Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
TIRANË- Është zbardhur një tjetër dëshmi e autorit të vetëdorëzuar të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Avokati ndodhet në intubim për shkak të dhunës brutale të ushtruar nga tre persona mëngjesin e djeshëm. Dorian Alia ka deklaruar në polici se ndodhej rastësisht në të njëjtën rrugë ku ishte dhe avokati pranë kopshtit, dhe sipas tij nuk ishte plan i menduar. Ai ka deklaruar se pasi e pa, i ka folur, dhe pasi avokati e ka injoruar e ka qëlluar vetëm një herë me grusht.
“I jam afruar dhe i kam folur, pasi avokati më injoroi e kam qëlluar vetëm njëherë me grusht dhe nga paniku që ai ra, u largova”- raportohet se ka deklaruar Dorian Alia.
Më herët, Alia ka deklaruar po ashtu se aktin e kreu “për miqësi” pasi ia kishte kërkuar Dritan Nano, dhe se bashkë me autorët e tjerë, donin t’i bënin presion të hiqtë dorë nga gjyqi që avokati Sokol Mëngjesi kishte hapur. Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar përfshirjen, ndërsa drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Voci deklaroi dje se Nano ishte organizuesi i sulmit dhe me autorët ishte takuar një muaj më parë.
Sipas policisë e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të profesionit, ku një familje që avokati ka përfaqësuar në një gjyq për çështje prone nuk respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Çështja është fituar në dy shkallët e gjyqësorit nga 8 trashgimtarët që përfaqësonte avokati. Në të tilla kushte avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar.
Shefi i Urgjencës së Traumës, Gjovalin Bushi tha sot se dëmtimi ishte shumë i madh, edhe orët në vijim janë vendimtare për gjendjen e tij. Sipas mjekut, nuk do të ketë një ndërhyrje kirurgjikale, por Mëngjesi do të vijojë të jetë në monitorim. Autorët e sulmit janë identifikuar si Dorian Alia, 32 vjeç (i arrestuar); Drivald Alia, 21 vjeç (në kërkim); Elton Kasaj, 33 vjeç (në kërkim) dhe Romario Tabaku, 26 vjeç, (në kërkim) të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Sipas Vocajt, ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Po ashtu bëhet me dije se policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e autorëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup. Bëhet me dije se avokati i cili tashmë ndodhet në intubim, ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.
Foto ilustruese FIER-Një 60-vjeça ka humbur jetën ditën e sotme në Fier. Ngjarja e rëndë u regjistrua sot rreth or&eum...
leo roci ITALI- Leo Roçi i cili u denoncua i humbur nga familjarët e tij 10 ditë më parë ndodhet në Itali. 34-vjeça...
butrinti TIRANË- Është zbardhur vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me menaxhimin e Parkut Kombëtar të...
TIRANË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Bëhet me dije se 38-vjeçari me iniciale J.K ka usht...
foto ilustruese TIRANË- Një 56-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë. Bëhet me dije se ...
Foto ilustruese LEZHË- Gjykata e Apelit ditën e sotme ka marrë vendimin për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Lezh&...
dokumentet e falsifikuara TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë fuqi masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për ekspertin e IT-...
foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të mërkurën, 29 maj, transferimi e 49 milionë lek&eu...
Foto ilustruese TIRANË - Një ngjarje e rëndë është regjistruar mësditën e kësaj të enjte në Tiran&eu...
Aleksandër Bobovnikov TIRANA- Gjykata e Tiranës ka caktuar burg me afat 15 ditor për 57-vjeçarin rus Aleksandër Bobovnikov i cil...