
Të tjera detaje mësohen lidhur me atentatin që tronditi mbrëmjen e së dielës, 1 shkurt, Lezhën, ku mbeti i plagosur 30-vjeçari Sokol Daci.
Burime nga grupi hetimor nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se 30-vjeçari nuk ka qenë shënjestra e atentatit. Mendohet se shënjestër ishte një nga katër personat e tjerë që ndodheshin brenda biznesit të tij në momentin kur ndodhi ngjarja.
Dyshohet se kanë qenë tre persona të cilët kanë mbërritur në fshatin Rrilë të Lezhës me një mjet tip “Audi”, dhe pasi janë ulur nga makina, kanë qëlluar në drejtim të berberhanes, duke lënë të plagosur Sokol Dacin, i cili ka marrë tre plumba, një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë.
Brenda biznesit dyshohet të kenë qenë edhe katër persona të tjerë të cilët, sipas grupit hetimor, janë kundërpërgjigjur me armë zjarri.
Fatmirësisht, i riu ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën. Biznesi nuk ka patur kamera sigurie, por po këqyren bizneset e tjera që mund të kenë kamera sigurie dhe ta kenë regjistruar këtë moment.
Plagosja ndodhi mbrëmjen e 1 shkurtit në qendër të fshatit Rrilë, në Lezhë. Policia, e cila shkoi në vendin e ngjarjes disa minuta pasi mbi dyqan ishte lëshuar breshëria e plumbave, bëri me dije se i plagosur mbeti Sokol Daci 30 vjeç, i cili në atë moment ka qenë brenda ambienteve të berberhanes. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se atentatorët kanë qëlluar me breshëri, pasi fasada e dyqanit duke e bërë shoshë.
Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Shkurt08:15
U plagos nga breshëria e plumbave, ky është 30-vjeçari Sokol Daci
Personi në foto është Sokol Daci, 30-vjeçari i cili një ditë më parë mbeti i plagosur nga breshëria e plumbave ...
AKTUALITET
2 Shkurt07:57
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Sot, 2 Shkurt 2026, dollari amerikan blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë.
Euro blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97 lekë.
Franga zvic...
AKTUALITET
2 Shkurt07:50
Filip Mazreku, muzikanti që diktatura e burgosi më 1946, e torturoi dhe e detyroi të jetonte si bujk! Vëllain ia pushkatuan komunistët
Filip Mazreku, një prift dhe muzikant përmes tingujve, liturgjisë dhe kulturës, ruajti atë që pushteti donte të zhdukte, id...
AKTUALITET
2 Shkurt07:44
83-ta në botë - FMN: Shqipëria ndër vendet më të varfra të Europës për të ardhurat për frymë
Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër...
AKTUALITET
2 Shkurt07:23
Mos harroni çadrat! Ja parashikimi i motit për sot
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alt...
AKTUALITET
2 Shkurt07:00
Plagosja e 30-vjeçarit, i lënduar dyshohet se ka mbetur edhe një pjesëtar i familjes Nikulaj!
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen e Sokol Dacit, mbrëmjen e djeshme (1 shkurt) në Lezhë.
Në vendin ku n...
AKTUALITET
1 Shkurt23:19
Ngjarja në Lezhë/ Tre persona qëlluan në drejtim të biznesit, dyshohet për shkëmbim zjarri me objektivin
Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me armë zjarri e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Lezhë.
30-vjeçar...
AKTUALITET
1 Shkurt22:36
U plagos në biznesin e tij në Lezhë, 30-vjeçari transportohet drejt Traumës, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në qytetin e Lezhës, ku si pasojë e disa të sh...
AKTUALITET
1 Shkurt22:11
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë pas sulmit me breshëri në biznesin e tij, reagon policia
Një 30-vjeçar ka ngelur i plagosur mbrëmjen e kësaj të diele pas një sulmi me breshëri në një berberhane në...
AKTUALITET
1 Shkurt22:03
Detaje të reja nga sulmi me breshëri plumbash në berberhanen në Lezhë, 30-vjeçari i plagosur nuk ishte objektivi i autorëve
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht te...