AKTUALITET

“Doli lakuriq dhe më kërkoi s*ks”/ Zbardhet dëshmia e Tejlor Tivarit që vrau Marko Beqirin në Durrës: Nëna më tha 'dorëzohu'

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Tetor 2025, 13:35
“Doli lakuriq dhe më kërkoi s*ks”/ Zbardhet dëshmia e

Një ftesë për të kryer marrëdhënie seksuale, u bë shkaku kryesor i vrasjes me disa goditje thike i Valbon alias Marko Beqiri në qytetin e Durrësit.

Ngjarja u regjistrua në Durrës në 26 shtator, ku shkak ka qenë pikërisht ndjenjat sentimentale që viktima, i ka shfaqur autorit të krimit, Tejlor Tivarit.

Për shkak të refuzimit për të kryer marrëdhënie seksuale, viktima e ka kërcënuar me një thikë, Tejlor Tivarin, dhe ky i fundit ka filluar të përleshet, duke çuar në një kacafytje me njëri-tjetrin, ku të dyja palët i kanë shkaktuar dëme të ndërsjella në trup.

Tivari në dëshminë e tij thotë se ka marrë një thikë tjetër në kuzhinë dhe më pas e ka qëlluar plot 11 herë në pjesën e gjoksit, qafës dhe kokës, Marko Beqiri.

Pas kryerjes së krimit të rëndë, ai ka kërkuar ndihmën e një shokut të tij, Xhenis Dakoli, i cili e ka çuar me makinë në shtëpi.

Pikërisht në banesë ai ka folur për ngjarjen me nënën e tij, e cila i ka sugjeruar që të vetëdorëzohej në polici, dhe Tejlor Tivari, është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës, duke treguar se ai ishte autori i vrasjes dhe rrëfyer ngjarjen.

“Syri TV” ka mundur të sigurojë dëshminë e plotë të autorit të krimit, i cili ndër të tjera ka treguar si më poshtë vijon:

Tejlor Tivari, ka pretenduar dëmtime trupore dhe policia gjatë këqyrjes fizike, ka vërejtur dëmtime tek duart dhe në parakrahun e krahut të djathtë.

Në deklarimet e dhëna në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, Tejlor Tivari, ka sqaruar njohjen me viktimën, Marko Beqiri, duke shpjeguar se njohja ka lindur për shkak se në dy raste ka blerë lëndë narkotike tek ky person.

Tivari, ka sqaruar se në 24 shtator 2025, rreth orës 09:00, ka komunikuar në telefon për tu takuar për të blerë lëndë narkotike.

Pas komunikimit viktima e ka ftuar që të shkonte në banesën që ndodhet tek pallati nr.983 tek tregu i fruta-perimeve në Durrës, banesë e cila ndodhet në katin e katërt.

Më tej Tivari, ka shpjeguar se pasi është ngjitur lart në apartament, ka gjetur në banesë vetëm Marko Beqiraj, i cili sipas tij në një moment është zhveshur lakuriq fare dhe është afruar duke e joshur që të kryenin marrëdhënie seksuale.

Tivari, ka deklaruar se është stepur nga ky veprim dhe pastaj e ka shtyrë duke u larguar prej tij. Më pas ai thotë se Marko Beqiri ka veshur mbathjet dhe nuk e ka lejuar Tejlori të largohet, duke e kërcënuar me një thikë që mbante në dorë, me teh në formë sharre.

Më tej ai deklaron se janë përleshur dhe në një moment deklaruesi i ka marrë thikën dhe me të e ka goditur në trup dhe kjo thike është shkëputur (thyer) afër bishtit.

Autori i krimit ka treguar se ka vijuar konfliktin dhe ka marrë një thikë tjetër dhe me këtë send, e ka goditur shumë herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas është larguar duke marrë me vete thikën, të cilën gjatë rrugës e ka hedhur.

Më pas, ai ka treguar se i kërkuar ndihmë të largohej diku shokut të tij Xhenis Dakoli, i cili pastaj e ka marrë me makinë duke e dërguar tek banesa e tij.

Gjatë rrugës Tejlori i ka thënë që kishte bërë një sherr të keq dhe i ka kërkuar që të shkonte tek banesa e tij.

“…në mbrëmje i kam treguar mamasë dhe vëllait tim ngjarjen, që kam kryer e më pas, nëna më ka thënë që të dorëzohehesha në polici…”– ka treguar Tejlor Tivari.

Aktualisht ndaj këtij të fundit Gjykata e Durrësit, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërsa në burg mbeti dhe Xhenis Dakoli, i cili akuzohet nga prokuroria e rrethit për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Moskallëzimit të krimit”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë