AKTUALITET

Tjetër përplasje mes Stojanit dhe Bogdanit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kësaj here për prokurorin e Sarandës

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Tetor 2025, 19:47
Tjetër përplasje mes Stojanit dhe Bogdanit në Këshillin e

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk gjen paqe. Në mbledhjen e zhvilluar të enjten, procedura për plotësimin e vendit vakant të drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës u kthye në objekt debati mes anëtarit të Këshillit, Sokol Stojani dhe kryetares Mirela Bogdani.

 

 

Në rendin e ditës ishte rikthyer për diskutim çështja e plotësimit të vendit vakant, edhe pse Komisioni i Karrierës ku bëjnë pjesë Stojani në rolin e relatorit, Bogdani dhe Ledina Riza kishin nënshkruar tre relacione të ndryshme për t’ia paraqitur Këshillit për shqyrtim dhe votim.

 

Stojani e akuzoi Bogdanin se me vendosjen e kësaj pike në rendin e ditës kishte tejkaluar kompetencat e saj, pasi projekt-aktet dërgohen në Këshill nga komisionet dhe relatorët.

‘Ju duhet të mbani përgjegjësi para Këshillit se keni shkelur ligjin,’ tha Stojani, duke sjellë në vëmendje edhe raste të tjera kur Bogani ka mbajtur të njëjtin qëndrim. Ai shtoi se kryetarja e Këshillit ka vetëm rol koordinues dhe për sigurimin e korumit të nevojshëm për të zhvilluar mbledhjen.

Regjistrimi audio i mbledhjes u ndërpre disa herë, ndërkohë që Stojani kërkoi që të mos ndërpritej regjistrimi.

I kontaktuar nga BIRN, Stojani sqaroi se Prokuroritë e Sarandës dhe Kukësit ishin pa drejtues dhe se ishte emergjente që të caktohej dikush.

‘Komisioni ka vendosur ta sjellë në Këshill me tre versione të ndryshme. Nuk mund të them se do fitojë alternativa ime, por ta avancojmë. Nuk mund ta mbajmë pafund,’ tha ai.

Në diskutime gjatë mbledhjes u përfshinë edhe anëtarët Zeqir Hoda dhe Ledina Riza. Stojani i kujtoi Rizës se ajo kishte nënshkruar vetë relacionin për t’u sjellë për shqyrtim dhe votim.

Hoda i kërkoi Stojanit që të paraqiste në këshill një propozim konkret. ‘Për refleksione nuk është momenti. Kushdo që ka qëndrim të bëjë propozim,’ tha ai.

Stojani kërkoi që kjo pikë të hiqej nga rendi i ditës, ndërsa prokurori Hoda e propozoi të vijohej.

Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani i tha BIRN përmes një bisede telefonike se kishte vlerësuar që t’i linte vend diskutimeve mes anëtarëve prokurorë, duke qenë se ata janë direkt të përfshirë në avancimet në karrierë të magjistratëve. ‘Pas tyre diskutojmë ne që jemi anëtarë joprokurorë dhe kryetari flet në fund të të gjithëve’, tha ajo.

Bogdani sqaroi gjithashtu se duke pasur qëndrime të ndryshme në Komision, ajo kishte vlerësuar që  çështja të merrte gjykimin e Këshillit në mënyrë që ‘të shterojmë diskutimet dhe të veprojmë në përputhje me ligjin’.

Kryetarja e Këshillit tha se bazuar në ligj dhe në praktikën e mëparshme, drejtuesi nuk mund të caktohet pa qenë më parë në atë zyrë, siç ajo e përshkroi alternativën e propozuar nga Stojani.

‘Në ketë kontekst vlerësoj se procedura e propozuar nga z.Stojani bie në kundërshtim me ligjin dhe praktikën e KLP-së’, tha Bogdani.

Por sipas Stojanit, prokurorët e Prokurorisë së Sarandës dhe Kukësit kanë pak vite eksperiencë dhe për rrjedhojë nuk mund të caktohen drejtues, pasi nuk i plotësojnë kushtet ligjore. Ai sqaroi më tej se është e vështirë që prokurorët që shërbejnë pranë prokurorive të mëdha, të pranojnë të transferohen fillimisht si prokurorë të thjeshtë pranë prokurorive të vogla e të largëta. Po ashtu, Stojani solli në vëmendje se ka pasur raste të ngjashme, kur Këshilli ka vendosur të caktojë përkohësisht si drejtues prokurorë jashtë prokurorive përkatëse, pasi ka qenë nevojë emergjente.

Ai nënvizoi se problemi që ngriti të enjten kishte të bënte me procedurën e ndjekur, të kalimit për diskutim të një çështje që duhej të kalonte për votim, duke sjellë zvarritje.

Pas diskutimeve dhe debateve mes anëtarëve prokurorë, nuk u arrit një vendimarrje konkrete për këtë pikë të rendit të ditës në mbledhjen e të enjtes.

Ndërkohë, Këshilli miratoi ndër të tjera caktimet e përkohshme të drejtuesve të prokurorive Durrës dhe Vlorë, si dhe rregulloren ‘Për caktimin e prokurorëve si magjistratë udhëheqës në programin e praktikës profesionale dhe për vlerësimin etik dhe profesional cilësor të kandidatëve për magjistratë’. /Birn/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë