AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK kërkon trajnim të detyrueshëm për prokurorin e Tiranës

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2025, 19:26
Drejtuesi i SPAK kërkon trajnim të detyrueshëm për

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani e ndryshoi qëndrimin e tij përfundimtar në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Arben Agovi, duke kërkuar të martën dërgimin e tij për trajnim njëvjeçar në Shkollën e Magjistraturës, ndryshe nga kërkimi për shkarkim nga detyra gjatë parashtrimeve një javë më parë.

Prokurori Klodian Braho që përfaqëson Dumanin në këtë çështje, vërejti se pas shpjegimeve dhe provave të dorëzuara nga subjekti, për dy nga çështjet e trajtura në ankim bien shkaqet. Në vijim ai paraqiti konstatimet për pesë çështje të tjera të hetuara prej Agovit, duke vlerësuar se nuk janë kryer hetime të plota, fakte që sipas Brahos, janë konkluduar dhe nga gjykatat që kanë rrëzuar vendimarrjet e Agovit.

Braho u shpreh se, megjithëse pamundësia financiare dhe problemet e konstatuara për profesionalizmin nuk janë të mjaftueshme për të sjellë penalizim, është e nevojshme që subjekti të kryejë trajnimin njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës. Në përfundim Braho kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit për konfirmimin e Agovit, pezullimin e tij nga detyra dhe detyrimin për të ndjekur trajnimin në Shkollën e Magjistraturës.

Përfaqësuesi ligjor i prokurorit Agovi, avokati Julian Mërtiri paraqiti me detaje qëndrimet lidhur mbi çdo shkak ankimi. Për disa përj çështjeve të trajtuara, Mërtiri theksoi se subjekti ka dhënë shpjegime bindëse dhe se gjykatat i kanë gjetur të drejta vendimarrjet e tij. Ai i cilësoi veprimet hetimore e procedurale të kryera nga subjekti sit ë plota, të detajuara e vendimtare për zgjidhjen e çështjeve.

Sipas Mërtirit, subjekti ka dhënë shpjegime shteruese për gjithë gjetjet e konstatuara, ndërsa për shkaqet e ankimit vërejti se në ato nuk evidentohen mangësi profesionale. Në përfundim, ai i cilësoi shkaqet e ngritura të pamjaftueshme për të sjellë ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit të prokurorit Arben Agovi.

Kolegji u tërhoq për të marrë vendimin që u njoftua se do të shpallet më datë 12 nëntor, në orën 09:30.

Arben Agovi u konfirmua në detyrë më 13 dhjetor 2023 në mënyrë unanime nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland Ilian dhe anëtare Genta Tafa Bungon. Gjatë seancës dëgjimore më 11 dhjetor, Agovi dha shpjegime për burimin e një apartamenti të blerë nga prindërit, një bilanc negativ si pasojë e pasaktësive në deklarimin e kursimeve cash si dhe për gjetjet në disa prej çështjeve të denoncuara nga publiku. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, shkruan Birn. 

Komisionerja Publike, Irena Nino vlerësoi ndryshe nga KPK, duke ngritur shkaqe në kriterin e aftësive profesionale, duke pretenduar se subjekti i rivlerësimit nuk kishte dhënë shpjegime bindëse, si dhe nuk kishte arritur të provojë të kundërtën e barrës së proves. Nino kërkoi në ankim shkarkimin e Agovit.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë