AKTUALITET

Do përfshihej në një ngjarje kriminale për llogari të fisit Bajri, Suel Çela komunikon me Prekë Kodrën: Amanet aty mos u përzi...

n.f Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2024, 23:23

Do përfshihej në një ngjarje kriminale për llogari të

ELBASAN- Një ditë pas lëshimit të 21 masave të sigurisë në lidhje me operacionin e SPAK të zhvilluar në Elbasan janë zbardhur detaje në lidhje me organizatën kriminale. Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore të operacionit ndërsa në dokumentin me 262 faqe janë paraqitur hetimet dhe komunikimet mes anëtarëve të bandës Suel Çelës. 

Nga komunikimet më 9 gusht të viti 2020, dyshohet se Prekë Kodra, do të përfshihej në një ngjarje kriminale do të realizohej për llogari të fisit Bajri. Në lidhje me këtë çështje Marjus Lulaj ose i njohur si Suel Çela e këshillon të mos e bëjë dhe nga konteksti i bisedës dyshohet se kjo ngjarje kriminale do të realizohej për llogari të fisit Bajri.

Lulaj e këshillon, pasi nuk duhet të ketë besim te ata. Nga bisedat e zhvilluar midis Marjus Lulaj dhe Kodrës më datë 27 gusht 2020, Lulaj e fton për t'u takuar fizikisht, si dhe e informon se telefonat që kanë në përdorim nuk janë të sigurtë, pasi ka gjasa që platforma e enkriptuar e komunikimeve EnchroChat janë hapur në Hollandë dhe Angli, por jo në Shqipëri. Lulaj e këshilllon që të mos flasin me detaje. Lulaj e informon Prekë Kodren se në Elbasan ka prezencë të shtuar policore të shërbimeve operacionale dhe për shkak të tyre nuk ka arritur të realizonte një ngjarje kriminale të cilës i referohet me termin "punë".

Lulaj gjithashtu ka komunikuar sërish më 29 gusht me Kodrën të cilin e fton për të shkuar në Elbasan dhe në vijim i dërgon një fotografi të një personi i cili nuk shfaqet i plotë, dhe dyshohet së në fotografi është Fuad Verzivolli të cilit i referohet me nofkën "miri". 

Pjesë nga dosja:

Nga komunikimet në datën 09.08.2020, dyshohet se Prekë Kodra, do të përfshihej në një ngjarje kriminale, për të cilën nuk janë përftuar të dhëna me interes për identifikim. Në lidhje më këtë çështje Marjus Lulaj e këshillon të mos e bëjë, nga konteksti i bisedës dyshohet se kjo ngjarje kriminale do të realizohej për llogari të fisit Bajri. Marjus Lulaj e këshillon, pasi nuk duhet të ketë besim te ata për këtë qëllim i shkruan mesazhet me tekst; "...amanet aty mos u perzi...tjesh i sigurt do maresh fun me ata aty...bajrit sjan tmir ti i ke provu e un i kam provu me ata je o nburg o nvarr ma nigjo fjalen per buk nuk ngel skam vdek akoma un...shok as mos e meno me u perzi me ta sje budalla...ato dy rrug ke me ata ma nigjo fjalen...do merje fun me ata kte koh...ti je perfol direkt kan me arth te ty sa tnodhi ngjarja bajrit flasin gjitha mohabetet nuk i rruhet kari mrapa te ty koha e ka tregu...po i di dhe kto i kam nigju...shok zhytja me ata ash noqean celsat...po e lem qecohet ca dit e po tthem tvish te flasim gojarisht...".

Nga bisedat e zhvilluar midis Marjus Lulaj dhe Preke Kodra më datë 27.08.2020, Marjus Lulaj e fton për t'u takuar fizikisht, si dhe e informon se telefonat që kanë ne perdorim nuk janë të sigurte, pasi ka gjasa që platforma e enkriptuar e komunikimeve EnchroChat të ciles Marjus Lulaj i referohet me termin "enkro", janë hapur në Hollandë dhe Angli, por jo në Shqipëri. Nisur nga sa më sipër Marjus Lulaj e këshilllon që edhe "keetu" duke nënkuptuar platformën SkyEСС të mos flasin me detaje. Marjus Lulaj shkruan "...pranaj tkam shkru...kur tbahesh mar fund javes hajde po tpres...se as kto tel sjan shum sigurt...mir mir...po po flitet se i kan hap dhe kto si enkrot...por jo ktu holland angli....mir ash mos me fol me detaje dhe ktu... desha me ba i pun u organizum...e anollova...skam pa kaq shum civila e polic ne qytet...ktu ktu...kam ba hyrje na mrapa..." Marjus Lulaj e informon Prekë Kodren se në Elbasan ka prezencë të shtuar policore të shërbimeve operacionale dhe për shkak të tyre nuk ka arritur të realizonte një ngjarje kriminale të cilës i referohet me termin "punë".

Nga bisedat e kryera në datën 29.08.2020 Marjus Lulaj komunikon me Prekë Kodrën të cilin e fton për të shkuar në Elbasan dhe në vijim i dërgon një fotografi të një personi i cili nuk shfaqet i plotë, dhe për pasojë nuk mund të identifikohet, por dyshohet së në fotografi është shtetasi Fuad Verzivolli të cilit i referohet me nofkën "miri". Marjus Lulaj në vijim e pyet "nai derr eger e desha....mir shok tpaca mir ardhsh...". Pergjate komunikimeve shtetasi Preke Kodra pershkruhet me pseudonimet "gjahtari", "gjuetari", dhe "mjeshtri, pseudonime keto te cilat dyshohet se i ka fituar në aftesinë e tij për gjueti, saktesisë së qitjes në distancë te largët.

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional./Dosja.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë