AKTUALITET

Dy vëllezërit “kriminelë” që shfrytëzuan motrën e tyre

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Prill 2023, 21:09
Dy vëllezërit “kriminelë” që shfrytëzuan

Xhevdet dhe Ibrahim Xhafa janë dy vëllezër që akuzohen për trafikim qëniesh njerëzore. I pari ka bërë 4 vite e gjysmë burg, ndërsa i dyti është dënuar me 5 vite. Arsyeja? Kanë arritur deri në atë pike sa kanë trafikuar motrën e tyre, Ëngjëllushen. Fatmirësisht, Prokuroria jonë është shumë e kujdeshme, nuk i shpëton asnjë mizë, kur bëhet fjalë për kriminelë të këtij kalibri. Dy vëllezërit, djajtë e motrës së tyre Ëngjëllushe, pasi kanë kryer së bashku 9 vite e gjysmë burg, do të rigjykohen sërish, për të njëjtën vepër penale. 

Gjykata e lartë ka vendosur rishqyrtimin e çështjes në Gjykatën e Apelit, pasi dy vëllezërit trafikantë qëniesh njerëzore, ia kanë hedhur paq drejtësisë me aq pak vite burg. Prokurori me bindje të plotë kërkoi 15 vite burg për secilin…

Ne gjetëm guximin dhe shkuam në qytetin e Rrogozhinës për të takuar nga afër, në shtëpinë e tyre vëllezërit Xhevdet dhe Ibrahim Xhafën.  Morëm antiplumb dhe iu drejtuam ambientit të tyre për të folur me Xhevdetin.

Ai na priti në hyrje të shtëpisë mjaft i tronditur dhe një varfëri ekstreme. Mjafton një shikim shumë i shpejtë në banesën ku jeton Xhevdeti dhe familja e tij për të kuptuar se kemi të bëjmë me një person që është shumë larg krimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Por ku ka nisur kalvari i vuajtjeve?

“Më kanë arrestuar mua dhe Ibrahimit në vitin 2015. Akuzohemi për trafikim qëniesh njerëzore. Nuk jemi kriminelë. Ne jemi lypës, ushqehemi me kanaçe dhe mundohemi të mbajmë familjet tona. Asgjë më tepër, nuk i kam bërë askujt keq. Shikoni ku jetoj, pasuria ime janë fëmijët e mi.

“Ibrahimi, vëllai im ka bërë 5 vite burg, ndërsa unë 4.5 vite si bashkëpunëtor. Çfarë duan më nga ne? Nuk e kuptoj. Ëngjëllueshja është motra jonë invalide, ne kështu jemi rritur gjithë jetën. Nuk na merr njeri në punë. Ju lutem, ju lutem, ju lutem, mos më dënoni më”, shprehet ai.

Seanca e radhës zhvillohet në Gjykatën e Apelit, Prokurori kërkoi sërish 15 vite burgim, ndërsa vendimi përfundimtar u shty me 4 maj. Avokati i vëllezërve, Dulejman Karaj, beson se nuk do të ketë ridënim.

“Nuk besoj se do të ridënohen, Gjykata duhet të mjaftohet me dënimin që kanë marrë dhe pse unë mendoj se janë të pafajshëm. Lypsia nuk dënohet me ligj, nuk është dënuar kurrë, në asnjë kohë”, shprehet ai.

Xhevdeti del i tronditur nga seanca që ne ndoqëm nga afër, ndërkohë Ëngjëllueshja ka dhe një thirrje të fundit.

“Kam dale me dëshirë për të lypur, mos i dënoni vëllezërit e mi. Jap jetën për to.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë