AKTUALITET

'Do ta hajë dhe Damiani! Nxorrën 79 faqe hetimi për Gjiknurin! 'Hakeri' pati akses 1 muaj në materiale (edhe sensitive) të SPAK

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Janar 2026, 17:21

'Do ta hajë dhe Damiani! Nxorrën 79 faqe hetimi për

Hakeri Arnold Rrokaj ka pasur akses në materialet e SPAK për gati një muaj, zbulohet në dosjen e SPAK dërguar në GJKKO ndaj ish drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, punonjës i burgjeve të cilën gazetari i Syri TV Fatjon Gjinaj ka arritur ta sigurojë.

Nga verifikimi i celuarit të Rrokajt më 19 mars 2025, ka rezultuar se ka pasur akses në sistemin e SPAK nga data 11 shkurt 2025 – 12 mars 2025 duke shkarkuar materiale të shumta të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në rubrikën e telefonit “Documents”, janë evidentuar një sërë dokumentash në formatin ëord, të cilat mbajnë emërtime të procedimeve të ndryshme penale në hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, apo dhe emërtime të dokumenteve me emra personash, të cilët kanë statusin e personave nën hetim apo të dyshuar nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Po kështu një numër i madh dokumentesh cvs documents; excel; pdf) materiale hetimore sensitive të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë gjetur në laptonin e tij,por këto nuk rezulton të jenë shpërndarë tek palë të treta thotë SPAK.

SPAK sqaron se ”përmbajtja e dokumenteve të konstatuara në kompjuterin e të hetuarit Arnold Rrokaj, për shkak të rëndësisë dhe sensitivitetit të tyre (duke qenë se janë dokumente në proces/verifikimi dhe/apo pjesë e hetimeve penale në ndjekje), nuk janë printuar dhe nuk i janë bashkangjitur procesverbalit të këqyrjes”

Nga materialet e gjetura në aparatin celular të të hetuarit Zambak Gjoni, evidentohet fakti se i hetuari Arnold Rrokaj kishte arritur tashmë të aksesonte email-et e disa prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe se kishte marrë disa dokumenta nga email-et e tyre.

Hyri në email e Kaçkinit

Madje Rrokaj ka arritur të ketë akses dhe në përgjime të sky ECC të cilat i kishte marrë nga emaili i prokurories Elida Kaçkini. Gjatë dëshmisë më 21 mars 2025, Arnold Rrokaj ka shpjeguar se: “Gjithashtu, sqaroj se nga email i prokurores Elida Kaçkini, kam shkarkuar një skedar që përmbante disa pin të Sky Ecc. Këto i kishin ardhur nga një link i një faqeje franceze.

Këto materiale, pasi i kam shkarkuar në telefon, i kam kaluar në kompjuter, nëpërmjet sinkronizimit të aparatit celular me kompjuterin, dhe pasi kam hapur një prej tyre, nuk më janë dukur shumë interesante, dhe i kam fshirë nga kompjuteri. Këto materiale nuk ja kam dërguar askujt dhe ju garantoj për këtë gjë…”

Shume shpejt Klod Brahon

Arnold Rrokaj ka synuar dhe emailet e prokurorit të SPAK, Klodian Braho, aktualisht kreu i SPAK.   

“I hetuari Arnold Rrokaj gjithashtu informon mbi faktin se shumë shpejt do të aksesojë email-et e një prokurori tjetër dhe konkretisht, më datë 18.02.2025, ora 21:56:28 ai i shkruan të hetuarit Zambak Gjoni sms me përmbajtje: “Shume shpejt Klod Brahon”.

SPAK ka bindjen se Zambak Gjoni jo vetëm që kishte ardhur në dijeni të plotë të faktit se Arnold Rrokaj kishte aksesuar të dhëna nga email-et e prokurorëve të SPAK, por edhe i kërkonte atij të orientonte kërkimin në drejtim të emrave të posaçëm.

Rrokaj i dërgon disa dokumente të hetuarit Zambak Gjoni, të cilat ata i diskutojnë edhe përgjatë datës 20.02.2025, informacione për lejime kontrolli vendesh; këqyrje aktesh ekspertimi; informacione mbi ecurinë e procedimeve penale

Informacion mbi ecurine_Damiani.docx

Arnold Rrokaj kishte arritur të nxjerrë nga SPAK dhe dokumente për Damian Gjiknurin, aktualisht deputeti i PS-së.

Mësohet se Dokumenti “Informacion mbi ecurine_Damiani.docx” 79 faqe ky dokument i është dërguar nga Zambak Gjoni tek Ismaili por dhe personave të tretë.

Më 18 shkurt 2025, SPAK zbulon se i hetuari Zambak Gjoni i dërgon Ismailit, gjithashtu dokumentin me përmbajtje: “Leter porosi_Austrië.doc.”, duke dërguar sms: “Do e haje dhe damiani me duket”, si dhe duke dërguar gjithashtu dhe dokumentin me titull “Informacion mbi ecurine Damian”

Ismaili vetë në dëshminë e tij pranon se ka marrë informacion por ka menduar se ishin material të shpërndaranë media dhe jo të hakeruara nga SPAK

 “Një natë, përpara disa kohësh, më solli një material si komunikonim vazhdimisht dhe e pashë, ndërkohë që isha duke punuar. Këtë material e shpërndava pasi e mendova se ishte një lajm që kishte dalë nga mediat dhe nuk e mendova gjatë. Më pas e kam lexuar këtë material dhe i hodha një sy. Materiali kishte të bënte me disa hetime të zhvilluara ndaj shtetasit Damian Gjiknuri dhe nuk e kam diskutuar më me njerëz të tjerë”

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?