AKTUALITET

Djegia e tregut, akuza dhe bilanc fatal/ Tregtarët: Nuk na lejuan të shpëtojmë mallin

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Janar 2026, 18:17

Djegia e tregut, akuza dhe bilanc fatal/ Tregtarët: Nuk na lejuan të

Zjarri që pushtoi tregun industrial në lagjen “5 Maji” në Tiranë është drejt shuarjes, teksa për qindra tregtarë hapet një kapitull që, sipas tyre, askush nuk e kupton: kush dhe si do të kompensohen dëmet e tyre. Një pjesë e tyre flasin për qindra mijëra euro dëme, ndërsa autoritetet nuk kanë përcaktuar ende shkaqet e ngjarjes.

Sipas këtyre të fundit, ka dyshime për një shkëndijë elektrike, por askush nuk mban përgjegjësi nëse kishte mirëmbajtje, inspektime apo ndërhyrje për ta parandaluar një ngjarje të tillë. Tregtarët denoncojnë se zjarrfikëset nuk u paraqitën me pajisjet e duhura dhe se autoritetet nuk i lejuan të shpëtonin mallin.

Këto janë pasojat e zjarrit apokaliptik që mbajti të pushtuar përgjatë gjithë mbrëmjes së të enjtes dhe mëngjesin e së premtes tregun industrial të ish-uzinës “Dinamo” në kryeqytet. Ajo çfarë ka mbetur nga objekti trekatësh janë sendet metalike dhe gërmadhat, teksa gjithçka tjetër është shkrumbuar. Tymi del ende nga disa vatra të vogla që janë aktive. Tregtarët janë të shokuar dhe të tronditur, teksa flasin për pasoja që kapin vlera të pallogaritshme, por ngrenë supet kur pyeten nëse shpresojnë në ndonjë kompensim.

Policia ende nuk ka sqaruar zyrtarisht shkakun, ndërsa në rrugë informale flitet për një incident elektrik. Edhe pse gjysmëzyrtarisht thuhet se pikërisht në vendin që shikoni në pamje ka nisur shkëndija, askush nuk sqaron nëse, në një kapanon kaq të madh, cilat ishin masat që kishin marrë autoritetet për të parandaluar ngjarje të tilla, si mjetet kundër zjarrit, inspektimet, kontrollet dhe mirëmbajtja.

Kur ka kaq shumë paqartësi mbi këtë situatë, fatkeqësisht ka prej tyre që tentojnë të bëjnë vetëgjyqësi, si këta tregtarë që fajësojnë njëri-tjetrin, duke bërë që policia të kryejë shoqërimin e tyre pas përplasjeve gati fizike.

Jashtë kamerave, në një nga zonat e nxehta të ndërtimtarisë shumëkatëshe, siç është lagjja e “5 Majit”, ku pallatet kanë arritur deri ngjitur me tregun, tregtarët dhe banorët nuk e fshehin dyshimin se mund të kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?