Zbardhen detaje të reja nga operacioni i policisë ku u zbulua një arsenal armësh në zonën e Selitës, në Tiranë.
Sipas burimeve policore, mësohet se armët mbaheshin në një vilë trekatëshe dhe prej aty shiteshin në mënyrë të organizuar. Kur blerësit shkonin për t’i marrë, poseduesit e armëve dilnin jashtë banesës, i vendosnin në një kuti në formë pakoje dhe më pas ia dorëzonin personave që kishin bërë porosinë.
Hetimi për këtë grup kriminal ka nisur rreth dy muaj më parë nga Komisariati Nr.3 në kryeqytet. Policia arriti të dokumentojë veprimtarinë e paligjshme të këtij rrjeti të shitjes së armëve. Përmes agjentëve të infiltruar, u kryen blerje të kontrolluara armësh nga anëtarët e grupit kriminal, të cilat u filmuan dhe u shoqëruan me prova ligjore.
Pas kësaj faze u ndërmor edhe operacioni policor, ku u arrestuan katër persona dhe u sekuestruan 8 armë zjarri, një armë gjahu, një jelek antiplumb, municione, tre radio të ngjashme me ato të policisë dhe nëntë telefona celularë. Sa i përket çmimeve, armët e zjarrit, kryesisht pistoleta tip Glock, shiteshin në tregun e zi deri në 5 mijë euro copa, ndërsa automatikët deri në 3 mijë euro.
Në pranga ranë shtetasit Gloris Nezaj, Rezarto Rumi, Kelvin Caushi dhe Ardjan Caushi, të dyshuar si pjesë e grupit që ushtronte tregtinë e paligjshme të armëve.
Policia po heton edhe pistën se pranë vilës trekatëshe në Selitë ndodhet një person me rrezikshmëri të lartë, i cili dyshohet të jetë edhe kreu i këtij grupi kriminal.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Shkurt18:17
Bie sistemi i DPSHTRR-ës në Durrës, Bajraktari asnjë masë
Dhjetëra qytetarë kanë denoncuar kaosin në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ...
AKTUALITET
2 Shkurt18:06
Avokatët e Veliajt ankohen për seancën në GJKKO
Në një deklaratë për mediat, avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë reaguar pas zhvillimit të seancës së tij s...
AKTUALITET
2 Shkurt17:39
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, bllokohen edhe rrugët alternative
Situata në autostradën Durrës–Tiranë vijon të mbetet problematike, duke u kthyer në një shqetësim serioz për ...
AKTUALITET
2 Shkurt17:34
Shembja e rrugës në Dragostunjë, shoferi-dëshmitar tregon tmerrin që pa sy: Mu shemb mali para syve
Prej 8 orësh aksi Prrenjas-Libtrazhd ishte I bllokuar ditën e djehsme pas rrëshqitjes së gurëve dhe shkëmbinjve te Kthesat e Drago...
AKTUALITET
2 Shkurt17:16
‘300 mln $ dëme nga përmbytjet, shteti s’ka të paguajë’, Vuksani: Tokat do jenë të papërdorshme për 10 vite!
Për ditë të tëra Shqipëria mbeti nën pushtetin e ujit, ndërkohë që pasojat nga kljo ngjarje që alarmoi qytetar...
AKTUALITET
2 Shkurt17:06
Zbulohet skema, si i fshihnin të ardhurat kompanitë e ndërtimit dhe agjencitë imobiliare në Vlorë e Sarandë
Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimeve në Terren, ka vijuar kontrollet në Vlorë ...
AKTUALITET
2 Shkurt16:24
Përmbysja e kamionit në Vlorë, flasin dëshmitarët: Morën çunat kazmën e lopatat për të ndihmuar
Detaje të reja janë zbardhur nga një aksidenti në Vlorë, ku një kamion ra nga rruga në bregdet. Konkretisht, kamioni u rr&eum...
AKTUALITET
2 Shkurt16:02
Bllokimi i rrugës Librazhd- Qafë Thanë/ Ende inerte mbi rrugë, autoritetet në "gjumë "
Qarkullimi i automjeteve në aksin nacional Librazhd–Qafë Thanë, këtë të hënë në zonën problematike t&eum...
AKTUALITET
2 Shkurt15:56
Protestë për resortin në Rrjoll të Velipojës, banorët kundër projektit: Po na vidhet prona
Rikthimi i fadromave dhe makinerive për të nisur punën për ndërtimin e një resorti në fshatin Rrjoll të Velipojës, ...
AKTUALITET
2 Shkurt15:39
VIDEO/ Shihni gjendjen skandaloze si ka përfunduar Pediatria në Spitalin e Lushnjës
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë një reagim lidhur me gjendjen skandaloze të Pediatrisë në Spitalin ...