27 vatra në mbarë vendin, situatë kritike në Dibër dhe Dajt
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike, me 27 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Tre vatra mbete...
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike, me 27 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Tre vatra mbete...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 ap...
Makina e përdorur nga autorët për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë është gjetur. Pak minuta pas vrasjes së Bardhit ...
Viktor Bardhi i vrarë mëngjesin e sotëm në Mirditë është vëllai i Martin Bardhit, i mbetur viktimë e një ate...
Policia ka dhënë detaje mbi atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Mësohet se ...
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar gjatë natës në fushën e Lazaratit, pranë pompës së ujit....
Një analizë e thellë e zhvillimeve të fundit politike zbulon një prapaskenë të errët që përfshin nivelet m&e...
Situatë alarmante paraqitet në zonën e Trodhnes në njësinë administrative Ulëz të Bashkisë Mat ku zjarri vijon t&...
Të shtëna me armë janë raportuar ditën e sotme në Mirditë. Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa nuk dihen r...
E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se një pjesë e protestuesve kundër qeverisë së ...

GREQI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati që u regjistrua mbrëmjen e kaluar në Greqi ku mbeti i vrarë 32-vjeçari shqiptarë Roan Brahimi i njohur ndryshe me emrin (Sidorel Prendi) dhe u plagos bashkëshortja e tij Katerina Beqo. Sipas gazetarit grek Vasili Lampropoulos, pas ngjarjeve në Shqipëri, Brahimi kishte qenë për një kohë të gjatë në Greqi, ndërsa deri para pak kohësh jetonte në Dubai.
Përveç këtyre dy shteteve, ai rezulton të ketë kaluar edhe nga Spanja, Italia dhe Franca. Sipas dyshimeve, lëvizjet e tij mund të kenë më shumë të bëjnë me përfshirjen e tij në trafikun e drogës, nisur edhe nga e shkuara e tij e errët dhe fakti se ishte një emër i dëgjuar për policinë. Sa i përket ekzekutimit, ka dyshime se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi deri sa arritën të ekzekutonin 32 vjeçarin. Identiteti i autorëve ende nuk dihe, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Roan Brahimi nuk është emër i panjohur për drejtësinë dhe policinë shqiptare. Kjo pasi Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. Roan Brahimi është shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.
Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Ibrahimi mbijetoi. Para prokurorëve, Ibrahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjajra e ndodhur.
Sipas dokumentave sekrete të policisë, gjithçka thuhet se lind pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahjan. Ku ky i fundit, sipas dokumentave të prokurorisë, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Rohan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare. E gjitha kjo për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Brahjan se “nuk ja falte kurrë atë që i kishte bërë”.
Roan Brahimi po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej kohësh. Bashkë me Brilant Martinaj humbën jetën dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, të cilët u ekzekutuan egërsisht. Ngjarja kriminale ndodhi më 17 korrik në 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës
Foto ilustruese BRITANI - Katër të rinj shqiptarë të cilët u kapën në një fermë kanabisi në Britani kan&e...
pamje nga ngjarja VLORË- Kapet dhe arrestohet 62-vjeçari me inicialet F.L në Vlorë. Mësohet se ky person ka tentuar ti vjed...
SPANJË - Një shtetas shqiptarë i shpallur në kërkim për falsifikim dokumentash është arrestuar nga Policia në Spa...
Pamje nga vendngjarja VLORË- Një çift italian është grabitur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se ç...
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua këtë pasdite në Tiranë, ku dy shte...
HIMARË - Një punonjës i policisë në Komisariatin e Himarës është shpallur në kërkim pasi akuzohet për p...
TIRANË -Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe, janë dy shtetaset nga Ukraina që u gjetën p...
Foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku dy ukrainase janë gjetur të vdekura në...
Foto ilustruese TIRANË- Dy shtetase nga Ukraina janë gjetur të vdekura në një banesë tek zona e "Selvisë" në Tiran&...
foto nga vendngjarja GREQI- Është publikuar videoja me pak momente pas ekzekutimit të 32-vjeçarit shqiptar në Athinë, Roan ...