Pse zemërimi social po përhapet në Evropë, shkaqet rrënjësore të trazirave
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...
Një skenë e rëndë është regjistruar gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë. Shtatë efektivë kan...
Situata gjatë protestës në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet dhe lëvizjet e protestuesve kanë...
Një skenë e rëndë ka ndodhur vetëm pak momente më parë në afërsi të Bulevardit Dëshmorët e Kombit....
Policia është përplasur me protestuesit e rinj në qendër të Tiranës pasditen e të hënës, ku dhjetëra pers...
TIRANË- Është zbardhur vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Kushtetuesja më 24 prill rrëzoi kërkesën e opozitës për shfuqizimin e ligjit mbi administrimin e "Butrintit", ku sipas vendimit do të jetë në menaxhimin e AADF-së. Kushtetuesja shprehej se për pretendimin e cenimit të parimit të ligjshmërisë, për shkak të dhënies së statutit partner strategjik të AADF-së me një akt nënligjor, nuk ka juridiksion ratione materiale për shkak të natyrës individuale të këtij akti.
Në vendimin e plotë të GJK thuhet ndër te tjera se “Në lidhje me pretendimin për cenimin e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore, modeli i administrimit të nënzonës së trashëgimisë dhe peizazhit kulturor të Parkut të Butrintit nëpërmjet administrimit indirekt përmes krijimit të një fondacioni të dedikuar, erdhi si nevojë e gjetjes së vlerave të reja të administrimit në funksion të ruajtjes, mbrojtjes dhe rritjes së vlerave të trashëgimisë kulturore. Kjo, pasi sistemi aktual i menaxhimit nuk garantonte në perspektivë mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kulturore e natyrore të sitit dhe zhvillimin e integruar të tij, si dhe nuk siguronte të ardhura sipas pritshmërive që duhet të ketë një pasuri me vlera kaq të rëndësishme kombëtare universale”.
Gjithashtu në vendimin e plotë, Gjykata argumenton mes të tjerash se marrëveshja nuk e zhvesh shtetin nga roli i tij në drejtim të identifikimit dhe mbrojtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore.
“Bazuar në sa më sipër, në vlerësimin e të drejtave, detyrimeve dhe kompetencave të secilës palë, në kuptim të termave të administrimit që përcaktohen në Marrëveshjen e Administrimit objekt gjykimi, Gjykata arrin në përfundimin se, nga njëra anë, për nga natyra e tyre, të drejtat e FMB-së nuk tejkalojnë ato të një administrimi të zakonshëm dhe, nga ana tjetër, marrëveshja nuk e zhvesh shtetin nga roli i tij parësor në drejtim të identifikimit, mbrojtjes, konservimit, prezantimit dhe transferimit të vlerave të trashëgimisë kulturore, por ruan dhe garanton këtë rol, i cili ushtrohet përmes formave të ndryshme të kontrollit të veprimtarisë së administrimit indirekt, për sa kohë që FMB-së nuk i është njohur ndonjë status i privilegjuar ligjor, duke iu nënshtruar ky entitet parashikimeve ligjore të zbatueshme, ashtu si çdo entitet tjetër i së drejtës”, thuhet mes të tjerash në vendimin e Gjykatës.
Qeveria shqiptare vendosi që menaxhimi i Parkut Kombëtar të Butrintit të kryhet nga një fondacion i krijuar nga Ministria e Kulturës dhe AADF, për një afat 10-vjeçar, me të drejtë ripërtëritje. Ligji u miratua nga Kuvendi në maj të vitit 2022 dhe shkaktoi protesta dhe debate të ndezura nga shoqëria civile dhe nga deputetët opozitarë, që dyshojnë për shfrytëzim të paligjshëm dhe antikushtetues të një pasurie të madhe të vendit, e cila mund të dëmtohet nga menaxhimi përmes kësaj forme.
TIRANË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Bëhet me dije se 38-vjeçari me iniciale J.K ka usht...
foto ilustruese TIRANË- Një 56-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë. Bëhet me dije se ...
Foto ilustruese LEZHË- Gjykata e Apelit ditën e sotme ka marrë vendimin për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Lezh&...
dokumentet e falsifikuara TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë fuqi masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për ekspertin e IT-...
foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të mërkurën, 29 maj, transferimi e 49 milionë lek&eu...
Foto ilustruese TIRANË - Një ngjarje e rëndë është regjistruar mësditën e kësaj të enjte në Tiran&eu...
Aleksandër Bobovnikov TIRANA- Gjykata e Tiranës ka caktuar burg me afat 15 ditor për 57-vjeçarin rus Aleksandër Bobovnikov i cil...
foto ilustruese ELBASAN- Dy pesona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se dy të arrestuarit për...
foto ilustruese KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohen tre të tjerë në Korçë për vepra të n...
formularët e sekuestruar SHKODËR- Procedohen në gjendje të lirë dy persona në Shkodër. Mësohet se E.J 20 vje&c...