Gazetari i Syri Tv Julian Hoxhaj thotë se janë vjedhur 100 mln euro në aferën korruptive të Tunelit të Llogarasë. Në një intervistë në Syri Tv, me gazetarin Bled Marku, Hoxhaj thotë se Belinda Balluku përmendet si një figurë që ka pasur 'dorë të lirë' në menaxhimin e financave publike në disa sektorë kyç, përfshirë energjinë dhe infrastrukturën.
E për sa kohë që këto para të vjedhura nuk kthehen në arkën e shtetit, hetimet dhe dënimet e SPAK-ut janë 'të barazvlefshme me zero'. Për qytetarin e thjeshtë që paguan taksa, drejtësia e vërtetë nuk është vetëm ndëshkimi i fajtorëve, por rikuperimi i dëmit financiar që i është shkaktuar vendit
Julian Hoxhaj: Shiko, është ironi e hidhur ta thuash fakt, por drita në fund të këtij tuneli për zbardhjen e korrupsionit vijon, ende të jetë larg. Pra, sa më thellë të futemi, aq më shumë kuptojmë se sa abuzime, po nuk është vetëm tuneli i Llogarasë. Zonja Balluku duket se ka pasur një lloj dore të lirë përsa i përket, përdorimit të financave publike në vepra të mëdha infrastrukturore, por jo vetëm, edhe në sektorin e energjisë, apo edhe në sektorë të tjerë që janë në varësi të saj, sepse nuk është vetëm ARSH-ja.
Më besoni që janë shumë institucione, është OSHE-ja, OSSH-ja, është KESH-i nga ana tjetër, që është sot po themi një institucion i infrastrukturës dhe energjisë. Energjisë. Është Fondi Shqiptar i Zhvillimit gjithashtu, pra, ka një seri institucionesh të cilat përfshihen në këtë histori dhe abuzimet …
Gazetari: Mos përmendim Portin e Durrësit.
Julian Hoxhaj: Ajo është një histori, një aferë, një mega aferë më vete, por që sigurisht do të duhet që SPAK të hetojë. SPAK thotë që po hetojmë, por ende deri më tani nuk kemi asnjë veprim. Dhe unë jam dhe e kam thënë dhe vijoj t'i qëndroj të njëjtit mendim që, për sa kohë dëmi kolateral financiar që u është shkaktuar qytetarëve shqiptarë nga zyrtarë të tillë nuk kthehet më mbrapsht, hetimet e SPAK janë të barazvlefshme me zero. Pra, sot askujt nuk i intereson dënimi i asnjë i asnjë zyrtari, thjesht sepse duhet ta çojmë për statistikë në burg apo në çdo lloj mase të tjera apo në çdo lloj dënimi tjetër pa kthyer pas dëmin.
Në tunelin e Llogarasë janë zhdukur rreth 100 milionë euro. Janë zhdukur!
Pra është bërë vepra publike me rreth 100 milionë euro, ndërsa 100 milionë euro të tjera të faktuara deri më tani kanë shkuar për kompanitë, janë shpërndarë si dividend, kanë shkuar për ura që nuk janë ndërtuar dhe për vepra publike të cilat u zhdukën rrugëve.
Pra, nëse këto para nuk kthehen në buxhetin e shtetit, hetimi dhe dënimi, në rastin më të mirë, nuk kanë asnjë vlerë për mua si qytetar që paguaj taksa.
Sepse nesër do të na ndodhi përsëri e njëjta histori.
Dhe kjo është fatkeqësia e drejtësisë së re sot, dhe unë po ju them një detaj shumë të rëndësishëm, që pas vitit 2019, kur SPAK nisi veprimtarinë e tij, çuditërisht abuzimet me tenderët filluan të rriten. Lindën skema të reja, lindën skemat 5D, lindën skemat 5B, pra filluan kompani nga hiçi të marrin tendera publikë pa asnjë lloj eksperience, filluan të ndërtojnë, të marrin tendera për të ndërtuar, e tmerrshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
15 Nëntor17:10
Dy automjete përplasen midis tyre në aksin Vlorë-Kotë, plagoset pasagjeri
Një tjetër aksident u regjistrua pasditen e sotme kësaj here në aksin rrugor Vlorë-Kotë pranë fshatit Qishbardhë.
N&eum...
AKTUALITET
15 Nëntor16:52
Një burrë përndjek 24-vjeçaren në Lezhë dhe i publikon të dhënat në rrjetet sociale, tani policia po e kërkon
Një e re në Lezhë ka kaluar çaste paniku, pasi është përndjekur nga një person.
Policia lokale bën me dije se sh...
AKTUALITET
15 Nëntor16:43
Nga rregullat për tifozët te bllokimi i 11 rrugëve në Tiranë, ja masat e policisë për ndeshjen Shqipëri-Angli
Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare ndërmjet Shqip&eu...
AKTUALITET
15 Nëntor16:40
Kamerat zbuluan atentatin brenda hotelit në Mamurras, Apeli jep vendimin për 25-vjeçarin. Ja me sa vite burg u dënua Klaudio Përkola
Gjykata e Apelit ka vendosur dënimin me 25 vite burg për Klaudio Përkolën, i cilësuar si personi që ka ndihmuar në atentatin ...
AKTUALITET
15 Nëntor16:34
VIDEO/ Momenti kur zjarrfikëset shpëtojnë fëmijët nga apartamenti nën flakë në zonën e Astirit
Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë një apartament në zonën e Astirit në Tiranë.
Ekipet e zjarrfi...
AKTUALITET
15 Nëntor16:27
Përplasen dy automjete në aksin Fier–Roskovec, disa të lënduar
Një aksident rrugor me disa të plagosur ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Roskovec, në zonën e njohur si &ldq...
AKTUALITET
15 Nëntor15:36
U arrestuan me bujë për efektivin e përfshirë në atentatin e Rinasit, Gjykata “shfryn” akuzat për policët
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelitë dy efektivët e policisë, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, të cilët u arrestuan pas atentatit me...
AKTUALITET
15 Nëntor15:22
“Jemi në këtë projekt për ty”/ Zbardhen mesazhet e ekspertëve me Evis Berberin për tenderin prej 2 milion eurosh
“...Ne jemi në këtë projekt për shkakun tënd dhe për ty. Thjesht më trego çfarë të bëj, dhe un&eu...
AKTUALITET
15 Nëntor15:15
E rëndë në Rrogozhinë, fëmija 2-vjeçar përplaset për vdekje
Një fëmijë 2-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që u regjistrua këtë të shtunë...
AKTUALITET
15 Nëntor14:59
EMRAT/ Arrestohen dy të rinjtë që plagosën me thikë 39-vjeçarin nga Mali i Zi
Janë arrestuar dy autorët e plagosjes me thikë të 39-vjeçarit, Vladimir Krsmanovic, orët e para të mëngjesit të...