AKTUALITET

Stafa tregon mesazhin: Qyetarët nuk erdhën në protestë pasi kanë frikë të thonë të vërtetat, u bejnë keq te Onkologjiku

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Tetor 2025, 21:24

Stafa tregon mesazhin: Qyetarët nuk erdhën në protestë pasi

Gazetari Osman Stafa ka organizuar ditën e sotme një protestë para Spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku së bashku me qytetarë dhe aktivistë ka ngritur zërin kundër mungesës skandaloze të shërbimeve dhe medikamenteve jetike për pacientët me sëmundje tumorale.

I ftuar në edicionin e mbrëmjes në Syri TV për të folur në lidhje me protestën, Stafa u shpreh se situata në Onkologjik është “vërtet tragjike”, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për mungesë fondesh, por për keqmenaxhim dhe korrupsion.

Stafa: Është një situatë vërtet tragjike sepse nuk është se ne nuk kemi lekë për këto medikamente e pajisje, kemi lekë. Po ku i kemi çuar? I kemi çuar tek kopshti “Eden” 4.3 milionë euro, i kemi çuar tek satelitët 6 milionë euro. Ja ku janë lekët, ja ku janë lekët që këta kanë vendosur t’i çojnë drejt korrupsionit dhe jo… Është tetori i zi, doli kryeministri sot me një video në Facebook, i bënte thirrje grave dhe vajzave që të shkojnë të diagnostifikohen, shumë mirë, të diagnostifikohen dhe kjo është gjëja më e mirë dhe thirrje për gjithë gratë e vajzat sepse shpëtojnë jetën e tyre.

Kjo thirrje sot ishte hipokrizi. Një pacient në Onkologjik rri 8 orë deri në 12 orë në karrige duke bërë kimioterapi, në karrige. Pse? Se kemi 19 poltrone, 19 nga 100 pacientë të cilët bëjnë kimioterapi në përditshmëri. Shkojnë atje për të bërë 100 pacientë, 19 poltrone. Nuk mundet sot shteti shqiptar të ketë 500, 1000 euro sa mund të kushtojë një poltron? Ore 1000 euro.
Po të ma japin mundësinë, ja po ta them këtu, po të ma japin mundësinë edhe të më thonë se do t’i marrim dhe kemi vend, do t’i siguroja unë 20 poltrone, do bëja thirrje publike dhe realisht do t’i siguroja.

Kur mundem unë të siguroj 20… po nuk është kjo zgjidhja.

Problemi është si munden, more, nuk kanë këta 100 mijë euro për të bërë 100 poltrone?
Shkon edhe më keq, unë nuk guxoja publikisht të thosha që ka medikamente të skaduara në sistem, edhe pse e kam pasur si informacion, të doli tek raporti i KLSH-së. Unë si gazetar për vete, sikur vetëm të isha në atë protestë atje, nuk do e çaja kokën fare, po e them në zhargon popullor. Sepse unë këtë nismë do ta bëj dhe do t’i shkoj deri në fund edhe sikur asnjë person të mos kishte ardhur sot atje. Por e kam për këta njerëz, po them janë 7000 raste të reja në vit, një pjesë ikin jashtë, por teksa shteti i ka braktisur këta persona që vuajnë nga kanceri, teksa Ministria e Shëndetësisë i ka braktisur, Drejtoria e QSUT i ka braktisur, të paktën mos i braktisë dhe shoqëria.

Këtu të gjithë kanë frikë, nuk flasin dot të vërtetat e tyre sepse mendojnë se do t’u bëjnë keq atje tek Spitali Onkologjik. E dini sa paciente më kanë shkruar sot?
Ja t’ju lexoj një mesazh: “Përshëndetje, do të donim të vinim familjarisht në protestën tuaj sot. Nuk mundemi, e trembemi. Njërin prind e humbëm dhe tjetra po trajtohet tek Onkologjiku. Faleminderit me zemër që jeni zëri ynë. Mjerë ne ku jetojmë, me frikë të reagojmë për të mbrojtur jetën.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë