AKTUALITET

“Ten lekë benzinë”/ Fjalët e portugezit tek pika e karburantit e identifikuan, ZBULOHEN lëvizjet e vrasësit para dhe pas vrasjes së Nikulajt

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Prill 2023, 15:30
“Ten lekë benzinë”/ Fjalët e portugezit tek pika e

LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka zbardhur të gjitha lëvizjet e atentatorit portugez, para dhe pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Portugezi Ruben Saraiva ka tentuar ta ekzekutojë Ardian Nikulaj në datë 17 dhe 18 Prill, por plani ka dështuar, megjithatë kamerat e sigurisë e kanë fiksuar duke lëvizur po me motor përgjatë itinerarit Gocaj Balldre-Lezhë-Shëngjin.

Burime për TvKlan bëjnë me dije se më 17 prill, në orën 15.48 ka parkuar mjetin e tij në kompleksin e pallateve “Bardh e blu” që ndodhet pranë restorantit “Coral” të viktimës. E po atë ditë ka pritur sinjal nga vëzhguesi anglez Harry Simpson, por rrethanat për të kryer vrasjen nuk kanë qenë të duhurat ndaj dhe është larguar në orën 19.31. Të nesërmen, më 18 Prill, kamerat tregojnë se me të njëjtën veshje, portugezi vjen me motor nga e njëjta rrugë dhe e parkon në orën 11.41, pranë restorantit. Kësaj here pret plot 9 orë brenda një kompleksi pallatesh të pabanuara. Vrasja sërish nuk ka ndodhur, pasi në të dyja këto ditë, Ardian Nikulaj për asnjë çast nuk ka qenë i vetëm, por është parë nën shoqërinë e familjarëve dhe të personave të tjerë. 

Me datë 19 prill; Ruben Saraviva shihet ne kamera në itinerarin Gocaj- Balldre- Lezhë dhe ndalon në një pikë karburanti duke kërkuar “ten (10) lekë benzinë” dhe i ka zgjatur një kartmonedhë 2 mijë lekëshe të zhubravitur, e më pas ka pritur kusurin. 10 minuta para atentatit, ekzekutori shfaqet në kamera të njëjtin vend ku ishte parë gjatë dy ditëve të fundit, brenda kompleksit të pallateve “Bardh e Blu”. Brenda biznesit "Coral", britaniku Harry Simpson ka qëndruar në lokal e Ardian Nikulaj nga ora 11.33 deri në momentin kur ndodhi vrasja ndërsa pinte birra dhe luante bilardo me një të mitur. Por ishte në ankth, pasi hynte dhe dilte disa herë nga lokali duke folur në telefon me portugezin.

Në momentin kur merr "ok" nga brenda, Saraiva niset për të kryer atentatin, por kthehet pasi informohet në kohë reaale se Ardian Nikulaj nuk ishte ulur në tavolinë, por hyri në kuzhinë. Pas disa sekondash, bashkëpunëtori e informon se Nikulaj u ul në tavolinë. Portugezi niset, hyn në lokal dhe realizon vrasjen. Me t'u siguruar se e ka vrarë shënjestrën e tij kthehet me vrap në vendin ku kishte parkuar motorin dhe ka hyrë në degëzimin për në fshatin Gocaj dhe ka fshehur mjetin pranë shtëpisë së Edmond Haxhiajt në fshatin Kakariq.

Pra për të paktën për tri ditë me radhë 28-vjeçari portugez ka përshkruar rrugën nacionale me një motor me targa të huaja EPP480, me pistoletë me vete, por në asnjë rast ai nuk është pikasur apo ndaluar të paktën nga Policia Rrugore.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë