AKTUALITET

Debatet në Kushtetuese/ Profesionistët e lirë në ankth, a do të shfuqizohet ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”?!

n.f Përditësimi i fundit 18 Qershor 2024, 13:27
Debatet në Kushtetuese/ Profesionistët e lirë në ankth, a do
Seanca

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka nisur sot shqyrtimin e 3 padive për shfuqizimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat që nisi zbatimin me profesionet e lira. Në seancën e sotme janë dëgjuar argumentet e 3 përfaqësuesve të padive, ajo e depozituar nga jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, padia e Shoqatës së “Instituti i Kontabilistëve të Miratuar” (IKM) dhe Shoqatës së “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar” (IEKA), si dhe nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” u padit fillimisht në Gjykatën Kushtetuese në muajin shkurt nga 38 deputetë të partisë Demokratike. Deputetja Jorida Tabaku përmendi gjatë seancës dëgjimore se ndër vite nga qeveria ka pasur lëvizje të mëdha në politikat e taksave, duke krijuar paqëndrueshmëri te tatimpaguesit, çka ka sjellë jo vetëm cenim të sigurisë juridike, por edhe me shtetin e së drejtës.

“Ne presim që Gjykata Kushtetuese, të shohë a është sistemi tatimor eficent, a përmirëson dhe mbështet transparencën ndaj tatimpaguesve”, pohoi ajo.

Tabaku tha se ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”, taton trurin, godet shtresën e mesme, duke shtuar efekt bumerang, me krijimin e skemave fiktive për shmangien e tatimeve.

“Çdo profesion i lirë është një profesion i shtrirë në kohë, më shumë kosto studimi, investime shtesë dhe nuk mund të krahasohet me biznese të ngjashme. Profesionistët e lirë janë klasifikuar ndryshe nga personat e tjerë tregtarë të këtij ligji”, tha ajo.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu tha se përgjatë muajit prill referuar nga të dhënat e QKB-së, për shkak të parapagimit të tatimit kanë pezulluar aktivitetin 10,470 biznese të profesioneve të lira dhe ka shpallur falimentin 1 kompani.

Shfuqizimi i ligjit është kërkuar edhe nga Dhoma e Avokatisë. Përfaqësuesi i  Dhomës së Avokatisë tha se pas hartës së re gjyqësorë, edhe ky ligj është në vazhdën e cenimit të profesionit të avokatit.

“Qëllimi i ligjit ka qenë keqdashës. Në nenin 69, germa dh, përcaktohet një kategori që quhet individ tregtar, e cila nuk ekziston në fjalorin tatimor. Ka vetëm dy forma të ushtrimit të aktivitetit të biznesit, ose i vetëpunësuar, ose subjekt juridik në formën e një shoqërie tregtare të përcaktuar nga ligji për shoqëritë tregtare, ose sipas Kodit civil, shoqëri e thjeshtë. Nuk ka kategori tjetër. Dhe individi tregtar ëhstë futur që të përjashtohen dy subjekte dhe i pari të ngelet.

Së dyti, si funksion individi tregtar, çfarë formë juridike ka. A mund të shpjegohet kjo nga përfaqësuesit e qeverisë?

Së treti, lidhur me konceptin se profesionet e lira, përfshirë edhe avokatinë nuk mund të përjashtohen nga detyrimi për pagesën e tatimit. Keqdashësia është e tillë, sa që iu dashur të aktivizojnë një pjesë të profesionistëve të tyre, ku përveç integritetit profesional, kanë ceduar edhe në atë moral, duke iu mbushur mendjen popullsisë që avokati nuk mund të përjashtohet nga detyrimet. Kush tha që avokati është i përjashtuar nga detyrimet? Avokati paguan tatim mbi të ardhurat personale nga paga, tatim burim qoftë qiramarrës, qoftë qiradhënës. Avokati paguan tatimin vjetor mbi pasurinë për ambiente pune, taksën e infrastrukturës arsimore, taksën e reklamës, taksën e tabelës”, pohoi përfaqësuesi i Dhomës së Avokatisë.

Ai tha se më këtë nivel tatimi një avokat me të ardhura 2 milionë lekë në vit, arrin të sigurojë një pagë prej 90 mijë lekë, një e ardhur e pamjaftueshme për të përballuar jetesën, kur pagat e administratës janë 30 deri 40% më të larta se kjo e ardhur.

Avokati Aigest Milo, përfaqësues i IKM dhe IEKA e nisi fjalën e mbrojtjes, me mënyrën e padrejtë që propozuesit e ligjit dhe ligjvënësit kanë tentuar ta kanalizojnë diskutimin publik mbi dy çështje. Atë sipas tij që një kategori tatimpaguesish ka bërë abuzim me skemën që ka qenë deri tani në fuqi dhe avantazhet e padrejta apo jo që kanë marrë një kategori tatimpaguesish si profesionet e lira.

“Kanalizimi në këto diskutime ka anashkaluar debatin kryesor dhe për problematikën kryesore të këtyre dispozitave, që është trajtimi i padrejtë që shkel disa parime të Kushtetutës të cilët bëjnë që të anatemohet një grup profesionistësh që japin kontributin e tyre në ekonominë e vendit.

Ky diskutim është i padrejtë, pasi vetë propozuesit e ligjit jo më larg se 2 vjet më parë kanë vendosur në ligjin “Për procedurat tatimore”, një nen specifik që synon të trajtojë këtë problematikë. Që do të thotë që organet tatimore, i kanë të gjitha mjetet, për të luftuar abuzimin e mundshëm dhe nuk ka nevojë të kolektivizohet një zgjidhje për të gjithë profesionistët e ndershëm”.

Më tej ai vijoi se ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” shkel parimet e barazisë së Kushtetutës, të drejtën themelore të veprimtarisë ekonomike, cenon parimin e shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike si dhe të rezervës ligjore në fushën tatimore që është absolute.

Milo tha se gjatë procesit të konsultimit publik, nuk u vu asnjëherë në dispozicion relacionin shpjegues apo provat që çuan në ndërmarrjen e këtij ndryshimi ligjor.

“Nuk janë sjellë modele dhe analiza ku është bazuar kjo, as nga rajoni as nga vende të BE-së.”

Brenda 30 qershor bizneset e profesioneve të lira, do të duhet të paguajnë këstet e parapagimit dhe dëmi që mund t’u vijë këtyre tatimpaguesve është i shumëllojtë, që nga pamundësia për të paguar dhe deri te kolapsimi i gjithë sistemit të tatimpaguesve sipas Milos.

Gjykata Kushtetuese duhet të urdhërojë pezullimin e këtyre dispozitave, tha Milo në mënyrë që të ketë kohë për shqyrtimin në themel të kërkesave tona dhe nga ana tjetër buxhetit nuk i vjen dëm nga kjo sepse të ardhurat e parashikuara janë të vogla, dhe të rregullohen në pjesën e mbetur të vitit.

Marre nga Monitor

profesionet e lira tati gjykata kushtetuese

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë