AKTUALITET

Dosja “Black Eagle”, Gjykata e Apelit të Brukselit kërkon dënim me 8 vjet burg për Arten Hamzain

n.f Përditësimi i fundit 27 Prill 2025, 19:15

Dosja “Black Eagle”, Gjykata e Apelit të Brukselit kërkon

BRUKSEL- Seanca e radhës është zhvilluar në Gjykatën e Apelit të Brukselit ndaj Arten Hamzait në çështjen “Black Eagle”,që lidhet me një rrjet të gjerë trafiku kokaine që gjeneroi qindra milionë euro midis 2018 dhe 2020. Gjatë seancës Avokati Benjamine Bovy kërkoi lirimin e 27-vjeçarit Arten Hamzai, djali i Alfredo Hamzait.

Ai dyshohet se ka mbështetur të atin, veçanërisht në pastrimin e parave të pista. I riu u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë më 26 qershor 2024. Avokati Bovy argumentoi konfirmimin e këtij vendimi.

“Provat në këtë çështje nuk të lejojnë të konkludosh se klienti im është fajtor”, deklaroi ajo.

Sipas prokurorit federal, Arten Hamzai ishte i përfshirë në rrjetin gjigant të trafikut të drogës që drejtohej nga babai i tij dhe, veçanërisht, mori pjesë në pastrimin e parave të paligjshme nëpërmjet kompanive të babait të tij, në të cilat ai mbante aksione.

Gjykata kërkoi një dënim me 8 vjet burg për të. Kur u pyet më 26 mars, i pandehuri deklaroi se nuk ishte në dijeni se ishte aksioner në kompanitë e mëposhtme: Summer Dépôt, pronar i një kompleksi të madh të pasurive të paluajtshme dhe mikpritëse në Shqipëri, Fabrika e Bukës, Peer 2019 dhe 2A Construction. Për Bovy, edhe nëse gjykata do të konsideronte se klienti i tij gënjen dhe se ai ishte plotësisht në dijeni të asaj që posedonte, prokurori publik nuk ka ofruar prova se këto struktura janë përdorur për pastrimin e parave.

Avokati i shqiptari tjetër Erik I. argumentoi konfirmimin e vendimit të dhënë në shkallë të parë për klientin e saj para Gjykatës së Apelit të Brukselit, me fjalë të tjera një dënim me burg me kusht. Erik I., një i ri shqiptar që studion në Itali, akuzohet se ka marrë pjesë në trafik duke transportuar vazhdimisht drogë.

Nga elementë të ndryshëm të hetimit rezultoi se ai kishte transportuar drogë me biçikletë për llogari të kunatit të tij, Indrit Kulaj. Ai është një nga dy drejtuesit e dyshuar të një rrjeti të madh që transportonte kokainë nga Amerika Latine në Evropë nëpërmjet porteve belge, grup i çmontuar në vitin 2020.

Në rrëfim, Erik I. tha: “Ndihem i turpëruar për gjërat që kam bërë. Kam menduar shumë që atëherë. Dua t’i lë të gjitha këto pas dhe të vazhdoj jetën time”. Në shkallë të parë, në qershor 2024, gjyqtari i dha këtij të penduari një masë favorizuese: pezullim me kusht, shoqëruar me dënim me burg.

“Klienti im i ka plotësuar të gjitha kushtet e këtij dënimi me kusht”, këmbënguli avokati mbrojtës. “Gjyqtari e kishte urdhëruar të rifillonte studimet që kishte braktisur në Itali dhe vërtet është regjistruar sërish në universitet. Gjyqtari e kishte urdhëruar të gjente një punë dhe ai ka një kontratë pune,” shpjegoi ajo.

Erik I. nuk e apeloi dënimin e tij në shkallë të parë. Në gjykatë ai ka kërkuar dënimin me 7 vite burg për të riun. Disa nga shqiptarët e përmendur në këtë proces janë identifikuar më parë nga mediat e ata janë Artur S., Indrit Kulaj, Arben I., Alfredo Hamzai, Arten Hamzai, Fjodor B., Aldo T., Llazar S., Marsel A., Erik I., Geron Z., Klodjan B., apo kosovari Bashkim O., të konsideruar ndër ‘lojtarët’ më të mëdhenj shqiptarë në tregun e kokainës.

Në këtë dosje janë zbuluar edhe lidhje me zyrtarë në Shqipëri, përfshirë korruptimin e një prej tyre me një orë 400 mijë euro apo takime me ta në Antilet hollandeze për të mundësuar leje ndërtimi për kullë në Tiranë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë