AKTUALITET

Deklarata ‘bombë’ e gazetares: Një kriminel donte të bëhej i penduar, për të zbardhur zhdukjen por nuk iu dha statusi

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Tetor 2025, 21:20
Deklarata ‘bombë’ e gazetares: Një kriminel donte të

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se babai i Martinajt ka kërkuar zyrtarisht që djali i tij të shpallet person i zhdukur, duke shënuar kështu një hap të ri në procedurën ligjore.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala deklaroi më tej se një person i njohur nga bota e krimit të organizuar ka kërkuar të marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, me pretendimin se ka dijeni për fatin e Ervis Martinajt. Megjithatë, sipas Lalës, autoritetet nuk i kanë dhënë këtë status, dhe rrjedhimisht dëshmia e tij nuk është marrë në konsideratë.

"Mustafa Martinaj ka kërkuar shpalljen si të zhdukur të djalit të tij, Ervis Martinaj. Xhaxhai i Martinaj ka vajtur në polici në 2022 duke thënë se ka humbur kontaktet me Ervis Martinaj. Nga ai vit, për fatin e Ervis Martinajt nuk dihet asgjë. 

Babai i Martinajt ka kërkuar nga gjykata shpalljen si të zhdukur të djalit të tij. Në momentin që familjarët nuk kanë kontakt me familjarin, për një periudhë dy vite, iu lind e drejta, të kërkojnë shpalljen si të zhdukur dhe të kenë akses mbi të drejtat e tij pronësore. Në këtë aspekt, Mustafa Martinaj iu drejtua gjykatës pasi kanë kalur tre vite. Me short është zgjedhur gjyqtari dhe po e shqyrton.

Çfarë bën gjykata?

Shpallen njoftimet dhe qëndrojnë gjashtë muaj me rradhë, në këtë periudhë, nëse ndonjë person mund të kenë të dhëna që mund të informojnë për fatin e Martinaj, i bëhet me dije gjykatës. Nëse nuk ka të dhënë, gjyqtari plotësohet në treshe gjykuese dhe ndryshon procedura. 

Gjyqtarët u bëjnë shkresa institucioneve dhe nëse merr përgjgje negative prej tyre, Martinaj shpallet i zhdukur. Më pas, mund të kërkojë familja pas katër vitesh të tjera ta shpallë të vdekur. Shpallja si i vdekur, është procedurë më e vështirë dhe e koklavitur. Nëse më vonë del që ai jeton, ka pastaj problematika ligjore sa i përket ndjekjes së tij penale. Mendoj se koha do të jetë më e gjatë për të shkuar në këtë pikë.

Prokuroria e Lezhës, dosjen e ka drejtuesi Arben Nika. E vetmja gjë që është bërë në këto tre vite, përveç marrjes së kamerave dhe pyetja e personave që kanë patur dijeni, ka hetim të çelur zyrtar, dosja është në prokurori, është pyetur vajza që e shoqëronte, është dënuar edhe polici që e shoqëronte, por dosja është në gjendje të fjetur. As nuk është pezulluar dhe as nuk është kthyer. Prokuroria mund ta riaktivizojë me hetime të thelluara, nëse ka informacione.

Fakti që Martinaj në këto tre vite nuk ka asnjë sinjal, më bën të dyshoj që mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë. Rasti i tij nuk është i thjeshtë, për shkak të personalitetit që kishte, përplasjeve të forta në botën e krimit dhe përplasje me mazhorancën përpara se të zhdukej. Ishte njeri i lojrave të fatit e me rradhë. 

Nuk ka të dhënë tjetër. Në informacionet që kam disponuar, ka patur tentativë të një personi, që mund të konsiderohet si njeri i rëndësishëm i krimit, që ka patur tratativë për të marrë statusin e të penduarit, nuk i është dhënë. Nuk di të them pse nuk i është dhënë statusi", deklaroi Lala.

 

ervis martinaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë