

Ndërkohë 4600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si edhe 14 mijë teknikë e laborantë, do të përfitojnë një rritje të re pagash.

Ky është një mesazh për gjeneratën e re të bluzave të bardha se në Shqipëri qëndrohet e punohet me dinjitet. Shqipëria 2030 do bëhet vendi ku ikja do të jetë thjesht zgjedhje individuale, jo imponim nga pamundësia për të qëndruar dhe punuar këtu”, deklaroi Rama.

Realiteti në Shqipëri është ndryshe, mjekët, infermierët dhe farmacistët janë larguar masivisht duke krijuar mungesa të theksuara në shërbimin shëndetësor. Me këtë premtim, Rama dëshiron të frenojë largimet e personelit shëndetësor, por mungesa e kushteve i ka bërë bluzat e bardha të zgjedhin Gjermaninë./Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë