Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...

Dy punonjëse të Postës Shqiptare në Devoll janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se kanë vjedhur rreth 22 milionë lekë të rinj nga fondet e postës. Bëhet fjalë për Paola Shahollin, 29 vjeçe, përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë, dhe Eda Çelikun, 27 vjeçe, arkëtare-llogaritare në degën postare Devoll, të dyja banore të Bilishtit. Sipas njoftimit të policisë, ato dyshohet se në bashkëpunim kanë përvetësuar paratë gjatë periudhës shtator 2025 – janar 2026.
Përgjegjësja dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike, kryesisht të pensionistëve që jetonin jashtë vendit, duke falsifikuar nënshkrimet e tyre. Ndërsa arkëtarja dyshohet se ka manipuluar, hequr dhe falsifikuar mandatpagesat në evidencat e librave të arkës dhe në sistemin e menaxhimit të parave cash, në mënyrë që të favorizonte përvetësimin e fondeve nga 29-vjeçarja.
“Nga hetimet dyshohet se këto shtetase, duke shpërdoruar detyrat, kanë përvetësuar rreth 22 milionë lekë të rinj nga fondet e postës. Shtetasja P. Sh. dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike, kryesisht të pensionistëve që jetonin jashtë shtetit, duke falsifikuar nënshkrimet e tyre. Ndërsa shtetasja E. Ç. dyshohet se ka manipuluar, hequr dhe falsifikuar mandatpagesat nga evidenca e librave të arkës dhe sistemi i menaxhimit të parave cash, për të favorizuar vjedhjen e fondeve nga 29-vjeçarja”, njofton policia.
Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa organet ligjzbatuese po punojnë për rikuperimin e shumës së përvetësuar.
Pas procedimit penal ndaj dy punonjëseve të Zyrës Postare Bilisht në Korçë për dyshimet e përvetësimit të fondeve, Posta Shqiptare ka dalë me një reagim zyrtar për opinionin publik.
Reagimi:
Institucioni njofton se, pas konstatimit të parregullsive në administrimin e fondeve financiare, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet administrative dhe ligjore të parashikuara nga ligji. Kontrolli i brendshëm ka evidentuar dyshime për mungesë fondesh dhe parregullsi në dokumentacionin financiar, ndaj është depozituar kallëzim penal pranë organeve të drejtësisë.
Posta Shqiptare siguron qytetarët se fondet e pensioneve nuk janë prekur dhe shpërndarja e tyre vazhdon normalisht, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimeve për të gjithë përfituesit.
Institucioni thekson se do të bashkëpunojë plotësisht me organet e hetimit, duke vënë në dispozicion të gjitha dokumentet dhe informacionin e nevojshëm. Posta distancohet nga çdo formë abuzimi me detyrën dhe angazhohet për transparencë, ligjshmëri dhe mbrojtjen e interesit publik, ndërsa çdo shkelje trajtohet me seriozitet maksimal dhe i referohet autoriteteve kompetente.
Një grup oficerësh të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar mbrëmjen e sotme në ambjentet e një qëndre ...
Një shqiptar vodhi të gjithë shtëpinë e bashkëkombësve të tij që donin ta strehonin dhe u zhduk nga Pentalofo, Meso...
Ai kishte rezervuar një dhomë në një hotel në Parma. Por udhëtimi i tij nuk ishte turistik. Brenda dhomës, ai fshihte gati k...
Një oficere policie burgu është dënuar me burg pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale me një të burgosur, akt q&eu...
Kryeministri Rama iu rikthye replikave midis tij e gazetarit Blendi Fevziu. Numri 1 i kabinetit të qeverisë tha se ai shpif haptas dhe refuzon t&eum...
Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten se kishte sekuestruar disa shoqëri tregtare, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi si dhe aut...
Disa të burgosur që akuzoheshin për komplot për vrasjen e ish-presidentit Maduro janë liruar, ndërsa mësohet edhe identitet...
SPAK dhe BKH po kryejnë kontroll në kullë “Alban Tower” një objekt në afërsi të rrugës “Myslym Shyri&r...
Ish-drejtori i përgjithshëm i burgut Agim Ismaili, i cili është një nga tre të akuzuarit e SPAK për hakerimin e kompjuter&eum...
Altin Meçaj ka akuzuar publikisht një efektiv policie nga Fieri, Fredi Lamaj, se e ka dhunuar, duke pretenduar se shkak i ngjarjes ka qenë nj&e...