Foto ilustruese
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar ditën e tome në lidhje me dhunimin e avokatitt te Berishës, Sokol Mëngjesi. Për mes një postimi në "Facebook" Komiteti Shqiptar i Helsinkit shkruan se akte të tilla përveç se të dëmshme, krijojnë një perceptim të rrezikshëm për shoqërinë dhe rendin publik, se jeta dhe shëndeti ynë është e pasigurt.
Më tej në reagim thuhet se solidariteti ndaj akteve të tilla të dhunshme që prekin dhe kërcënojnë figurën, jetën dhe shëndetin e funksionarëve dhe profesionistëve të sistemit të drejtësisë apo çdo profesionisti nuk mjafton. KShH shton se në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje për hetime të gjithëanshme, efektive dhe të zhvilluara në kohë të arsyeshme si dhe dënim të fajtorëve. Si rrjedhojë, KShH është i mendimit se organet e drejtësisë, të ndihmuara në kohë nga autoritetet e specializuara ligjzbatuese mund të kontribuojnë pozitivisht në parandalimin efektiv të përgjithshëm e të posaҫëm të këtyre veprave penale.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është njohur me anë të medias për aktet e rënda të dhunës ndaj Prof. Sokol Mëngjesit, Pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, njëkohësisht me profesion Avokat. Këto akte kanë ndodhur teksa po dilte paraditen e sotshme nga kopshti ku kishte shoqëruar fëmijën e tij.
Jeta e kujtdo është e çmuar dhe shteti ka detyrimin pozitiv për ta mbrojtur atë. Askush nuk ka të drejtë kryejë akte të dhunshme që dëmtojnë shëndetin dhe vendosin në rrezik jetën e kujtdo. Akte të tilla përveç se të dëmshme, krijojnë një perceptim të rrezikshëm për shoqërinë dhe rendin publik, se jeta dhe shëndeti ynë është e pasigurt.
Vlen të theksohet se solidariteti ndaj akteve të tilla të dhunshme që prekin dhe kërcënojnë figurën, jetën dhe shëndetin e funksionarëve dhe profesionistëve të sistemit të drejtësisë apo çdo profesionisti nuk mjafton.
KShH në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje për hetime të gjithëanshme, efektive dhe të zhvilluara në kohë të arsyeshme si dhe dënim të fajtorëve. Si rrjedhojë, KShH është i mendimit se organet e drejtësisë, të ndihmuara në kohë nga autoritetet e specializuara ligjzbatuese mund të kontribuojnë pozitivisht në parandalimin efektiv të përgjithshëm e të posaҫëm të këtyre veprave penale. Ndaj në përfundim, KShH i uron Prof. Sokol Mëngjesit shërim të plotë e të shpejtë.
komiteti shqiptar i helsinkit sokol mengjesi
Artikuj te sugjeruar
r.ll
AKTUALITET
29 Maj18:03
Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit/ Identifikohen autorët e sulmit, dalin FOTOT e tyre
autoret
TIRANË- Policia ka zbardhur emrat e katër personave që dhunuan ditën e sotme avokatin, Sokol Mëngjesi. Autorët e...
n.f
AKTUALITET
29 Maj17:46
KPA lë në fuqi vendimin: Gjyqtari Bari Shyti shkarkohet nga detyra
Bari Shyti
TIRANË- KPA ka lënë në fuqi vendonim e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili vendosi se gjyqtari Bari Shy...
r.ll
AKTUALITET
29 Maj17:38
Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, del FOTOJA e dy prej autorëve
sokol mengjesi
TIRANË- Është publikuar fotoja e dy prej tre personave që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, sulm i ndodhur në o...
r.ll
AKTUALITET
29 Maj17:05
Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, dy persona shoqërohen në polici për tu marrë në pyetje
sokol mengjesi
TIRANË- Policia e Tiranës ka shoqëruar në polici dy persona lidhur me dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi ditë...
n.f
AKTUALITET
29 Maj16:33
Masakroi me thikë dy viktimat dhe më pas dogji trupat, dënohet pas 28 vitesh nga vrasja shqiptari në Itali, 30 vite burg për Fatmir Dervishin
Foto ilustruese
ITALI- Më shumë se pas dy dekadash nga masakra e 1 janarit të 1997 në zonën e Alessandria ku u vranë dhe...
n.f
AKTUALITET
29 Maj16:30
Mesazhet në “SKY ECC” e nxorën zbuluar, dënohet me 12 vite burg drejtuesi i bandës shqiptare të drogës në Belgjikë
Foto ilustruese
BELGJIKË- Drejtuesi i një bande shqiptare të shitjes së lëndëve narkotike u dënua të mërkur&eu...
r.ll
AKTUALITET
29 Maj16:24
Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, reagon Avokati i Popullit: Akt që minon parimet themelore të drejtësisë, të kryhet hetim i shpejtë dhe i paanshëm
foto ilustruese
TIRANË-Avokati i Popullit ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili për shkak të ...
S.B
AKTUALITET
29 Maj15:12
Ra nga shkallët gjatë punës në rafinerinë e naftës, paraqitet në spital 51-vjeçari në Fier
foto ilustruese
FIER- Paraqitet në spitalin e Fierit 51-vjeçari A.Rr. Dyshohet se 51-vjeçari është rrëzuar nga shkal...
M.B.
AKTUALITET
29 Maj14:48
Sulmi ndaj avokatit Mëngjesi/ "Ai tentoi të largohej, por u rrëzua", detaje nga ngjarja
Sokol Mëngjesi
TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje në lidhje me dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi mëngjesin e...
S.B
AKTUALITET
29 Maj14:44
Iu gjetën 530 doza kanabis gati për shitje në automjet, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë, procedohet bashkëpunëtori 17-vjeçar
pamje nga ngjarja
VLORË- Arrestohet një 27-vjeçar dhe procedohet bashkëpunëtori i tij për shitje droge në Vlor&eu...