AKTUALITET

Dosja 76 milionë euro e sterilizimit, prapaskenat e një përplasjeje të fortë brenda SPAK për ish-ministrin Ilir Beqaj

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2025, 22:28
Dosja 76 milionë euro e sterilizimit, prapaskenat e një

Koncesioni i sterilizimit, kontrata 76 milionë euro e PPP-së më të shtrenjtë në shëndetësi, ekspozoi shkeljet e ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Një hetim i nisur në kohën kur SPAK drejtohej nga Arben Kraja, zbuloi një procedurë të negociuar në favor të kompanive dhe në dëm të interesit publik.

Prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi mbyllën rrethin e akuzave, por ishte gjyqtari Erion Bani që e ngriti stekën në nivelin e ministrit.


Madje, një prej atyre që konsiderohej mik i afërt i kryeministrit Rama. Ai kërkoi hetimin ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Ky i fundit u vu nën akuzë për favorizimin e kompanisë fituese të koncesionit. Disa udhëtime të përbashkëta dhe indicie të tjera, krijuan dyshimet te SPAK se Beqaj, paracaktoi kontratën për miqtë e tij.

“Një hetim ku ai u hetua në gjendje të lirë, u çua në gjykim me akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim, një akuzë e cila u ndryshua gjatë seancës paraprake në vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup të strukturuar kriminal, bashkë me ish vartësinë e tij dhe biznesmenin e tij i cili fitoi koncesionin e sterilizimit“, u shpreh gazetarja, Bleona Metushi.
“SPAK për të gjitha këto dosje që ne themi me gjykatën. Aty do dalë bilanci i punës së vërtetë objektive”, u shpreh avokati, Eugen Beci.

Vendimi i GJKKO-s e ktheu çështjen e ‘Sterilizimit’ në precedent të rrezikshëm për politikën: favorizimi procedural u shndërrua në dyshim për korrupsion.

Dhe pikërisht këtu u hap një tjetër krisje, jo më mes politikës dhe drejtësisë, por brenda vetë SPAK-ut.

Një krisje për të cilën është folur në tavolina nën zë, por asnjëherë nuk ka plasur në publik.

Altin Dumani dhe prokurori Kondili u përplasën për vijën hetimore ndaj Beqajt, një palë kërkonte thellim, tjetra ngushtim.

Përplasja tregoi se presioni politik nuk vinte vetëm nga jashtë, ai po depërtonte deri te tavolina e vendimmarrjes.

“Në fakt kjo dosje tregoi, një nga përplasjet më të forta në prokurorinë e posaçme. Në takimet që kreu i Prokurorisë së Posaçme bën me gazetarët, në fillim të marrjes së mandatit të tij, i ka bërë udhëzime jo detyruese prokurorit të çështjes, për mënyrën sesi duhet të hetohet kjo çështje, pra për akuzat dhe sesi duhet të drejtoheshin në këto hetime”, u shpreh gazetarja, Bleona Metushi.

“Drejtuesi i saj duhet të ketë një pozicion më të tërhequr nga hetimi, duhet të jetë më shumë në formën e një kontrolluesi, monitoruesi të punës, sesa një person që merr drejtpërdrejt hetime, të çështjeve të caktuara”, u shpreh Gentian Tërnava, ish-prokuror per Inside Story.

Goditja ndaj Beqajt sapo kishte nisur. Pak muaj më vonë, ai u arrestua për abuzim me fondet e BE-së.

Sipas dosjes, SASPAC ishte kthyer në një minierë faturash të rreme, shpenzimesh fiktive dhe klientelizmi të sofistikuar, një tjetër skemë që tregonte se korrupsioni nuk ndodhte në majë, por në të gjitha strukturat ku paratë e huaja hynin pa kontroll real.

Ajo dosje, zbuloi një metodë të re operimi të SPAK. Teksa subjekti hetohej për një tjetër dosje, përgjimet çuan hetuesit tek një tjetër skemë korrupsioni që ishte në zhvillim e sipër, përvetësimi i fondeve të huaja.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë