8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqësoi drejtuesin e SPAK pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kërkoi të martën shkarkimin nga detyra të prokurorit Aurel Zarka për cënimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.
Lidhur me kriterin e figurës, Xholi konstatoi se Autoriteti për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK ka ndryshuar konstatimin fillestar për Zarkën, nga përshtatshmëri, në papërshtatshmëri.
Në vijim, Xholi parashtroi shkaqet për dy çështje, një prej të cilave e hetuar nga Zarka. Në një prej çështjeve për të cilën është vendosur mosfillimi procedimit për ndërtimin e një hoteli në Vlorë, Xholi konstatoi se të dhënat e dosjet kanë lidhje me ato të raportit të AKSIK-së. Në çështjen tjetër, sipas drejtuesit të SPAK, rezulton se Zarka ka kërkuar dënimin minimal për një të pandehur për kultivim e shitje të narkotikëve, si dhe pezullimin e dënimit, por pa analizuar rrethanat përse duhej të pezullohej masa. Xholi tha se ka indicie serioze se sjella e subjektit ka qenë në kundërshtim me atë që duhet të ketë një magjistrat. Sipas tij, kjo sjellje e Zarkës cënon besimin e publikut.
Xholi parashtroi gjetje dhe për pasurinë, duke vërejtur se nuk është provuar me dokumentacion ligjor shuma e përfituar nga babai i subjektit në emigracion, vlerë monetare që ka shërbyer për dhënien e një huaje prej nga janë gjeneruaar të ardhura të deklaruara si burim për krijimin e pronave të zotëruara nga subjekti.
Po ashtu, Xholi ngriti pikëpyetje mbi një prej burimeve për investimin e kryer nga subjekti në vitin 2013 në një fond me vlerë rreth 9 milionë lekë. Sipas Xholit, subjekti ka investuar dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e një apartamenti që e ka blerë sa gjysma e vlerës që e kishte blerë më parë pala shitëse. Po ashtu, Zarka e ka shitur këtë pasuri pak kohë më vonë për më shumë se dyfishi i çmimit të blerjes.
Drejtuesi i SPAK vlerëson se këto veprime duken si të simuluara dhe afektojnë shumën e përfituar nga shitja e apartamentit, që është përdorur për investimin në fondin 9 milionë lekë.
Në përfundim, prokurori Xholi u shpreh se subjekti gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia dhe kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit e shkarkimin e tij.
Konkluzionet përfundimtare të prokurorit Aurel Zarka u paraqitën nga avokati Julian mërtiri, i cili konstatoi se vetëm një prej dy çështjeve të trajtuara në proces është hetuar nga ana e subjektit, ajo për të cilën ngrihen pretendime për kërkimin e dënimit minimal dhe pezullimin e masës ndëshkuese për dy të pandehur. Mërtiri theksoi se Zarka ka paraqitur provat dhe rrethanat ligjore për kërkimet e tij për të pandehurit, që sipas tij e rrëzojnë pretendimin për këtë shkak të ngritur në ankim.
Për sa I përket raportit për figurën, Mërtiri nënvizoi se AKSIK nuk kreu ndonjë verifikim apo kontroll për Zarkën, por e bazoi ndryshimin e konstatimit të mëparshëm vetëm në çështjen penale ndaj Zarkës, për të cilën vërejti se është ende në proces dhe nuk ka një vendim të formës së prerë.
“Vërtetësia e tyre varet nga procesi penal”, tha Mërtiri dhe shtoi se deri tanimë nuk ka ndonjë provë që të konfirmojë përdorimin e aplikacioneve Sky ECC nga ana e prokurorit Zarka. Ai shtoi se Zarka vijon të mohojë përdorimin e këtyre aplikacioneve apo të ketë lidhje me provat e çështjes penale në ngarkim të tij, duke u deklaruar i pafajshëm.
Lidhur me konstatimet për pasurinë, Mërtiri u shpreh se janë të drejta konkluzionet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që nuk kanë gjetur probleme penalizuese. Lidhur me blerjen dhe shitjen e apartamentit, ai konstatoi se subjekti nuk ka qenë prokuror në atë kohë. Po ashtu, Mërtiri theksoi se në ankim janë anashkaluar rrethanat e blerjes së atij apartamenti, e për rrjedhojë edhe ky shkak është i pabazuar.
Në përfundim, avokati Mërtiri e cilësoi vlerësimin për figurën e subjektit të parakohshëm, duke argumentuar se bazohet vetëm në të dhënat e çështjes penale ndaj Zarkës, që është ende në gjykim dhe nuk ka ndonjë vendim. Mërtiri deklaroi se subjekti kërkon pafajësi dhe konfirmin në detyrë.
Kolegji u tërhoq për marrjen e vendimit që njoftoi se do e shpalli më datë 5 mars, në orën 16:00.
Prokurori Aurel Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 qershor të vitit të kaluar, pas një seance dëgjimore të shkurtër në të cilën nuk u vunë në dukje probleme që mund ta cenonin atë. Por një muaj më vonë, më 30 korrik, Zarka u arrestua nga Prokuroria e Posaçme.
Sipas SPAK, prokurori Zarka dhe persona të tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje të cilat lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve. Interesi kryesor lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Yaris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata, të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
Pas zbardhjes së vendimit të konfirmimit nga KPK, ONM reagoi dhe kërkoi ankim të çështjes, duke iu referuar kryesisht gjetjeve të lidhura me akuzat e ngritura nga SPAK. Komisioneri Publik ndoqi të njëjtën logjikë në ankimin e paraqitur në Kolegj, duke vërejtur se nga hetimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se personat nën hetim, ndër ta edhe Zarka, në bashkëpunim dhe në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë.
Zarka ka këmbëngulur për pafajësi, por Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi atë me 2 vjet e 8 muaj burg. Apeli i Posaçëm shkoi më tej, duke e gjetur të gabuar cilësimin nga ana e SPAK-ut dhe tre gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë lidhur me mënyrën e bashkëpunimit të Zarkës me tre të bashkëpandehurit dhe me persona të tjerë që nuk janë marrë nën hetim. Ndryshe nga Shkalla e Parë që vlerësoi se bashkëpunimi ishte i thjeshtë me rrethana rënduese, Apeli e cilësoi si grup të strukturuar kriminal dhe e prishi vendimin duke e rikthyer për rigjykim. Por, vendimi Apelit u prish nga Gjykata e Lartë që e riktheu çështjen për rigjykim po në shkallën e dytë, duke sjellë për rrjedhojë që ndaj Zarkës të mos ketë në fuqi vendim të formës së prerë.
I riu shqiptar 25-vjeçar, i cili goditi me shkop gome një berber grek në Pylos, ka rrëfyer versionin e ngjarjes. Sipas 25-vjeçarit ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës kombëtare thirrur nga Sali Berisha përpara kryemin...
Shtatë persona konsiderohen të dyshuar si pjesë e një organizate trafikimi kokaine në Foligno. Ata përfshijnë pesë shte...
Pjesëmarrje masive të qytetarëve ka patur edhe në protestën e sotme të thirrur nga opozita. Qytetarët ‘janë zbrazu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga ambientet e selisë blu dhe është nisur drejt ambienteve të Kryeministris...
Qyterarët janë mbledhur këtë pasdite para Kryeministrisë, aty ku është thirrur protesta nga Partia Demokratike, kundër...
Sot zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike. Vetëm pak momente para nisjes zyrtare të tubimit, qytetarë janë m...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka deklaruar pak para protestës së thirrur këtë pasdite te Kryemi...
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka ngritur alarmin në lidhje me kolapsin e krijuar me sistemet dixhitale qeveritare. Kjo&nbs...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, vetëm pak para nisjes së protestës kombëtare.&nbs...