AKTUALITET

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, reagon Avokati i Popullit: Akt që minon parimet themelore të drejtësisë, të kryhet hetim i shpejtë dhe i paanshëm

r.ll Përditësimi i fundit 29 Maj 2024, 16:24
Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, reagon Avokati i Popullit: Akt që minon
foto ilustruese

TIRANË-Avokati i Popullit ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili për shkak të gjendjes së përkeqësuar, është futur në intubim. 

Në një reagim për mediat, Avokati i Popullit dënon me forcë aktin e dhunës së ushtruar sot ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ndërsa sipas tyre cilësohet si akt që minon parimet themelore të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës.

Në reagim kërkohet gjithashtu një hetim i shpejtë, i plotë dhe i paanshëm të këtij incidenti, duke kërkuar ndjekjen penale të autorëve dhe sigurimin e mbrojtjes së duhur për avokatët në ushtrimin e detyrës së tyre.

REAGIMI: 

Avokati i Popullit dënon me forcë aktin e dhunës së ushtruar sot ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Ky akt është një sulm i rëndë ndaj profesionit të avokatit dhe sistemit të drejtësisë në tërësi, duke minuar parimet themelore të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës.

Dhuna ndaj avokatëve është e papranueshme dhe përbën një kërcënim serioz për të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve. Avokatët luajnë një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të individëve dhe në sigurimin e një procesi të drejtë gjyqësor. Sulmet ndaj tyre cënojnë jo vetëm integritetin e tyre fizik dhe profesional, por edhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet përkatëse një hetim të shpejtë, të plotë dhe të paanshëm të këtij incidenti, duke kërkuar ndjekjen penale të autorëve dhe sigurimin e mbrojtjes së duhur për avokatët në ushtrimin e detyrës së tyre. Nevojitet një qëndrim i fortë dhe i vendosur për të garantuar që të gjitha aktet e dhunës dhe kërcënimit ndaj avokatëve të ndëshkohen në përputhje me ligjin.

Avokati i Popullit qëndron në solidaritet me avokatin Sokol Mëngjesi dhe me të gjithë avokatët që përballen me sfida dhe rreziqe në përmbushjen e detyrave të tyre profesionale.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë. Ai u dhunua nga tre persona të pa maskuar ndërsa dy prej tyre janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup. Bëhet me dije se avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje Mëngjesi ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Dyshohet se autorët e kanë goditur me dorezë hekuri ndërsa policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Dhunimi i tij dyshohet se ka ndodhur për shkak të profesionit.  Ndërkohë Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik.

avokati i popullit sokol mengjesi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë