AKTUALITET

Denoncimi i Ervin Resulit: Skandal me mandarinat nga Shqipëria, mbetje pesticidesh të ndaluara në BE, ministria fsheh rastin

r.ll Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2024, 09:50
Denoncimi i Ervin Resulit: Skandal me mandarinat nga Shqipëria, mbetje
foto ilustruese

TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë periudhës 29 nëntor - 11 dhjetor 2024, sistemi europian i sigurisë ushqimore RASFF ka raportuar tre raste të ndotjes me mbetje të pesticideve Chlorpyrifos dhe Phosmet në ngarkesa mandarinash me origjinë nga Shqipëria.

Ai njofton se këto substanca janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe të ndaluara në Bashkimin Europian për shkak të dëmeve të tyre afatgjata. Resuli shprehet se Ministria e Bujqësisë fsheh rastin dhe nuk ka publikuar asnjë njoftim për qytetarët, pasi sipas tij zëvendësministri Dhimo Kote është një nga tregtarët kryesor të mandarinave. Ai kërkon të merren masa të menjëhershme dhe të bëhet transparencë publike lidhur me çështjen. 

SKANDAL ME MANDARINAT NGA SHQIPËRIA: MBETJE PESTICIDESH TË NDALUARA NË BE,MINISTRIA FSHEH RASTIN 

Gjatë periudhës 29 nëntor - 11 dhjetor 2024, sistemi europian i sigurisë ushqimore RASFF ka raportuar tre raste të ndotjes me mbetje të pesticideve Chlorpyrifos dhe Phosmet në ngarkesa mandarinash me origjinë nga Shqipëria. Këto substanca janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe të ndaluara në Bashkimin Europian për shkak të dëmeve të tyre afatgjata. Por Ministria e bujqesise fsheh rastin dhe nuk publikon anje njoftim per qytetaret pasi Zv.Ministri Dhimo Kote eshte nje nga tregtaret kryesor të mandarinave .

1. 29 nëntor 2024 – Chlorpyrifos në mandarina. Ngarkesa është zbuluar në Kroaci.

Denoncimi i Ervin Resulit: Skandal me mandarinat nga Shqipëria, mbetje

2. 11 dhjetor 2024 – Phosmet në mandarina. Ngarkesa është identifikuar në Kroaci.

Denoncimi i Ervin Resulit: Skandal me mandarinat nga Shqipëria, mbetje

3. 11 dhjetor 2024 – Chlorpyrifos në mandarina. Ngarkesa është raportuar nga Kroacia me ndalesë të mëtejshme në Itali dhe Republikën Çeke.

Denoncimi i Ervin Resulit: Skandal me mandarinat nga Shqipëria, mbetje

Të gjitha këto raste janë EC-validated, që do të thotë se janë verifikuar si të sakta dhe përmbajnë mbetje të larta të këtyre pesticideve.

ÇFARË ËSHTË CHLORPYRIFOS?

Chlorpyrifos-ethyl është një pesticid që:

Ndikon në zhvillimin e trurit tek fëmijët, veçanërisht në fazat e hershme të jetës.

Shkakton dëmtime të sistemit nervor dhe çrregullime të sistemit endokrin.

Rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe kancer.

Chlorpyrifos është ndaluar plotësisht në BE për përdorim dhe tregtim me Rregulloren Implementuese të Komisionit 2020/18/BE, datë 10 janar 2020, e cila hyri në fuqi më 16 shkurt 2020.

Në Shqipëri, ndalimi i përdorimit të tij është bërë me Urdhrin e Ministrit Nr. 26, datë 22.1.2020, ku përcaktohet se:

"Të kryhet çregjistrimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve që përmbajnë Chlorpyrifos brenda datës 16 shkurt 2020".

ÇFARË NDODH NË SHQIPËRI?

Ndërkohë që legjislacioni shqiptar është harmonizuar me atë të BE-së, realiteti në terren tregon një mungesë totale të mbikëqyrjes dhe transparencës.

Ngarkesat e bllokuara nga BE tregojnë se këto pesticide ende qarkullojnë dhe përdoren në vend.

Ministria e Bujqësisë nuk ka bërë publik asnjë njoftim nëse këto produkte janë konsumuar në tregun vendas apo janë asgjësuar sipas ligjit.

Tregtarët dhe fermerët vazhdojnë të përdorin produkte të ndaluara, duke rrezikuar shëndetin publik dhe reputacionin e eksporteve shqiptare.

PSE KY SKANDAL ËSHTË I RËNDË?

Këto raste tregojnë qartë një dështim të sistemit të kontrollit të produkteve ushqimore nga autoritetet shqiptare. Për më tepër:

1. Ministria nuk ka informuar publikun për rrezikun e konsumit të këtyre mandarinave.

2. Nuk dihet nëse produktet janë bllokuar dhe groposur, apo kanë përfunduar në tavolinat e qytetarëve shqiptarë.

3. Eksportet e produkteve shqiptare po dëmtohen në tregjet europiane për shkak të mbetjeve të pesticideve të ndaluara.

KËRKOHET TRANSPARENCË PUBLIKE DHE MASA TË MENJËHERSHME!

A janë konsumuar këto ngarkesa në tregun vendas?

Çfarë masash janë marrë për ndalimin e importit dhe përdorimit të produkteve që përmbajnë Chlorpyrifos?

Pse nuk ka transparencë për asgjësimin e tyre sipas ligjit?

Kjo është një çështje e shëndetit publik dhe nuk mund të neglizhohet. Ministria e Bujqësisë duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal dhe të garantojë sigurinë e produkteve që tregtohen brenda dhe jashtë Shqipërisë.

ervin resuli

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë