AKTUALITET

‘Gjithçka ndodhi në 7 sekonda’ - Skema e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, çfarë ndodhi mes 5 protagonistëve

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Tetor 2025, 12:39

‘Gjithçka ndodhi në 7 sekonda’ - Skema e vrasjes së

Ekspertët e policisë kriminale kanë arritur të ndërtojnë plan-vendosjen e dinamikës së krikmit të rëndë të ndodhur në Sallën Nr.3 në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë, ku mbeti i vrarë me 3 plumba, gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën lehtë babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj. Ekspertët janë përqëndruar nga këqyrja e pamjeve filmike të ofruara nga një kamera e instaluar në sallën e gjyqit, ku duket qartë të gjitha veprimet e kryera jo vetëm nga autori i krimit, Elvis Shkambi, por dhe nga 5 protagonistët e tjerë që ishin në sallën e gjyqit.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në 7 sekonda. Përmes burimeve të sigurta, kjo video është arritur të shikohet dhe nga gazetari Elton Qyno, e cila tregon situatën në kufijtë e makabritetit. Dhe në gjithë këtë situatë ekstreme, i vetmi që nuk bën asnjë lëvizje habie, qoftë për t'u shfaqur i trembur apo qoftë për të ndaluar nipin e tij për të mos gjuajtur me armë ndaj gjyqtarit dhe personat të tjerë është, pikërisht Gjon Shkambi. Shkambi në video shfaqet gjatë gjithë momentit të masakrës me një qetësi olimpike, çka ka shtuar dyshimet e forta tek anëtarët e grupit të hetimit, që ai të jetë personi që ka orientuar dhe shtyrë nipin e tij, Elvis Shkambi, për të kryer këtë akt të rëndë brenda ambjenteve të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Ndërsa personi kryesor që rezulton të jetë dhe dëshmitar i kësaj tragjedie, është sekretaria e gjyqtarit Astrit Kalaja, Xhuliana Kulla, e cila ka parë tmerin me sy. Kulla shfaqet në video duke qëndruar në këmbë dhe e qetë në tavolinën e saj të sekretares gjyqësore.Por pas dëgjimit të krismave të armës, tmeri përshkon trupin e saj, e cila shfaqet e traumatizuar dhe mbështetur fort pas muri, duke lëshuar klithma të forta, që tronditën ambjentet e gjykatës, por jo vrasësin i cili pasi kishte mbaruar punë  me gjyqtarin Kalaja dhe kishte qëlluar me një plumb Ragip dhe Ervis Kurtaj, drejtohet me armën që mbante në dorë duke i thënë fjalët: ”..s’kam punë me ty…”.

Sekretarja nuk mund as të largohej, pasi siç duket dhe në pamje filmike, trupi i pajetë i gjyqtarit Astrit Kalaja, ishte rrëzuar shumë pranë derës.

Duke u bazuar pikërisht në këto pamje filmike ekspertët kriminologë kanë arritur gjatë këtyre ditëve të realizojnë dhe një plan vendosje të personave, me qëllim, krijimin në letër të dinamikës së krimit, e cila është filmuar e gjitha.

Me Nr.1 përshkruhet Astrit Kalaja

Me Nr. 2 përshkruhet Elvis Shkambi

Me Nr.3 përshkruhet Ragip Kutaj

Me Nr. 4 përshkruhet Ervis Kurtaj

Me Nr.5 përshkruhet Xhuliana Kulla

Me Nr.6 përshkruhet Gjon Shkambi

Sipas pamjeve filmike gjyqtari Kalaja sapo përfundon leximin e dhënies së vendimit, merr drejtimin nga dera me qëllim largimin nga salla e gjyqit. Të 6 personat e pranishëm ishin në pozicion në këmbë pasi Gjykata sapo lexoi vendimin përfundimtar. Por në këtë moment Elvis Shkambi, që ndodhej në rreshtin e parë të karrigeve të publikut, ashtu siç qëndronte në pozicion “…i ngritur në këmbë…”, me njërën dorë ka nxjerrë nga xhepi një pistoletë dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të gjyqtari Astrit Kalaja, i cili sapo kishte hedhur hapat e parë për tu larguar.

Trupi i gjyqtarit shihet që shembet në tokë duke u rrëzuar shumë pranë derës së daljes. Ndërsa pas dy krismave të para, sekretarja Xhuljana Kulla, tmerrohet e mbështetur pas murit, duke lëshuar vetëm klithmat.

Kurse babë e bir me mbiemrin Kurtaj të panikosur nga krismat dhe ngjarja e paprecedentë, vrapojnë menjëherë të dalin nga salla e gjyqit, përmes derës tjetër nga hyjnë palët dhe publiku. Elvis Shkambi, menjëherë ka hequr vëmendjen nga gjyqtari duke u kthyer  dhe ka qëlluar të dy personat e tjerë. Sipas ekspertët vetëm 1 plumb i lëshuar nga pistoleta e përdorur nga Elvis Shkambi, ka plagosur lehtë babë e bir. Ndërsa Ragip dhe Ervis Kurtaj, ashtu të plagosur largohen nga ambientet e sallës së gjyqit, Elvis Shkambi, kthehet edhe një herë nga gjyqtari Astrit Kalaja që ndodhej i shtrirë në dysheme, duke qëlluar dy herë në drejtim të tij, por njëri nga plumbat për shkak të hapësirës së ngushtë që kishte salla ka kapur kompjuterin e sekretares gjyqësore, Xhuliana Kulla.

Klithmat e kësaj të fundit kanë shkuar në “qiell” pasi autori i krimit dhe ajo gjatë gjithë kohës ishin në një distancë 1 deri në 2 metra. Elvis Shkambi i është drejtuar me fjalët: ”..s’kam punë me ty…” dhe më pas është larguar së bashku me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi.

Ndërkohë në të gjithë këtë situatë ekstreme, i vetmi që nuk ka shfaqur asnjë lëvizje të çuditshme, si panikosje, trembje, veprime fizike që mund të çonin në largimin e tij nga salla apo të ndalonin autorin e krimit, ka qënë Gjon Shkambi. Në video duket qartë që Gjon Shkambi nuk kryen asnjë veprim, por shfaqet me një qetësi “Olimpike”. Pas gjithë asaj që ndodhi, Gjon Shkambi, merr disa letra të lëna në një karrige, i fut në çantë dhe së bashku me nipin e tij, largohen drejt daljes.

Në shkallët e gjykatës Gjon Shkambi ndez dhe një cigare, duke vijuar ta tymosë atë në oborr, derisa aty mbërritën efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët kryen shoqërimin e tyre në ambientet e Policisë së Tiranës./elton qyno

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë