Zbulohet në Adriatik një rrugë 7 mijëvjeçare nën ujë, arkeologët: Lidhte një vendbanim neolitik me bregun
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka sjellë në vëmendje një deklaratë të eurodeputetit Tomáš Zdech...

LEZHË- Ditën e sotme priten transferimet e para të emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjadrit në Shqipëri, e kthyer me dekret të qeverisë italiane në Qendrën e Paraburgimit për Riatdhesimin, CPR. Transferimi i emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjadrit në Shqipëri ishte njoftuar se do të kryhej dje por u shty për ditën e sotme.
Autoritetet italiane paralajmëruan se dy anijet e planifikuara për sot në portin e Shëngjinit do të mbërrijnë rreth orës 15:00. Anija e parë do të ketë 15 emigrantë në bord ndërsa në mbrëmje, rreth orës 19:00, do të mbërrijë anija e dytë me 25 emigrantë të tjerë. Në total, rreth 40 emigrantë do të mbërrijnë nesër, kjo e barabartë me kapacitetin aktual të kontejnerëve të ngritur brenda kampit të Gjadrit.
Emigrantët e ardhur në janar 2025 ishin grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Në dy rastet e mëparshme, tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
ITALI- Mark Samson, autori 23-vjeçari, i cili vrau shqiptaren Ilaria Sula, u ka shkruar dhe dërguar një letër prindërve të...
TIRANË- Plani për kthimin e rezidencave qeveritare në Vlorë dhe Velipojë në hotele luksoze markë ndërkombëta...
TIRANË- Kthimi nga investimi i rezervës valutore pësoi rënie vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kthimi ...
TIRANË- Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Per...
KOSOVA- Një dokument i publikuar ka nxjerrë në pah një skandal brenda Prokurorisë së Specializuar në Hagë, ku het...
TIRANA- Gazetari Igli Çelmeta ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka folur rreth skandalit të shpërbërjes ...
TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka folur ditën e sotme për rastin e kolegut Elton Qyno në Gjykatën Kushtetuese. I ftuar në "Ç...
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot se një skandal ka ndodhur në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, ku është "shkr...
TIRANA- Avokati Saimir Visha deklaroi sot se në sistemet e paraburgimit dhe burgjeve janë identifikuar 3 raste me SIDA. I ftuar në "&Ccedi...
TIRANA- Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë shtyrë seancën për rastin e gazetarit Elton Qyno teksa trupa u tërhoq p&...