AKTUALITET

Dita e Drejtësisë në Shqipëri, reforma dhe mbështetja nga SHBA-të dhe BE-ja kundër korrupsionit

b.z Përditësimi i fundit 10 Maj 2024, 19:56
Dita e Drejtësisë në Shqipëri, reforma dhe mbështetja
Foto nga takimi

SHQIPËRI - Sistemi i reformuar i drejtësisë shqiptare përballet me shumë sfida pas procesit të vettingut, por ai ka tronditur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe për këtë ka mbështetjen e plotë të autoriteteve shqiptare dhe partnerëve perëndimorë, amerikanë dhe europianë.

Këto vlerësime u dhanë sot në Ditën Kombëtare të Drejtësisë në Tiranë, për nderim të të cilës u zhvillua një mbledhje e përbashkët nga Këshili i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Presidenti Bajram Begaj si dhe përfaqësues të diplomacisë amerikane dhe europiane në Shqipëri bënë thirrje që drejtësia e re të thellojë rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në mbledhjen e përbashkët vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku morën Presidenti i Republikës, përfaqësues të Kuvendit, qeverisë, dhe të misioneve diplomatike amerikane, kryetari i KLP-së, Alfred Balla, renditi disa nga sfidat që po has sistemi gjyqësor pas reformimit, mes të cilave përmendi rritjen e cilësisë së gjykimit, kthimin e besimit të publikut, por duke nisur nga stoqet dhe vendet bosh në sistem.

“Do të renditja konkretisht disa: sfidën e plotësimit të vendeve të mbetura vakant nga procesi i vetingut. Duhen edhe disa vite që ne të plotësojmë radhët tona. Kemi sfidën e gjetjes së një të mesme të artë mes çështjeve të akumuluara pa fund ndër vite dhe evadimit të tyre nga gjykata të atyre që janë më urgjente. Kemi sfidën e konsolidimit të organeve të reja të drejtësisë, se kemi disa vite që jemi krijuar. Kemi sfidën e rritjes së cilësisë së hetimit dhe gjykimit për çështje penale, civile dhe administrative”, tha zoti Balla.

I ngarkuari me punë i SHBA-ve në Shqipëri, David Wisner, tha se përfaqësuesit e rinj të drejtësisë, po sjellin transparencë dhe llogaridhënie, si dhe po ndërmarrin veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, megjithë pengesat si vende të paplotësuara, çështje të prapambetura dhe një vetting gjithnjë e më të plotë, ndërsa ka presione politike dhe pritshmëri të lartë nga publiku.

“Përpjekjet tuaja për të përmirësuar qeverisjen, sundimin e ligjin dhe anti-korrupsionin janë premtuese. Politikanët, institucionet dhe cilido që është i interesuar për një demokraci më të fortë në Shqipëri duhet të bëjnë më shumë”, tha zoti Wisner.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara do t’i mbështesin përpjekjet për të ndërtuar reforma të suksesshme, për të rritur gjithëpërfshirjen, për të qenë në linjë me Kushtetutën dhe për të respektuar pavarësinë e institucioneve të gjyqësorit.

“SHBA nxisin më shumë bashkëpunim mes grupeve politike, shoqërisë civile dhe të tjerëve për të çuar përpara reforma kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe integrimit euroatlantik. Kundërvënia ndaj korrupsionit dhe nxitja e mirëqeverisjes dhe përpjekjeve për sundimin e ligjit janë një detyrë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, përfshirë të gjitha institucionet dhe aktorët që po punojnë për to”, tha zoti Wisner.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se tani për herë të parë pas shumë dekadash, kultura e pandëshkueshmërisë është tronditur thellë.

Ai shprehu mbështetjen e tij të plotë për gjithë organet e drejtësisë dhe magjistratët për ndihmesën e tyre të përditshme në mbrojtje të interesave dhe të drejtave të qytetarëve dhe në mbrojtje të interesit publik.

“Po ashtu ritheksoj mbështetjen e plotë ndaj SPAK-ut dhe GJKKO-së për ndihmesën e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. I kuptoj vështirësitë e panumërta, presionin e vazhdueshëm dhe përgjegjësinë e lartë, por kjo është sfida. Të jeni të sigurtë se shqiptarët iu mbështesin”, tha presidenti Begaj.

Drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe arritjet e SPAK-ut duhet të jenë të pakthyeshme, dhe se për këtë kanë mbështetjen e BE-së.

Ai theksoi se përparimi i bërë nga SPAK-u në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, funksionimi i plotë i Gjykatës së Lartë dhe për herë të parë nga krijimi i saj u plotësua me gjyqtarë karriere, largimi prej sistemit i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga procesi i vetingut janë arritje të jashtëzakonshme dhe gurë themeli në rrugën e Shqipërisë për të vendosur mbizotërimin e ligjit.

“Tani më shumë se kurrë reforma në drejtësi duhet të forcohet, të bëhet e qëndrueshme, të ecë përpara më shpejt për të arritur më shumë rezultate, dhe për këtë janë të nevojshme infrastruktura dhe financimi i duhur, burimet njerëzore, dhe vendosmëri e drejtuesve për të kapërcyer sfida si stoqet në gjykata etj.”, tha ai.

Dita e Drejtësisë në Shqipëri përkujton ligjet e para në këtë fushë që miratoi qeveria e parë e

Shqipërisë më shumë se 110 më parë e kryesuar nga Ismail Qemali, dhe cilësohet si një ditë reflektimesh mbi zhvillimet e reja në sistemin e drejtësisë./VOA

dita e drejtesise shqiperi be shba korrupsion

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë