
Në Shqipëri ka rënë pluralizmi politik.
Kështu deklaroi eksperti i njohur amerikan, Edward Joseph, dje në një dëshmi të fortë në Kongresin amerikan.
Profesori i njohur ishte një nga pjesëmarrësit në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara për çështjen e Ballkanit.
Duke u ndalur tek Shqipëria, Joseph theksoi zgjedhjet ishin me shumë probleme.
Po ashtu ai ngriti dyshime për efikasitetin e reformës në drejtësi.
“Më në fund e shkëputur nga rruga e vështirë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, Shqipëria po bën përparime mbresëlënëse drejt anëtarësimit.
Sundimi i ligjit mbetet një kërkesë thelbësore. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet kryesore të BE-së prej kohësh kanë mbështetur përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur, të besueshëm dhe efikas në Shqipëri. Të dhënat sugjerojnë një stok të fryrë çështjesh të mbetura pezull, duke i lënë qytetarët të presin me vite për një vendim përfundimtar. Këto vonesa minojnë besimin publik dhe të drejtën për proces të rregullt ligjor.
Raporti i vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e majit identifikoi një sërë ndërhyrjesh në procesin zgjedhor. ODIHR citoi raportime për frikësim, keqpërdorim të burimeve publike dhe presion ndaj punonjësve publikë, raste frikësimi dhe blerje votash, si dhe probleme me sekretin e votës.
Ndërsa SHBA vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Tiranën, një aleate besnike e NATO-s dhe partnere e SHBA-së, Uashingtoni duhet të ngrejë pyetje lidhur me sundimin e ligjit, integritetin dhe efikasitetin e gjyqësorit, arrestimet dhe ndjekjen penale të liderëve të opozitës, si dhe rënien e pluralizmit politik,” tha Joseph.
Kujtojmë se Joseph është Lektor dhe Bashkëpunëtor i Lartë tek Qendra Merrill për Studime Strategjike dhe Instituti i Politikës së Jashtme në universitetin ‘Johns Hopkins’.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Dhjetor09:52
Dyshohet se përndoqi 22-vjeçaren dhe e goditi me grushte, arrestohet 24-vjeçari
Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka përndjekur një 22-vjeçare. Sipas policisë përndjekja e t&eu...
AKTUALITET
3 Dhjetor09:47
Transferoi mbi 1 milionë euro në mënyrë të paligjshme, Prokuroria jep vendimin për Elisabeta Dostin
Transferoi në mënyrë të paligjshme pasuritë e shoqërisë duke përfituar mbi 1 milionë euro në dëm të...
AKTUALITET
3 Dhjetor09:14
EMRI/ Vrasja e biznesmenit në Elbasan, arrestohet një tjetër i dyshuar! Dyshohet se ka qenë ekzekutor
Policia ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Më...
AKTUALITET
3 Dhjetor09:15
Vidhte automjete në Durrës dhe Dibër, arrestohet 21-vjeçari
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedh...
AKTUALITET
3 Dhjetor09:00
Sot, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara
Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara.
Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata e...
AKTUALITET
3 Dhjetor08:45
“Rikthim në socializëm”/ Bie biznesi, për herë të parë në 30 vjet, shteti po mban në këmbë ekonominë
Ndonëse në vitin 2024, ekonomia shqiptare ka ruajtur rritjen rreth 4%, në të njëjtat nivele me vitet e mëparshme, nëse shih...
AKTUALITET
3 Dhjetor08:42
Apeli korrigjon SPAK-un/ Ish-Prokurori Aurel Zarka dhe të tjerët vepruan si grup i strukturuar kriminal
Cilësimi i gabuar nga ana e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për mënyrën e bashk&e...
AKTUALITET
3 Dhjetor08:15
Qeveria braktis mjedisin/ Nga 600 milionë euro taksa, çon më pak se 2% në këtë fushë
Qeveria shqiptare grumbullon më shumë se 600 milionë euro taksa mjedisore, por nuk çon për mbrojtjen e mjedisit as 2 për qind ...
AKTUALITET
3 Dhjetor08:11
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do të shitet me 83.7 lekë.
Nd...
AKTUALITET
3 Dhjetor07:53
Blegtoria në Maliq drejt falimentimit, i moshuari: Nuk marrim asnjë ndihmë nga shteti
Blegtorët e fshatrave në Maliq janë drejt falimentimit për shkak se nuk përfitojnë asnjë ndihmë nga shteti dhe pë...