AKTUALITET

DW: Rregull i ri për ata shqiptarë që jetojnë në Gjermani dhe duan të rifitojnë shtetësinë shqiptare

r.ll Përditësimi i fundit 10 Maj 2025, 09:25
DW: Rregull i ri për ata shqiptarë që jetojnë në
foto ilustruese

TIRANË- Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk e mori lehtë vendimin për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Edhe pse jetonte prej vitesh në Gjermani dhe e dinte që një pasaportë gjermane do t'ia lehtësonte ndjeshëm jetën – në punë, në udhëtime, në çdo marrëdhënie me shtetin – ndjenja e lidhjes me vendlindjen i mbeti gjithmonë e fortë.

Por gjithçka ndryshoi gjatë një udhëtimi nga Saranda në Korfuz. "Mbaj mend në anijen me tim shoq dhe dy miqtë tanë gjermanë. Të gjithë shtetasit e BE kaluan pa problem. Ndërsa neve shqiptarëve na mbajtën mbi një orë në një vapë të tmerrshme, pa asnjë shpjegim.” Atë ditë ajo vendosi të aplikonte për shtetësinë gjermane – duke lënë pas, me dhimbje, dokumentin shqiptar.

Një dokument që nuk ekzistonte

Gati 20 vjet më vonë, kur Gjermania, falë një ndryshimi në ligjin e shtetësisë në vitin 2024, lejoi mbajtjen e dy shtetësive, Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk u mendua dy herë dhe nisi menjëherë aplikimin për shtetësinë shqiptare. Por procesi nuk shkoi siç kishte shpresuar. Aplikimi u bllokua kur ambasada, konkretisht seksioni konsullor në Mynih, i kërkoi një certifikatë lindjeje dhe një certifikatë familjare të lëshuara nga autoritetet gjermane. Një certifikatë lindjeje nga Gjermania mund të ketë kuptim vetëm për ata që kanë lindur në këtë vend, por për ata që kanë lindur në Shqipëri, kjo kërkesë ishte absurde. "Autoritetet gjermane çuditeshin, kur u kërkonim certifikatë lindjeje,” rrëfen Enkeleda.

Origjinali mbetet në Shqipëri

Senati i Berlinit i konfirmoi Deutsche Welles se ekziston një mundësi për të marrë një kopje të certifikatës së lindjes nga autoritetet gjermane, por vetëm nëse qytetari e regjistron vetë në gjendjen civile përmes një procedure të veçantë ("Nachbeurkundung”). Megjithatë, edhe nëse ekziston, Senati i Berlinit dyshon se ky dokument do të njihej nga autoritetet e huaja si certifikatë zyrtare lindjeje. Sipas Senatit, raste të ngjashme janë regjistruar edhe me shtetas të natyralizuar nga Vietnami dhe ish-Jugosllavia.

Shqipëria reagon pas ankesave

Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk ishte e vetme. Ashtu si ajo, edhe shumicën e 174 qytetarëve që, sipas Ambasadës shqiptare në Gjermani, kishin paraqitur një kërkesë për rikthimin e shtetësisë shqiptare në Berlin, i preku e njëjta pengesë dokumentare.

Ata iu drejtuan mediave – përfshirë edhe Deutsche Welle – për të kërkuar zgjidhje. Dhe më në fund, në fillim të prillit, qeveria shqiptare ndërmori një ndryshim të rregullores. Tani nuk është më e nevojshme një certifikatë lindjeje nga Gjermania. Mjafton një certifikatë e lëshuar në Shqipëri – dhe ajo mund të merret edhe përmes konsullatës.

Enkeleda e kishte dorëzuar këtë certifikatë që në fillim, së bashku me të gjitha dokumentet e tjera. Ndryshimi në rregullore i hapi asaj rrugën që më parë ishte bllokuar. "Ishte e shpejtë dhe pa probleme,” tregoi ajo. "Këtë herë gjithçka shkoi qetë.”

Një ndryshim i vonuar për shumë aplikantë

Por për disa aplikantë të tjerë, kjo rregullore mund të ketë ardhur shumë vonë. Konkretisht, kjo ka prekur ata që i kishin përgatitur të gjitha dokumentet dhe që nuk morën më takim në ambasadë pas vendosjes së kërkesës së re për dy dokumente shtesë nga Gjermania – certifikatën e lindjes dhe certifikatën familjare. Për ta, ekziston shqetësimi se dokumentet e përgatitura me kosto të konsiderueshme mund të kenë humbur vlefshmërinë për shkak të afatit gjashtëmujor.

Deutsche Welle e ka pyetur Ministrinë e Brendshme në Shqipëri për të mësuar nëse do të zgjatet afati i vlefshmërisë së aplikimeve të bëra para ndryshimit të rregullores. Deri tani, nuk ka ardhur asnjë përgjigje.

Më shumë se një akt simbolik

Për Enkeleda Olldashi-Heusinger, edhe pse procesi ishte i lodhshëm, përpjekja ia vlejti. "Është një akt simbolik për mua,” thotë ajo. "Është vendlindja ime. Kam familje, kam shtëpi atje. Dhe ndoshta një ditë dua të kaloj më shumë kohë në Shqipëri.” Edhe pse tashmë dokumentet e saj janë për shqyrtim te Presidenca, ajo heziton të gëzohet: "Do të gëzohem vërtet vetëm kur ta kem pasaportën shqiptare në dorë.”

Enkeleda Olldashi-Heusinger prej vitesh ndërmjetëson mes kulturave, dhe u mëson turistëve gjermanë valle popullore shqiptare, në qytetin e saj të lindjes Berat.  "Nëse do të marr me të vërtetë shtetësinë shqiptare sërish, do ta festoj me grupin e radhës të turistëve në kalanë e Beratit – me një valle popullore. Dhe i gjithë grupi do të më bashkohet”, thotë ajo./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë