AKTUALITET

Dosja “Toyota Auris”/ U arrestua për korrupsion, KPA nis shqyrtimin e vettingut për prokurorin e Vlorës

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 21:59
Dosja “Toyota Auris”/ U arrestua për korrupsion, KPA nis

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, u njoh të hënën më 6 tetor me parashtrimet në çështjen e vetingut të drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i arrestuar në korrik të vitit 2024 për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen e “Toyota Auris”, vepra penale për të cilat u dënua në muajin maj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me dy vjet e 8 muaj burg.

Përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Julian Mërtiri, parashtroi një kërkesë për shtyrjen e seancës deri në shpalljen e vendimit për çështjen penale në ngarkim të Zarkës më 10 tetor në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Kjo kërkesë u rrëzua nga Kolegji, që çeli shqyrtimin gjyqësor dhe u kërkoi palëve të paraqisnin parashtrimet.

Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 qershor të vitit të kaluar, pas një seance dëgjimore të shkurtër në të cilën nuk u vunë në dukje probleme që mund ta cenonin atë. Por një muaj më vonë, më 30 korrik, Zarka u arrestua nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas SPAK, prokurori Zarka dhe persona të tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje të cilat lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve. Interesi kryesor lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Yaris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata, të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

Pas zbardhjes së vendimit të konfirmimit nga KPK, ONM reagoi dhe kërkoi ankim të çështjes, duke iu referuar kryesisht gjetjeve të lidhura me akuzat e ngritura nga SPAK. Komisioneri Publik ndoqi të njëjtën logjikë në ankimin e paraqitur në Kolegj, duke vërejtur se nga hetimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se personat nën hetim, ndër ta edhe Zarka, në bashkëpunim dhe në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë.

Ashtu si Komisioneri, edhe drejtuesi i SPAK, që në seancën e të hënës u përfaqësua nga prokurori Adnan Xholi, vlerëson se është i nevojshëm një hetim i mëtejshëm me qëllim vlerësimin e pranisë së shkeljeve ligjore. Xholi kërkoi çeljen e hetimit në të tri kriteret – atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit – duke nënvizuar se SPAK i qëndron të gjitha shkaqeve të parashtruara në ankim.

Lidhur me figurën, Xholi tha se rrethanat e reja konsiderohen një bazë e mjaftueshme për të hetuar në mënyrë të plotë në drejtim të pasjes ose jo të kontakteve të papërshtatshme. Ai i kërkoi Kolegjit që të mundësohet përditësimi i raportit për kontrollin e figurës nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK.

Kolegji duhet të çelë hetimin gjyqësor dhe t’i kërkojë AKSIK të përditësojë raportin për kontrollin e figurës së subjektit të rivlerësimit, në përputhje me detyrimet që ky institucion ka në zbatim të nenit 39 të ligjit nr. 84/2016.

Duke iu qëndruar të gjitha shkaqeve të parashtruara gjerësisht në ankimin e datës 22.10.2024 kundër vendimit nr. 779/2024 të Komisionit, para këtij trupi gjykues parashtrohet si vijon:

“Kolegji duhet të çelë hetimin gjyqësor dhe të kërkojë administrimin e fashikujve të dy procedimeve penale të sipërcituara”, thuhet në ankim.

Komisioneri po ashtu kërkon rihetim edhe sa i përket kriterit të pasurisë. Së pari, në lidhje me një hua prej 40 mijë dollarësh dhe të ardhurat për blerjen e një apartamenti dhe dy garazheve në Tiranë. Së dyti, Komisioneri kërkon rihetim të veprimeve të subjektit sa i përket të ardhurave prej mbi 9 milionë lekësh në një fond investimi. Komisioneri thotë se një nga burimet e këtyre të ardhurave janë transaksionet në dukje fiktive në shit-blerjen e një apartamenti në vitin 2007.

Në ankim thuhet se apartamenti ishte blerë për 3.4 milionë lekë nga një person në vitin 2004 dhe i ishte shitur Zarkës në vitin 2007 për 2 milionë lekë. Ky i fundit, sipas hetimit administrativ, e ka rishitur një vit më vonë apartamentin në shumën 4.3 milionë lekë. Ky fitim dyfish nga çmimi i blerjes ngre, sipas Komisionerit Publik, dyshime.

“Komisioneri Publik vëren se subjekti i rivlerësimit duket të jetë në kushtet e një veprimi juridik fiktiv/të simuluar dhe të ardhurat e përfituara nga këto transaksione afektojnë burimin e krijimit të pasurisë ‘Fond Investimi’ me vlerë 9.118.267 lekë,” thuhet në ankim.

Komisioneri Publik shprehet se kërkon rihapjen e hetimit administrativ dhe se pas rihetimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit duhet të vendosë për konfirmimin ose jo të Zarkës. /Birn/

 

aurel zarka

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë