8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka bllokuar zyrtarisht çdo shteg ligjor për personat me probleme integriteti që tentojnë të hyjnë në organet e larta vendimmarrëse apo akademike.
Me publikimin të premten në Fletoren Zyrtare të Ligjit nr. 10/2026, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, Kuvendi ka miratuar ndryshime thelbësore në ligjin bazë për qeverisjen e sistemit të drejtësisë. Reforma vendos barriera të pakapërcyeshme për ish-gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar, si dhe detyron çdo kandidat të ri të kalojë një “mini-Veting” të rreptë.
Ndalim i përhershëm për të përjashtuarit nga Vetingu
Një nga ndërhyrjet më të forta të këtij ligji është ndalimi kategorik i rikthimit në sistem të magjistratëve që nuk kaluan me sukses Vetingun.
Sipas ndryshimeve të reja, çdo ish-magjistrat që është shkarkuar nga detyra apo ka dhënë dorëheqjen për t’iu shmangur procesit të rivlerësimit, humbet përfundimisht të drejtën për të kandiduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) apo Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP). Gjithashtu, këtyre individëve u ndalohet shprehimisht të punësohen si pedagogë, trajnerë apo ekspertë në Shkollën e Magjistraturës, duke i shkëputur përfundimisht nga formimi i brezave të rinj të drejtësisë.
“Mini-Veting” për avokatët, pedagogët dhe shoqërinë civile
Për të garantuar që në institucionet e reja të drejtësisë të hyjnë vetëm individë me integritet të lartë, ligji ka ashpërsuar procedurat për kandidatët që vijnë nga radhët e avokatisë, botës akademike (pedagogët) dhe shoqërisë civile.
Këta kandidatë do t’i nënshtrohen një skanimi tre-dimensional duke filluar nga verifikimi i pasurisë. Brenda 15 ditëve nga shprehja e interesit, ata duhet të dorëzojnë pranë ILDKPKI-së deklaratën e pasurisë, e cila do të verifikohet me imtësi brenda një afati 30-ditor për të zbuluar çdo pasuri të pajustifikuar.
Lidhur me kontrollin e figurës, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK) do të hetojë çdo lidhje të mundshme të kandidatëve me krimin e organizuar.
Një tjetër filtër është edhe Avokati i Popullit. Ky institucion merr kompetenca të zgjeruara për të mbledhur të dhëna nga SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, Tatimet, Doganat dhe Autoriteti i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Përkufizime të reja për krimin e organizuar dhe pasurinë
Për të mos lënë asnjë hapësirë abuzimi gjatë vlerësimeve, ligji ka saktësuar termat ligjorë. “Pasuri të ligjshme” do të konsiderohen vetëm ato të ardhura që janë deklaruar dhe tatuar sipas ligjit. Ndërkohë, një person konsiderohet “i përfshirë në krimin e organizuar” edhe nëse procedimi penal ndaj tij është pushuar për shkaqe procedurale (si parashkrimi) ose nëse ai nuk mund të merrej si i pandehur, duke zhvlerësuar kështu pafajësitë teknike.
Fuqizimi i inspektorëve dhe këshilltarëve ligjorë
Ndryshimet prekin edhe Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD). Për t’u garantuar pavarësi në hetimin e shkeljeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, inspektorët magjistratë do të kenë një mandat 5-vjeçar (me të drejtë riemërimi) dhe do të gëzojnë pagën dhe përfitimet e një gjyqtari të Gjykatës së Apelit.
Ndërkohë, për këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë të gjykatave dhe prokurorive, vendoset një standard i ri: ata duhet të kalojnë një testim të posaçëm dhe të përfundojnë një program rigoroz teoriko-praktik njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës.
Ky ligj hyn në fuqi më 28 Shkurt 2026.
Një çarje në argjinaturën e lumit Shkumbin, pranë fshatit Labinot Fushë, ka alarmuar mbrëmjen e së enjtes autoritete...
Bashkëshortja e të dyshuarit si drejtues i një organizate kriminale shqiptare, ka mohuar akuzat gjatë marrjes në pyetje para gjyqtares ...
Autoritetet njoftuan të premten sekuestrimin e më shumë se 175 kilogramëve drogë në kufirin franko-gjerman dhe vënien në...
Tenderi me vlerë rreth 700 mijë euro që coi Benet Becin para drejtësisë, për prokurorinë e posaçme është kry...
Gazetarja Anduena Llabani, deklaroi se hetimet ndaj zonjës Belinda Balluku mund të çojnë SPAK drejt kërkesës për vlerë...
Një aktore shqiptare po padit qeverinë për përdorimin e fytyrës dhe zërit të saj për të krijuar avatarin e një...
Një burrë 25-vjeç nga Staten Island përballet me akuza për abuzim seksual ndaj një vajze të mitur dhe për arratisje ng...
Safet Rustemi, i njohur si Safet Bajri, ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë,...
Tre persona u arrestuan nga policia e Kukësit nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Operacioni i koduar “Start 2&rdq...
Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, institucion i njohur për ...