AKTUALITET

Durrësi në kolaps parkimesh, Bashkia zero investime për vitin 2025

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Tetor 2025, 14:02

Durrësi në kolaps parkimesh, Bashkia zero investime për vitin

Qyteti bregdetar përballet çdo ditë me kaos parkimesh: lagjet janë të mbushura me makina në të dy anët e rrugëve dhe qytetarët hasin vështirësi të gjejnë një vend parkimi bosh, pavarësisht se zyrtarisht ekzistojnë 7 sheshe dhe 16 segmente rrugësh të destinuara për parkim me pagesë, ndërsa parkimi pa pagesë aplikohet vetëm për rezidentët në hapësirat mes pallateve.

“Në buxhetin e vitit 2025 nuk është parashikuar ndërtimi i parkimeve të reja”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Bashkisë Durrës për Median Amfora.

Rrugët kryesore dhe lagjet janë të mbushura me automjete të parkuara në disa raste deri në trotuare, duke e kthyer gjetjen e një vendi parkimi në një sfidë të përditshme për çdo drejtues automjeti. Bashkia Durrës thekson se sistemi i parkimeve është i rregulluar me vendime të Këshillit Bashkiak, ku janë përcaktuar zonat e administrimit dhe tarifat për parkim me pagesë, si në sheshe ashtu edhe në rrugët e qytetit.

“Me Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr. 66 të 25 qershorit 2024 ‘Për përcaktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë dhe sheshe në territorin e Bashkisë Durrës’, dhe Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr. 113 të datës 24 dhjetor 2024 ‘Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2025’, janë të miratuara sheshet e destinuara për parkim me pagesë në rrugë me tarifat respektive për vendparkime në sheshe”, shpjegoi Bashkia e Durrësit.

Megjithëse janë përcaktuar shtatë sheshe të destinuara për parkim me pagesë, numri i tyre mbetet shumë i vogël krahasuar me fluksin e përditshëm të automjeteve në Durrës, ndërsa situata bëhet edhe më kaotike gjatë sezonit veror, kur shtimi i numrit të automjeteve rritet ndjeshëm.

Sipas Bashkisë së Durrësit, shtatë sheshet e përcaktuara për parkim me pagesë janë: Sheshi pranë Bar Portofino, sheshet në rrugën “Mars 91” (dy sheshe), sheshi poshtë Urës së Dajlanit, sheshi “Jorgji Ziu” tek Mauzoleumi i Dëshmorëve, sheshi në territorin e brendshëm të Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”, sheshi pranë tregut industrial në rrugën “Hysen Myshketa” dhe sheshi Vollga pranë Autoritetit Portual Durrës.

Edhe pse janë të ashtëquajturat Zona A dhe Zona B që përfshijnë 16 rrugë të qytetit, sistemi i parkimeve në Durrës mbetet larg funksionimit.

Këshilli Bashkiak ka miratuar parkimin pa pagesë, por vetëm për rezidentët në hapësirat publike midis pallateve në të gjithë territorin administrativ të bashkisë Durrës përfshirë edhe zonën A dhe B. Mungesa e vendeve të parkimit ka hapur rrugë abuzimeve: qytetarëve iu është dashur madje të paguajnë edhe në hapësira ku parkimi është falas. Më 29 gusht 2024, Policia e Durrësit arrestoi dy persona të cilët i’u merrnin para qytetarëve në një vendparkim publik pranë stadiumit, i cili sipas Bashkisë ishte i destinuar si hapësirë pa pagesë.

Nga vendimet e miratuara të Këshillit Bashkiak nuk rezulton të ketë asnjë hapësirë të dedikuar falas për parkim në qytet, përveçse rasteve të rezidentëve. Përjashtim bën vetëm qëndrimi deri në 5 minuta në sheshe, i cili është më shumë simbolik sesa një zgjidhje reale. Kjo do të thotë se çdo drejtues automjeti në Durrës duhet të paguajë për parkim, edhe pse hapësirat e ofruara janë të pamjaftueshme.

Megjithëse qytetarët përballen çdo ditë me parkime të paligjshme dhe hapësira publike të zëna, Bashkia shprehet se situata është nën kontroll dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ndiqen procedurat ligjore ndaj abuzuesve.

“Lidhur me çështjen e parkimeve të paligjshme Policia Bashkiake monitoron dhe kontrollon zënien e hapësirave publike, gjatë konstatimit të këtyre hapësirave nga subjekte apo individë në bashkëpunim me institucione të tjera si Policia e Shtetit kryejmë procedurat ligjore deri në ndjekje penale për subjektet apo individët”, tha Bashkia e Durrësit.

Ndryshe nga sa deklaron Bashkia Durrës për kontrollin e parkimeve të paligjshme, qytetarët përballen ende me abuzime të hapura. Siç ka konstatuar Media Amfora në terren, qytetarët ende janë konfuzë në disa vende të dedikuara për parkime. Në rrugën e Currilave, afër Muzeut Arkeologjik, drejtuesit e automjeteve u është dashur të paguajnë në një parkim që ka qenë publik.

Veç faktit që Bashkia e Durrësit ka dështuar të zgjidhë çështjen e parkimeve publike, institucionit i mungon edhe transparenca për mënyrën se si menaxhohen parkimet me pagesë. Media Amfora i kërkoi Bashkisë informacion mbi administrimin e parkimeve gjatë pesë viteve të fundit, duke përfshirë bilancet vjetore dhe të ardhurat përkatëse, por nuk mori një përgjigje. Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak, parkimi në sheshe është falas për 5 minutat e para, ndërsa më pas tarifa rritet sipas kohës së qëndrimit: 100 lekë deri në 2 orë, 200 lekë për 2-5 orë, 300 lekë për 5-8 orë, 400 lekë për 8-12 orë dhe maksimumi 500 lekë për një qëndrim deri në 24 orë.

Tarifat për parkimin në rrugë ndryshojnë sipas sezonit dhe zonës. Nga 1 qershori deri më 30 shtator, parkimi me pagesë zbatohet çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00, ndërsa nga 1 tetori deri më 31 maj, parkimi paguhet nga ora 08:00 deri në 16:00, vetëm nga e hëna në të premte. Çmimi është 100 lekë/orë në Zonën A dhe 40 lekë/orë në Zonën B.

Këshilli Bashkiak ka miratuar që prej vitit 20224 tarifën fikse vjetore prej 10.000 lekë përsa i përketë parkimit të rezidentëve në zonën A dhe B, për të drejtën e parkimit në rrugët e destinuara për parkim publik publik me pagesë brenda njësisë së banimit ku janë rezident, vetëm për një automjet.

Për parkimin në ndërtim pranë Stacionit të Trenit, një nga zonat më problematike të qytetit, Bashkia Durrës duket se nuk ka marrë rol aktiv. Projekti nuk është hartuar apo ndjekur prej saj, por financohet dhe administrohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa Bashkia është vetëm përfituese e investimit.

“Parkimi tek Stacioni i Trenit nuk është projekt i hartuar nga Bashkia Durrës, Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike dhe nuk ndiqet si investim nga Sektori i Ndjekjes së Investimeve Publike. Ky projekt financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili përgjigjet edhe për mbarëvajtjen e procedurave të tjera administrative, ndërsa Bashkia në këtë rast është vetëm përfituese e investimit,” tha Bashkia e qytetit bregdetar.

Derisa Bashkia të hartojë një plan real për menaxhimin e parkimeve, qytetarët e Durrësit do të vijojnë të paguajnë çmimin e kaosit urban çdo ditë./Amfora.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë