AKTUALITET

Drafti për menaxhimin e mbetjeve/ Parashikohet ngritja e landfilleve të reja me kosto dhe operim të privatit, afat deri 30-vjeçar

M.B. Përditësimi i fundit 2 Shtator 2024, 07:31
Drafti për menaxhimin e mbetjeve/ Parashikohet ngritja e landfilleve
Foto ilustruese

TIRANA- Qeveria parashikon ngritjen e landfilleve të reja për menaxhimin e mbetjeve, por kostot për ndërtimin dhe operimin e tyre do të mbulohen nga privati për një afat deri 30-vjeçar. Në draftin e ri “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” të hartuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, të publikuar te konsultimet publike parashikohet ndarja e diferencuar e mbetjeve në burim, me qëllim ripërdorimin e tyre nëpërmjet riciklimit, duke mos përjashtuar edhe incenerimin.

Ndër të tjera, sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit të Bashkive, Agron Haxhimali, projektligji lë hapësira ligjore për nisma private për të operuar me landfille.

“Nga një lexim i nenit Neni 36 Garancitë financiare për lendfillin mund të kuptojmë:

Së pari, projektligji lë hapësira ligjore për iniciativa private për të operuar me lendfille. Kjo do të thotë se mund të ketë shprehje interesi nga privati për lendfille të reja.

Së dyti, nga pikëpamja garancisë, kur flasim për “garancitë financiare për landfillin,” ka të bëjë me masat financiare që sigurojnë se një operator i landfillit do të ketë burimet e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e funksionimit, mirëmbajtjes, dhe mbylljes së sigurt të landfillit.

Këto garanci janë të rëndësishme për të siguruar që kostot e menaxhimit të mbetjeve dhe të rehabilitimit të tokës nuk do të kalohen te taksapaguesit apo te komuniteti në rast se operatori nuk arrin të përmbushë detyrimet e tij financiare.

Pra në terma konkretë, garancitë janë nga banka ose institucione financiare, që sigurojnë se fondet do të jenë në dispozicion për mbulimin e kostove apo depozita nga operatorët”, pohon Haxhimali.

Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” synon përgatitjen e mbetjeve për riciklim, ku për ndarjen e tyre në burim procesi do të administrohet nga pushteti vendor.

Për konkretisht drafti parashikon në nenin 24 detyrat konkrete për bashkitë. Drafti përcakton si kompetenca të drejtpërdrejtë e bashkive grumbullimin e mbetjeve bashkiake, grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.

Gjithashtu për bashkitë përcaktohen përgjegjëse për shërbimet mbështetëse të operacioneve teknike dhe infrastrukturën që lidhet me transportin, kontejnerët dhe veprimtari të tj.

“Grumbullimi i diferencuar në burim është detyrim që duhet shoqërohet me mbështetje në edukim, ndërgjegjësim, investime, kulture etj. Kjo kompetence nëse do zbatohet siç përcaktohet do shënojë “revolucionarizimin” e këtij shërbimi”, thotë Agron Haxhimali, drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive.

Asnjë mbetje bashkiake nuk ndahet aktualisht në burim. Të pandara dalin nga burimi (familja/biznesi), hidhen në të njëjtin kontejner, grumbullohen në të njëjtën makine teknologjike ose jo, dhe shkarkohen në pikën fundore.

“Në pikat fundore ka një ndarje apo fraksionim shumë minimal. Kjo dëshmon se kemi një sistem të pa integruar ashtu siç ligji ka emrin, dhe ekonomia qarkulluese ngel në klasë”, veçon Haxhimali.

Sakaq ekspertë dhe riciklues ngrenë shqetësimin se landilli i Sharrës është mbushur me mbetje përtej kapacitetit, duke shkaktuar problem mjedisore. Kontrata koncensionare me kompaninë “Integrated Energy” për përpunimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës e nënshkruar në vitin 2017 parashikonte edhe ngritjen e një inceneratori për djegien e plehrave, por inceneratori nuk u ngrit.

Në muajin gusht 2023, inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK. Pas sekuestrimit nga SPAK kompania Integrated Energy administrohet nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara. 

Garancitë financiare për lendfillin

Çdo person, që operon ose ka për qëllim të operojë një lendfill, në përputhje me lejen e mjedisit, duhet të disponojë dhe të sigurojë të gjitha mjetet financiare të nevojshme për të mbuluar kostot e ndërtimit dhe të operimit.

Çdo person, që operon ose ka për qëllim të operojë një lendfill, në përputhje me lejen e mjedisit, duhet të sigurojë garancinë për kostot e mbylljes së lendfillit, ndërhyrjet e nevojshme pas mbylljes së lendfillit dhe rehabilitimin e mjedisit.

Periudha e nevojshme për kujdesin e mëtejshëm për lendfillin është të paktën 30 vjet nga mbyllja e lendfillit.
Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit, miraton rregullat dhe procedurat për zbatimin e këtij neni./ Monitor

mbetjet

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë